Të paktën 180 persona kanë humbur jetën ndërkohë qindra të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Nisur nga kjo situatë kancelarja Angela Merkel do të vizitojë ditën e sotme zonat e shkatërruara nga përmbytjet në Gjermani për të vëzhguar dëmet dhe për të takuar të mbijetuarit.
Kancelarja është planifikuar të udhëtojë të dielën në fshatin Schuld në shtetin Rhineland-Palatinate, një nga dy rajonet më të goditura në Gjermaninë perëndimore.
Reshjet historike goditën gjithashtu Zvicrën, Luksemburgun dhe Hollandën.
Merkel i ka quajtur përmbytjet një “tragjedi” dhe premtoi mbështetje nga qeveria federale për komunat e goditura të Gjermanisë.