Të infektuarit me Covid sërish në rritje në Shqipëri

18 Korrik 2021, 16:54Sociale TEMA

Në 24 orët e fundit janë kryer 2451 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid 21 qytetarë.

Autoritetet e shëndetësisë bëjnë me dije se nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid, ndërsa në spitalin Infektiv 5 pacientë po marrin trajtim të specializuar.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve, që të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2451 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 21 qytetarë në këto bashki: 8 raste në Tiranë, nga 3 raste në Durrës, Elbasan, 2 në Konispol, nga 1 rast në Fier, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Cerrik.

Aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,074 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (18 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 21

Të shëruar në 24 orë 2

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2451

Testime totale 855,993

Raste pozitive 132,686

Raste të shëruara 130,074

Raste Aktive 156

Humbje jete 2,456

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 62

Vlorë 17

Elbasan 14

Fier 14

Shkodër 13

Durrës 13

Lezhë 11

Korçë 5

Kukës 5

Gjirokastër 2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje