"The Guardian": Putin autorizoi operacion sekret në mbështetje “të të paqëndrueshmit mendor” Donald Trump

15 Korrik 2021, 20:49Bota TEMA
"The Guardian": Putin autorizoi operacion sekret në

Trump-Putin

The Guardian

Vladimir Putin autorizoi personalisht një operacion sekret për të mbështetur “të paqëndrueshmin mendërisht” Donald Trump në zgjedhjet e 2016-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autorizimi është dhënë gjatë një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurimit, sipas asaj që pretendohet në disa dokumenta që thuhet se kanë rrjedhur nga ajo mbledhje.

Mbledhja besohet se ka ndodhur më 22 janar 2016 dhe dokumenti sugjeron se në të Putin ka mbledhur shefin e agjencive të inteligjencës ruse dhe ministrat kryesorë të vendit e njerëzit e tij të besuar.

Ata ranë dakord që një Shtëpi e Bardhë me Donald Trumpin në krye do të ndihmonte Moskën në objektivat e saj strategjikë, mes të cilave ishte edhe trazirat sociale në SHBA dhe një pozicion i dobësuar i Presidentit amerikan në negociatat me Rusinë.

Tre agjenci të spiunazhit rus u urdhëruan që të gjejnë rrugë praktike në mbështejte të Trump, sipas një dekreti që në dokumentat e publikuara mban firmën e Presidentit Putin.

Në kohën që pretendohet se kanë ndodhur këto zhvillime, Trump kryesonte garën brenda republikanëve për t’u emëruar kandidat i tyre në zgjedhje. Një raport i ekspertëve pranë Putin, sugjerohej se Moska duhet të përdorë të gjithë forcën e mundshme që të siguronte një fitore të Trump.

Agjencitë perëndimore të spiunazhit, përfshirë këtu edhe CIA mendohet se kanë rënë në kontakt me këto dokumenta prej muajsh dhe tashmë janë në fazën e ekzaminimit të tyre. Dokumentat, sipas The Guardian, duket se përfaqësojnë një rrjedhje serioze dhe të pazakontë informacioni nga Kremlini i bunkerizuar.

The Guardian thotë se është në posedim të tyre dhe pas këshillimit me ekspertë të pavarur sugjerohet se ato janë origjinale. Sipas ekspertëve, ngjarjet që rrodhën më vonë dhe përmbajtja e tyre që tregon mënyrën se si vepron Kremlini, sugjerojnë se janë dokumenta origjinale.

Kremlini i hodhi poshtë këto pretendime. Zëdhënësi Dmitri Peskov tha se vetëm ideja që udhëheqësit rusë u mblodhën dhe ranë dakord që të mbështesin Donald Trump në fillim të 2016-s ishte një “sajesë e madhe”.

Raporti “No30-04\vd” është i klasifikuar si sekret. Në të thuhet se Trump është kandidati më premtues në këndvështrimin e Kremlinit. Fjala e përzgjedhur në rusisht është “perspektivny”.

Në të ka edhe një përshkrim të shkurtër të temperamentit dhe profilit psikologjik të Trump, që përshkruhet si “impulsiv, mendërisht i paqendrueshëm, i pabalancuar dhe që vuan nga kompleksi i inferioritetit”.

Po në këtë dokument duket se konfirmohet se Kremlini zotëron materiale kompromentuese për Donald Trump, të siguruara nga vizitat jozyrtare të tij në Federatën Ruse.

Dokumenti u referohet disa ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë udhëtimeve të Trump në Moskë dhe ftohen anëtarët e Këshillit të Sigurisë që t’i gjejnë ato ngjarje në “kapitullin V, paragrafi V”, çiton dokumenti. Është e paqartë se çfarë përmban kapitulli V.

“Është shumë e nevojshme që të përdorim të gjitha forcat që të lehtësojmë zgjedhjen e tij si President i SHBA”, thotë dokumenti.

Kjo do të ndihmonte Rusinë drejt skenarit të saj teorik e praktik të favorizuar. Një fitore e Trump “përfundimisht do të destabilizonte sistemin socio-politik në SHBA dhe të nxjerrë në sipërfaqe pakënaqësitë e fshehura, thuhet më tej.

Takimi në Kremlin

Nuk ka asnjë dyshim se mbledhja e janarit 2016 ka ndodhur dhe që ka ndodhur brenda Kremlinit. Një foto zyrtare tregon Putin në krye të tavolinës me në krah Kryeministrin e asaj kohe, Dmitry Medvedev dhe ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.

Të pranishëm janë gjithashtu edhe ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, kreu i agjencisë së inteligjencës së ushtrisë, Mikhail Fradkov, shefi i shërbimeve të inteligjencës, Alexander Brotnikov, kreu i FSB-së (Ish-KGB), Nikola Patrushev dhe ish kreu i kësaj agjencie.

Sipas njoftimit zyrtar, diskutimi ka pasur në qendër ekonominë dhe Moldavinë. Dokumenti i siguruar nga “The Guardian” sugjeron se arsyeja e vërtetë e kësaj mbledhjeje ishte hartimi i strategjisë për hapat që duheshin ndjekur për t’iu përgjigjur sanksioneve amerikane.

Autori i këtij dokumenti thuhet se është Vladimir Symonenko, ekspert në Kremlin, që i siguron Putinit materiale dhe raporte analitike, disa prej të cilave bazuar në informacione të siguruara nga shërbimet inteligjente të huaja.

Dokumenti tregon se më 14 janar 2016, Symonenko qarkulloi për ekipin dhe stafin e tij një material me tre faqe me përfundime dhe rekomandime. Në një urdhër të firmosur dy ditë më vonë, Putin udhëzoi shefin e drejtorisë së politikave të jashtme, Alexander Manzhosin që të thërrasë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Qëllimi ishte studimi i mëtejshëm i këtij dokumenti, sipas urdhrit të Putin. Manzhosin iu la 5 ditë kohë që të rregullonte këtë takim.

Përktheu Shqip

18 komente në ““The Guardian”: Putin autorizoi operacion sekret në mbështetje “të të paqëndrueshmit mendor” Donald Trump”

  1. Tepelena says:

    O Tema vazhdoni dhe publikoni poshtërsira të “The Guardian ” dhe CNN e etj… ?!! CNN një e treta e shikueseve i ka mbetur.
    Kongresi i USA ngriti grup hetimor me hetues të FBI drejtuar nga një anti Trump i i flakte Muller. Fondi i shpenzuar per hetimet ishte 40milion dollare per hetime dhe nuk u gjet asgjë. 4 vite demokratet nuk lane gur pa levizur, poshtersi pa bër që ti gjejne ndonje gjë Trumpit.
    Tani keni Biden që ja miraton dhe të birit kur mban dashnore gruan e vëllait të vdekur. Çfare familje!
    Trump vetem kunder të gjitheve, kishte kunder korporatat gjigande Apple, Amazon, Google Facebook, Tweeter, pothuajse gjithe poltikën nderkomtare dhe shumicen e mediave dhe mori 75 milion vota.
    Dhe vazhdoni postoni pisllëqe Tema

    1. Edi NYC/USA says:

      Për Tepelenën

      Nuk e di se pas kujt fshihet interesi yt por për të gjitha sa shkruan janë vetëm lajthitje tuaja mendore.
      Si fillim hetimi i Trampit nga Kongresi Amerikan nxorri faktet të pakundërshtueshme por që Trampi iu shmang ndëshkimit ligjor falë administratës së tijë Departamentit të Drejtësisë dhe Senatit Amerikan me maxhorancë e Republikanëve.
      Ti Tepelena ku ke ndëgjuar ndonjëherë nga vendet me sistem Demokratike që Presidenti nuk ndëshkohet penalisht për krimet kur ai është në pozitë për sa kohë që është në fuksionin si President, por mund të ndëshkohet për feprat penale/krimet e tijë vetëm kur të largohet nga Presidencia.
      E pra kjo ndodhi vetëm me Trampin!

    2. anticensurë says:

      o tepe o koqe
      vazhdo e mbro idiotin e ri!!
      megjithëse nuk ke faj fare,ka idiotë që mbrojnë hitlerin,për të cilin ka aq fakte,dhe të gjitha nga iai vetë,që e vërtetojnë krimin e tij!!
      ju,tipa si ti,trampistë,hitlerianë,çdo rracë idioti,nuk ka kush tua mbush mëndjen!!ju hani sapun dhe thoni po hamë djath!!ça me ju bo,hani sa të fryeni!!problemi tuaj!!
      bëji të fala cakos,pyete se në çfarë date e ka shtyrë këthimin e trampit në ShB,1 korriku kaloi!!

    3. Tepelensi says:

      Dallohesh që vuan nga sindroma e stokolmit

      1. anticensurë says:

        hiqe pasqyrën dhe pastaj komento!!

  2. Dani says:

    Trump nje nga presidentet me te mire qe ka nxjerre amerika,ne qe jetojme ketu e dime shume mire.

    1. anticensurë says:

      atëherë ti je nga emigrantët më të këqinj që dduhet të ketë parë amerika!!

  3. becori says:

    po o coban nga Benca ashtu eshte si thua ti

  4. Toni says:

    hahahahah
    çfar pordh-lajmesh, si ato per yllin e pare ne ngjitje Lulin e Vocërr.

  5. Dauti says:

    Po o loqe po, Trampi ska nevoje per dokumenta se dukej shehit cfare debili ishte kur mohinte pandemine e thoshte perdorni shampo pjatash ne mushkri. Ju pelqen ju enveristave trampi se ju kujtonte enverin qe udhehiqte me gjithe familje, nexhin edhe pjellen bastarde. tamam ashtu beri trampi, udhehiqte me te bijen kurve qe i thoshte ke bythet e mira dhe dhenderin. Ah more debila qe jeni miza ne bythe te kalit amerikan e ju duket vetja se dini dicka…

  6. fukaraji20 says:

    Sipas ketij atikulli na del se Rusia mund te zgjedhi cilindo president nqs e pelqen..!!!!????
    Propoganda ka shkuar kaq poshte deri ne vetdeskrititim..Mund te thuash qe fitorja e Trump ishte aksident..!!! Por te thuash qe Rusia e beri president me duket e frikeshme dhe tej imagjinate qe kane nderhyre kjo nuk do mend si kudo ndodh….Nuk jam me Trump she ai nuk eshte presidental por mjaft me te se po e ngrini lart dhe nuk po e coni poshte duke ju referuar atij, injoroheni…

  7. Sul Koburja says:

    Po jo more se nuk ben nga keto gjera Putini se nuk ja lejon vetes.Mbasandaj e thote edhe ky trumpisti nga tepelena,ky ka pyetur direkt Putinin se e ka mik.

  8. Aron says:

    Boll o Tema se u bete bajat duke botuar lajme te rreme. Trumpin e investiguan fije fije dhe vazhdojne ta investigojne akoma per finacat e tij dhe nuk i gjeten asgje ne lidhje me Rusine. Te vetmit qe u gjeten lidhje me Rusina dhe me shume qeveri te tjera si Kina ishte vetem djali i Boden.

  9. Dibra modhe says:

    Bravo Tepelena…shume I sakte

  10. Plehrat says:

    Artikuj plehurina nga plehra si Guardian. Po qe se Rusia do kontrollonte zgjedhjet e Amerikes mendoni se katundaret qe themeluan Temen e qe laheshin nje here ne jave do benin gam gam ndaj Rusise. Rusia do ta gelltiste Europen brenda muajit o delirante te pashoq

  11. Zyko says:

    Keto jane Te gjitha te pa verteta dhe fyese per ShBA. Nese ShBA qenka kaq e lehte per tu manipuluar atehere ajo qenka per te qare gallon. !!!???.

  12. Turi says:

    Karlliqet e guardian gazete e majte ekstreme. Na hapet barkun

  13. ?? says:

    Prap do votoj per Trump. Auditi i votimeve ka detyru te lajmerohet dhe Tema qe te na mbush mendjen ndryshe. MAGA. Haj shnet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje