Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali këtë të shtunë, ku një shqiptar, është vrarë me thikë nga fqinji i tij, pas disa mosmarrëveshjesh që kishin pasur kohët e fundit.
57-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pasi s’ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të marra. Autori është identifikuar si një 63-vjeçar italian.
Mediat e vendit fqinj raportojnë se fillimisht shqiptari dhe autori kanë debatuar disa çaste. Më pas 57-vjeçari është larguar me shpejtësi, ndërsa italiani e ka ndjekur pas dhe e ka vrarë pranë një nënkalimi të qytetit të Novarës.
Ishin këmbësorët ata që e panë shqiptarin në rrugë dhe njoftuan ambulancën menjëherë. Ndërsa autori u tha policëve se ai e vrau shqiptarin për t’u vetëmbrojtur, por versioni i tij mbetet për t’u verifikuar pasi tani ai ndodhet në paraburgim.
Jevg i qelbur italian.
U prehte ne paqe njeriu qe nderroi jete.
Pse eshte jevg , e njifnje ti ? Po’ e njifnje , na trego dicka teper .