Kuvendi i PD, Mark Marku kritika të ashpra: Jemi në pikën më kritike, rrezikojmë të mbetemi në opozitë edhe pas katër vitesh! 4 propozimet e Bashës janë kot

17 Korrik 2021, 15:23Politika TEMA

Deputeti i zgjedhur, Mark Marku gjatë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike ka kritikuar aksionin dhe analizën zgjedhore të PD-së.

Mark Marku ka deklaruar se PD është në një pikë kritike të saj dhe ka deklaruar se më këto ritme, Partia Demokratike sipas tij rrezikon që të mbetet sërish në opozitë.

“Për herë të parë në historinë e pluralizmit PD pas dy mandateve nuk arritëm të vinin në pushtet. Ky është fakt. Fakt i rëndë për ne dhe për vendin!

E vërtetë se PD ka marrë numër më të madh votash, numër më të madh deputetësh, por është e vërtetë dhe ju bëj thirrje ta mendoni, PD është në pikën me kritike të saj.

Pse? Sepse kundërshtari ynë politik me këto zgjedhje është shndërruar në një regjim politik me rrezikshmërinë për fatet e shoqërisë.

Opinioni publik dhe qytetarët kanë pritshmëri të tjera nga kjo që po bëjmë ne sot.

Mënyra se si po përballemi me gjendjen e rëndë ku ndodhemi është krejtësisht jashtë kontekstit ku ndodhemi.

Duke përdorur një term të Aurel Plasarit ne jemi jashtë kohës politike gjë që po na bën ne që të rrezikojmë kohën e PD-së për 4 vite të tjera.

Ne rrezikojmë që edhe pas katër vitesh të mblidhemi prapë dhe të themi po na vodhën prapë, dhe na bënë masakër zgjedhore.

Na vodhën për herë të parë s’kemi faj, kur na vjedhin herën e dytë ke dhe ti faj se e ke lënë bravën hapur. Të fillojmë të mendojmë seriozisht. Kuvendi u mbyll para se të fillonte! Ti mbyll Kongresin dhe voton, kurse ne dalin flasim këtu.

Katër propozimet e Kuvendit janë kot. E disfunksionalizon PD-në. Janë funksione që s’kanë lidhje fare me gjendjen ku ndodhet vendi.

Hajde ta bëjmë të gjithë partinë Kuvend Kombëtar. E kthejmë PD-në në një gjendje permanente opozitare dhe pa prespektive për ardhjen në pushtet”, tha ai.

3 komente në “Kuvendi i PD, Mark Marku kritika të ashpra: Jemi në pikën më kritike, rrezikojmë të mbetemi në opozitë edhe pas katër vitesh! 4 propozimet e Bashës janë kot”

  1. xhoxhi says:

    Ju nuk vini kurë në pushtet.E di pse?Ashtu si ti që don të vish në pushtet ashtu edhe Rama don ta mbajë pushtetin dhe ka më shumë gjëra në duar për ta realizuar.Ju shani Ramën dhe nuk shikoni budallëqet tuaja që bënë çdo ditë.Partia jua është e coptuar edhe brënda saj dhe në vend të pranoni mangësitë dhe sheret brenda jush ju sulmoni Ramën që nuk e hiqni dot me punë të mira po duke thënë që 30 vjet na i vodhi votat.Juve diskutoni me mëntë tuaj dhe na haroni ne që mund tju votojmë.Unë skam votuar asnjëherë dhe vështirë dikush të na i mbushë mendjen neve që nuk votojmë dhe ne nuk jemi pak por jemi reth 40% ose pak më shumë.Ne që nuk votojmë nuk votojmë se kemi përpara njerës si ju tutkunë të pa ditur që vetëm mallkoni,kërkoni revolucion siç ju mësoi baba Berisha sot,etj etj.Rruga e vetme është që mos mallkoni por të punoni dhe në opozitë është më mirë sepse të vetmen përgjegjësi që keni është të mbërtheni me shpatulla për muri Ramën.Po kur Kryetari juaj ka tre katër vila e bensa të shtrënjtë si do vij unë të votoj?Pse nuk i kërkoni Bashës të tregojë se si i ka siguruar?A kemi të drejtë ne të flasim apo jo?Ju të marurit me politikë ju e shikoni se si të vini në pushtet dhe jo se si njerëz me vlera për shoqërinë..

  2. top_njishi says:

    iken tironsit prej 30 vitesh dhe ka ngel mak maloku me dhone men. haha.

    ironia me e madhe kur e qun veten intelektual gjin gjin gjini:)

    me palla si keta rama rri der ne moshen 85 vjec ne pushtet. per t’ardh keq.

  3. top_njishi says:

    2 maloket e preferum te pdhese:

    1- agron gjak kar marku
    2. mark kar marku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje