35 mln Euro kokainë e përzier me qymyr, si u tentua të trafikohej sasia e madhe e drogës

17 Korrik 2021, 16:44Bota TEMA

Gjysëm ton kokainë me vlerë 35 milionë euro është kapur nga autoritetet holandeze me destinacion Irlandën.

BBC raporton se droga ishte e fshehur në dy konteinerë në portin e Roterdamit të cilët përmbanin rreth dy mijë thasë, e cila do të jetë një nga konfiskimet më të mëdha të kokainës në historinë irlandeze.

Detektivët besojnë se kokaina u shndërrua në një substancë të zezë që i ngjan qymyrit duke përdorur një proces kimik kompleks. Falë skanerave dhe qenve të policisë u zbulua sasia e madhe, por raportohet se do të duhen ditë që autoritetet të arrijnë të ndajnë qymyrin nga lënda narkotike.

Hetuesit irlandezë punuan me bashkëpunëtorët e tyre holandezë në një operacion të përbashkët dhe thuhet se kontenierët kanë arritur javë më parë në portin e Rotterdam.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje