Përmbytjet në Gjermani, dëshmitë e të mbijetuarëve: Uji na përplaste kudo

16 Korrik 2021, 13:29Bota TEMA

Banorët e një zone të përmbytur në Gjermani rrëfejnë tmerrin që përjetuan nga përmbytjet. Ata theksojnë se uji kishte një fuqi të madhe dhe i përplaste kudo. Gjithashtu u pamundësoi që të ndihmonin të tjerët që kishin nevojë.

‘’Gjysma e fshatit është zhdukur. Ishte e tmerrshme pasi nuk mundëm të ndihmonim njeri. Po na thërrisnin nga dritaret, por nuk iu afroheshim dot. Shtëpitë po shembeshin në të gjitha anët. Ishim me fat që mbijetuam.”, shprehet një banor.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk mundëm të shpëtonim asgjë. Uji kishte një fuqi të jashtëzakonshme, shpërtheu derën dhe më përplasi mua tek oxhaku. Aq shumë presion kishte.”, shton një tjetër.

“Këtu pyetja sot është: Çfarë do të mund të pastrojmë? A mund të restaurojmë rrugët? Urat janë shembur, duke i bërë zonat të vështirapër t’u arritur. Infrastruktura është ende nën ujë, s’ka energji elektrike dhe materialehigjieno sanitare. Ne duhet të rindërtojmë zonën.”, thotë Andreas Solheid, zjarrfikës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje