Dy vajza shqiptare kanë arritur që të shpëtojnë nga përmbytjet pas disa orë mankthi.
Mediat gjermane raportojnë se babai shqiptar Shefik Hyseni 46 vjeç, për orë të tëra nuk e dinte fatin e vajzave të tij të cilat ndodheshin në banesën e tyre në një nga zonat e përmbytura. Laureta 13 vjeçe dhe Altuna 17 vjeçe janë marrë nga shtëpia e tyre në kohë nga helikopteri.
46-vjeçari thekson se mbrëmjen e së mërkurës vajzat e kanë marrë në telefon dhe i kanë thënë se uji ka mbuluar katin e parë të shtëpisë, ai është nisur drejt banesës për të shpëtuar vajzat por prania e ujit ja vështirësoi punën.
“Vetëm kemi qarë, tani na mbetet që të shikojmë se çfarë ka shpëtuar nga shtëpia jonë e mbuluar nga uji“, ka thënë ai. Fatmirësisht ishte ndërhyrja nga ajri që ka shpëtuar dhe dy adoleshentet shqiptare.