“SHBA dhe Gjermania do të qëndrojnë së bashku kundër agresionit rus”. Kjo ishte deklarata e presidentit amerikan Joe Biden pas takimit me kancelaren në largim Angela Merkel, e cila zhvilloi vizitën e fundit këtë detyrë në Shtëpinë e Bardhë.
Biden deklaroi se i shprehu shqetësim Merkel rreth linjës së gazsjellësit që lidh Rusinë me Gjermani, por ata ranë dakord që Moska nuk mund të lejohet të përdorë energjinë si armë.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi gjithashtu se dy aleatët kundërshtuan dhe veprimet antidemokratike të Kinës.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku për të mbrojtur aleatët tanë të lindjes në NATO kundër agresionit rus”, tha Biden në konferencën e përbashkët për shtyp me Merkel.
Presidenti amerikan gjithashtu tha: “Ne do të qëndrojmë për parimet demokratike dhe të drejtat e njeriut kur të shohim Kinën ose ndonjë vend tjetër që punon për të minuar shoqëritë e lira dhe të hapura”.
Biden, mes të tjerash, deklaroi para gazetarëve se SHBA nuk kishin plane për momentin për të dërguar trupa në Haiti mes trazirave në rritje pas vrasjes së presidentit të saj dhe në Kubë.
Të dy udhëheqësit theksuan natyrën miqësore të takimit të tyre me Merkel që iu drejtua më shumë se një herë mikpritësit të saj si “I dashur Joe”.
Liderja gjermane kishte një marrëdhënie të ngrirë me paraardhësin e Biden, Donald Trump dhe tensione të herëpashershëm, gjithashtu me George W Bush dhe Barack Obama.
Amerika në 30 vjet demokraci me vëndin ton, akoma nuk ka hequr vizat për qytetarët tanë, ndërsa Gjermani vetëm një status bëri realitet (që s’vlen asgjë) pas sakrifikimit të tre vogelusheve nga Kukesi.
KINEN KOMUNISTE QE PO JU VDES ME VIRUS DHE PO JU RRJEP NGA PARATE PSE NUK PATET BYTHE TA ZINIT ME GOJE O PLEQ MATUFE.
” bashke kuder agresioit rus” sa ironike !!!
Te ardhurat e vetme ekonomike te rusis dhe putinit, jane gazi natyror dhe nafta. Merkeli dhe industria gjermane eshte e varur ekskuzivisht nga ato !!!
Gerard Shredder ish kancelari gjerman eshte ne zv ceo i gaz porom .
Nga ana tjeter xho dhjeramni hoqi sanksionet qe kishte vendosur administrata e me parshme amerikane ,dhe dha ok per perfunfimin e nord stream 2 qe do furnizoj gjermanin dhe gjithe evropen me gaz dhe nafte.
Bideja nen petkun e “ambientalistit”pezulloj perfundimisht pipe line kanada -usa qe bente ameriken te pa varur , po s’ka problem pse ambienti te ndotet nga rusia , kina apo india rendesi per dhjeramanin ka te mos e ndoti amerika , dhe vajti cmimi i benszines 4.7 $ galoni .
Kur thone do behen bashke kunder agresionit rus imagjinoj xhon duke nxjer pistoleten e ujit dhe piu piu … te vrava do i thote putinit .
Xhoja nuk kish kurajo te dilte me putinin ne koference te perbashket shtypi pas takimit te tyre, si asnjehere tjeter ne histori.