"Beteja tani fillon", Basha flet pas votimit në Kuvendin Kombëtar: Do luftojmë çdo ditë për shqiptarët

17 Korrik 2021, 14:31Politika TEMA

Lulzim Basha ka reaguar pas votimit për Këshillin e ri Kombëtar.

Në një postim në mediat sociale, Basha shkruan se demokratët sot do të zgjedhin ata që do të luftojnë çdo ditë për shqiptarët.

Më tej numri një i demokratëve shton se të gjithë janë të përkushtuar ndaj angazhimeve që kanë dhënë dhe do të luftojnë më shumë se kurrë më parë.

“Në këtë kohë përcaktuese për fatin e vendit, vota e çdo delegati merr një peshë të madhe duke zgjedhur përfaqësuesit që do të luftojnë çdo ditë për shqiptarët dhe që do të jenë çdo ditë pranë tyre.

Ata na dhanë një besim të jashtëzakonshëm për planet tona konkrete të të gjitha fushave: për ekonominë, për arsimin, shëndetësinë, punësimin, përballimin e kostos së jetesës, dhe kurimin e plagës së emigracionit.

Ne jemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona më shumë se kurrë, dhe nuk do të ndalojmë së luftuari për qytetarët e Shqipërisë, derisa t’i bëjmë ato realitet”, shkruan Basha.

2 komente në ““Beteja tani fillon”, Basha flet pas votimit në Kuvendin Kombëtar: Do luftojmë çdo ditë për shqiptarët”

  1. kurva e serbise do vazhdoj te luftoje shqiptaret
    thote !
    kjo dihet o burri putanes ,ajo cfar ala sdihet eshte se kur do ta rrasin bomben ne goje

  2. Sabriu says:

    Po ,po kete pune ke ti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje