Vasilika Shanto, zonja nga Vunoi nga Uashingtoni tregoi në Shqip në Dritare TV, historinë e Zaho Kokës. Historinë që ajo e ka jetuar.
Zonja Shanto është rritur në një fshat me Zaho Kokën. E kujton si një djalë të bukur, për lojërat në shtëpitë e tyre dhe historinë e dashurisë me Ramize Gjebrenë.
“Me Zaho Kokën jemi rritur në një fshat. Ishte një djalë bukurosh, më i madh se unë. Vinin e loznim në shtëpinë tonë me shokët.
Ai bënte një lodër me një kockë të trupit të bagëtisë. Mblidheshim bashkë dhe për secilin e hidhte lodrën përdhe. Nëse binte në anën e drejtë, nuk e ngacmonin. Kur binte në anën tjetër, e qëllonin në dorë, me një shami të përdredhur.
Por kur më ra mua, nuk më qëlloi. Unë nuk mund ta përballoja dot një të qëlluar të tillë, ai e dinte, ndaj nuk e bëri. Zahon e vranë gjermanët. E qëlluan atje në kishë, në kishën e Shën Pjetrit.
Për historinë e dashurisë me Ramize Gjebrenë, flitej, po jo me shumë zë. I vranë të dy, për dashurinë. Në atë kohë, nuk të lejonte askush të lidheshe vete, dashurinë ta gjenin të tjerët”, u shpreh zonja Shanto
Zonja Shanto në bisedë me gazetaren Rudina Xhunga, tregoi për historinë e Erkole Kolekës, vëllait të Aneta Ramës.
Shanto tregoi se djali i madh i familjes Koleka në kohën e luftës, iku nga Vlora pasi e ndiqnin gjermanët. Familja e dërgoi në Vuno, te gjyshërit. Ata i hapën një vend në tavan që ta fshihnin. Por djali i ri nuk duroi dot gjatë. Doli, dhe gjermanët e vranë. Ndërsa nëna e qau sipas zakonit.
“M’u ndave nga djemtë dhe nga e vogla Anetë, që e kishe rritur vetë, e merrje në biçikletë”, tha zonja Shanto , për vrasjen e Erkole Kolekës, dajës partizan të kryeministrit Edi Rama.
Paska rrjedhur dhe kjo me keq se alban dega
Lexoj shprehjen: “…i vranë të dy, për dashurinë. Në atë kohë, nuk të lejonte askush të lidheshe vetë, dashurinë ta gjenin të tjerët…” Ku ta gjej te verteten tani se Zahon e vrane gjermanet dhe sipas kesaj e vrane per dashurine (!), por fakti tjeter ne dokumenta qendron ndryshe. Atehere perse na duhet kjo interviste? Ja jepjani Kaloshit se ai intrigon bukur dhe e nderton bashke me Tepelenen. Kesaj i thone qesh e ngjeshe.
Nje artikull i dobet. E vetmja vlere: permend emrin e nenes se KM.
Gazeta Telegraf. “E verteta mbi vrasjen e Ramize Gjebrese”. Gazeta Telegraf.
Veizi, Leonard. “Ramize Gjebreja, ja si u pushkatua para 400 burrave”. Shekulli.
PEÇI, ADMIRINA (29 November 2013). “EKSKLUZIVE/ Si e shiti Zaho Koka Ramize Gjebren”. Shqiptarja.
Balkanweb. “Liri Belishova: Ramize Gjebrea u vrame urdhër të Enver Hoxhës”.
Peci, Adelina (December 3, 2013). “Ramize Gjebrea, del në dritë ditari i mbajtur në luftë”.
Gjidede, Pavllo (2002). Dashuri & plumba Pavllo Gjidede Dashuri & Plumba Ramize Gjebrea & Zaho Koka : ditari & giyqi partizan. Tirane: Himara Press.
Plus edhe Ismail Kadare ka dhene opinionin e tij tek botimi ” Mosmarrveshtja”
Ajo ishte e fejuar me Nako Spiron , megjithate bente dashuri me Zahon ! Pse kjo u be problem i vecante dhe si vajti puna tek pushkatimi ka disa opinione. Ne repartet partizane kishte disa mijra femra dhe normal qe do kishte historira dashurie, Sido ne AQSH ka dokumente dhe ne nje emision televiziv ish drejtori Shaban Sinani deklaroj qe akoma nuk ishin plotesuar vitet qe ajo dosje te hapet.
Beso – njeres qe kane qene me Zahon thone qe ai provokoi nje sulm dhe u doli vete gjermaneve perpara per ta vrare i deshperuar per vrasjen e Ramizese.
andi kjo që thua ti është përmëndur shpesh,që mund të jetë dhe e vërtetë,por ti nuk i ke rënë në të asaj që ka thënë beso!!
ai po të vë në diskutim fjalën,rjedhjen e kësaj zonje!!
në një anë thotë se e vranë gjermanët,dhe ti po ashtu,në anën tjetër “i vranë të dy”!
nëse e marrim për të vërtetë atë që thuahet për zahon!?
atëherë mund të themi se ramizenë e vranë,pushkatuan,partizanët,kurse zahon jo!!pushkatimi i ramizesë mund të ket shtyrë zahon në një vetvrasje në luftë e sipër,është sa e mundur aq dhe e pamundur!!pra mund të jetë punë interpretimi!!
interpretimi mund të jetë varianti tënd
mund të jetë varianti që ai në vëd që të bënte vetvrasje të drejtpërdrejtë,ka dalë zbuluar në luftë
mund të jetë dhe varianti që pas asaj humbje nuk ka menduar shumë,nuk u ka ruajtur si normalisht dhe është vrarë në përpjekje
mund të jetë dhe varianti më normal!!
u vra si shumë të tjerë në luftë!!
por ne duke qënë se duam patjetër të “shkatërrojmë” komunizmin duke e mbajtur gjallë dhe sotë e kësaj dite me artikuj idiotë të një sociopati të trashë si kaloçi!?
çdo gjëje të ndodhur atëherë i vëmë nga një vegjë!!
sipas atyre që ka botuar kaloçi i vjen që dhe enveri vetë të mos ket vdekur në mënyrë natyrale!!
prit një ditë që të lexosh se enveri ka pasur gisht në vdekjen e enver hoxhës!!ka mdunësi ta ketë helmuar o ti ketë vënë jastëkun për ta mbytur!!
Kur injoranca vret! Dhe vetë shoku Enver ua shpjegonte, more shokë vendimi i takon fillimisht të fejuarit të saj dhe nuk duhet të ngatërrojmë kurvërinë me dashurinë e lirë. Kurvëria është tjetër gjë, është të shesësh trupin për vlera monetare. Po kujt i fliste injorantëve? injorantët njohin vetëm kopaçen ajo i mban në hulli, hoqe kopaçen nga dora të shqyen, të çojnë në turrën e druve dhe se keni idenë sa u shijon ky proces?
A NUK ESHTE NJE GRUA PLAKE PREJ NJE FAMILJE ME TABAN OSE SIC THEMI NE PREJ FISI . DOLEN KETA FERAT E FSHATIT TA VLERESOJNE ARTIKULLIN DHE TE TREGOJNE PERALLA SERBE SI NUK U VRANE NJERZIT INTELEKTUAL PATRIOTE DHQIPETARE. A NUK ESHTE DHE KRYEMINISTERI PREJ FISI DHE JO PREJ FERE SIIC ESHTE SALI TRADHETARI.