Autoritetet holandeze kanë sekuestruar të shtunën tre ton lëndë narkotike. Sasia e drogës është gjetur brenda një kontenieri me banane në portin e Roterdamit.
Kokaina ishte nisur nga Ekuadori dhe si destinacion përfundimtar, dyshohet se kishte Bazelin e Zvicrës. Ky operacion, është konsideruar si një nga më të mëdhenjtë të realizuar ndonjëherë nga ky port.
Vlen të përmendet, se edhe në muajin mars, zyrtarët portualë, konfiskuan 4 tonë drogë të fshehur po në një kontejner, edhe asokohe, nisja u bë nga Ekuadori.
Mediat shkruajnë, se nëse droga do të hidhej në treg, vlera e saj do të ishte diku te 250 milionë euro.
Po normal qe do dali ne treg. Me cfar mbahet ekonomia hollandeze?! Me tulipanet apo me qumeshtin e lopve.