Përmbytjet në Gjermani, ministri Lewentz: Sa herë thajmë bodrumet, dalin trupa të pajetë

16 Korrik 2021, 14:20Bota TEMA

Ka shkuar në 103 numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani.

Mediat vendase  bëjnë me dije se të paktën 43 persona janë gjetur të pajetë në Nordrhein-Westfalen dhe të paktën 60 të tjerë në Rheinland-Pfalz. Rajoni më I prekur nga përmbytjet është rrethi Ahrweiler.

Ndërsa ende nuk ka asnjë informacion për fatin e 1300 personave. Ministri i Brendshëm i Rheinland-Pfalzit, Roger Lewentz në një prononcim për mediat ka bërë me dije se sapo thahen ambjentet e ndërtesave gjenden trupa të pajetë.

“Në këtë moment duhet të kuptoni se kur bodrumet thahen ose bodrumet derdhen, ne vazhdimisht gjejmë njerëz që kanë humbur jetën në këto përmbytje, ndaj akoma nuk m und të them asnjë shifër në lidhje me viktimat e kësaj katastrofe”, është shprehur ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje