“Po e bën për famë”, Missi shqiptar: Pse fola tani për përdhunimin kur isha vetëm 13 vjeç dhe u trafikova nga fqinji im

17 Korrik 2021, 10:16Lifestyle TEMA
“Po e bën për famë”, Missi shqiptar: Pse fola tani

Miss Universe Kosova, Tuti Sejdiu ka tronditur mediat në Shqipëri dhe Kosovë me historinë e saj të dhimbshme të fëmijërisë. Ajo ka rrëfyer sesi është marrë në moshën 13-vjeçare dhe është përdhunuar e trafikuar nga disa persona.

Në një intervistë të fundit për “Prive”, ajo ka zbuluar se trafikimi është bërë nga një fqinji i saj që e ka marrë në Kosovë për ta trafikuar në Serbi.

Miss Universe Kosova ka treguar se në ditën e tetë pas rrëmbimit e shpëtoi Interpoli dhe e dërgoi në Kosovë.

“Komshiu im më dhunoi dhe më trafikoi nga Kosova në Serbi. Në atë kohë unë isha fëmijë 13 vjeç dhe nuk e kuptoja gjithçka dhe gjuhën serbe nuk e di e nuk e kam ditur as atëherë. Në ato momente e kam kuptuar se diçka nuk ishte në rregull.

Mirëpo ditën e 8, kur shkova në Serbi më shpëtoi Interpoli dhe më solli në Kosovë pranë familjes time. Unë atë kapitull e kam mbyllur nuk merrem me të shkuarën, po luftoj vetëm për t’u vendosur drejtësi.

Kur më mori Interpoli më çoi në një qendër rehabilitimi dhe pastaj erdhi familja më mori. Po për t’i kaluar ato ditë dhe ato vite më është dashur të bëjë shumë sakrifica për t’i tejkaluar këto sfida. Por sfidat të bëjnë shumë të fortë”, ka rrëfyer Sejdiu.

Ajo ka një përgjigje edhe për kritikët që e akuzojnë se e ka treguar këtë histori për të marrë famë dhe për tu viktimizuar.

“E tregova historinë e jetës për dy arsye: babain tim që ka kërkuar drejtësi dhe t’ju tregoj gjithë femrave se ne nuk duhet të heshtim, por ta mbajmë kokën lart dhe të flasim”, – tha ajo.

7 komente në ““Po e bën për famë”, Missi shqiptar: Pse fola tani për përdhunimin kur isha vetëm 13 vjeç dhe u trafikova nga fqinji im”

  1. Fatosi-kosove says:

    Ahahaaa e paska ndermend te bahet deputete,si ato te tjerat,ne zgjedhjet e ardhshme do kete lufte mes VV-s dhe lopes “guxo” se kush do ta kandidoi !
    Turpi vertet spaska kufi,dikur kerkohej vlera dhe talenti tash pisllaku dhe poshtersia, deshmi eshte vet kjo “misi” e cila per tu zgjedhur me e mira paska deshmuar se ka qene e dhunuar per tet dite ne serbi, patriote si gani geci kur vrau nje shqiptar skoi u strehua ne serbi.

    1. more fatos djali. komenti i yt nuk perdhos njeri. komenti yt tregon gjendjen imorale qe ushqen mendja jote. simbas asaj qe duket ti duhet te jesh i afert me perdhunuesin prandaj nuk te ben pershtypje maskaralleku. kjo tregon ambientin ku ti je rrite.
      Nuk eshte gje evogel per nje vajze 19 vjece te deklaroje qe eshte perdhunuar, mbasi nepermjet kesaj deklerate ajo i ka vene vizen marteses se vet.
      Kurr nuk mund ti kuptoj ato njerez qe i shkon mendja se dikush kerkon me marr fame nepermjet perdhunimit, pervecse, nese je njeri i tille !!

      1. Fatosi-kosove says:

        I nderuar “rrespekt per ket vajze” siq e paske kuptuar une as qe kam fyer e as tentuar ta perdhos aske as kete vajze te ciles i uroi suksese por nese ti do ishe nje dashamir i saj dhe veqmas familjes se saj e cila me kete deklarate lendon thelle ate dhe gjithe shqiptaret do kishe heshtur te pakten e JO te me fyen mua duke u munduar te mbroshe nje pisllak, sa per rrethin Ku jam rritur e edukuar i nderuar jam krenar dhe ta them me krenari se askush nuk mbeshtet pisllakun as poshtersine per me teper urrejme si farefis e rreth paraqitjen e viktimes vetem sa per famé siq ban kjo “misi” sepse pa u futur ne detaje se si eshte zgjedhur dhe nga kush kuroren e misit do kishte mbajtur edhe pa keto deklarata,bile do kishte edhe me shum respekt ajo dhe familja e saj nuk do turperohej, prandaj i nderuar me vjen keq per reagimin tuaj sepse nese ti ndihesh krenar me keto zgjedhje qe behen sot une te uroj,por nje gje nuk mund ta ndrshon i nderuar se sot artist apo artiste po bahen gati vetem rrugaqet dhe laviret qe nuk ngurrojne te zhvishen per dallim nga dikur ku artist behej vetem ai ose ajo qe mbaronte studimet,por kishte edhe nje dallim i nderuar se talentin e zgjedhte nje juri prifesioniste me profesor e jo matrapaz si sot qe behen moderator pa e mbaruar as shkollen fillore, prandaj sot i dashur kemi artiste qe vetem me fjalor banal mundohen ti bajne shqiptaret te qeshin ose vetem duke u zhveshur lakuriq vetquhen artiste, e per mua dhe rrethin Ku jetoj kjo eshte poshtersi e jo vlera,dhe ne fund i nderuar me dhemb shpirti per secilen vajze dhe nane shqiptare te dhunuar e te keqperdorur nga kushdo qofte e veqmas nga ish pushtuesi te cilin e kam luftuar aq sa kam mundur e do ti luftoja pa meshire secilin bashkkombas qe keqperdor nje fermer shqiptare se kur behet fjale per dhunim dhe trafikim o zot as Enver Hoxha skish dit se çfar do kisha ba une.

  2. Populli says:

    O Fatos, mut serbi.

    1. Fatosi-kosove says:

      O populli me mire te te them narodi, mut serbi e pjelle e tij siq duket qenke ti dhe ai far rrespekti per ket vajze sepse une asku nuk e kam fyer ate vajze por menyren se si orvatet ta baj veten te madhe, nderkohe qe une mendoj se nuk i ban nder as vetes as familjes se vet, perkundrazi,une i nderuar narodi vetem kam ber nje krahasim me gani gecin pasi sipas teje dhe parafolsit mjafton te shkosh ne serbi dhe te dekorohesh héro apo mis mvarsisht nga gjinia, mos e merr afer zemre i nderuar narodi se ste ban mir.

  3. Scutari says:

    Kjo qenka silikon valley!! A lejohet që një mis të ketë ndërhyrje?! Më duket se jo sepse kam lexuar diku se një deve është skualifikuar nga gara në Arabi sepse i zoti ja kishte bërë buzët me silikon!!???

  4. Supaxhiu 300 evro says:

    Ky kafsha qe na paraqitet si fatos kosova duhet te jet ndonje ndyresisr 300 evro ,per te justifikuar supen e grekut hedh balt mbi shqiptaret.Kjo femer duhet te mbeshtet nga te gjitha femrat per kurajon e cila denoncon bastardet fqinj, marrin njè femij 13 vjeç per t’ia dhuruar serbeve rrugeve.televizionet mbar nga Kosova maqedonia shqiperia te marrin shembullin e kesaj vajze per te ndihmuar viktima te tjera te denoncojn keta bastard.Urime shqipe ne rrugen e modelingut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje