Artan Fuga skanon Kuvendin e PD: Ose janë batakçinj, ose kopila të mëdhenj

19 Korrik 2021, 11:20Politika TEMA

Artan Fuga ka komentuar punimet e Kuvendit të Partisë Demokratike.

Ai ka analizuar katër tipet e diskutimeve që u bënë në Kuvend.

Duke ndjekur me shumë vëmendje në tv punimet e kongresit të PD, përballë së vërtetës djegëse.

Duke dëgjuar me respekt diskutantët dhe raportin më vinte ndërmend një autori i shekullit të 11-të, poet dhe filozof, ka shkruar një libër që në shqip e përkthej si “Përgjedhja e Perlave”, quhet Shlomo Ibn Gabirol, hebre i vjetër.

Aty ai thotë se ka katër mundësi për t’u pozicionuar përballë së vërtetës djegëse”, shkruan Fuga në rrjetete sociale.

Më tej ai ka radhitur katër  tipet e diskutimit duke filluar nga ata që e dinë të vrëtetën por nuk e thonë dhe duke përfunduar që nuk e dinë të vërtetën.

Janë ata që e njohin ku qendron problemi dhe e dinë që e dinë se ku është problemi. Ca prej tyre e thonë, ca e mendojnë por nuk e thonë, sa thonë të kundërtën e asaj që dinë sepse janë batakçinj ose kopila të mëdhenj. Ose lidera të mëdhenj!

 Ca të tjerë e dinë se ku fle ariu, pra e dinë të vërtetën, por nuk e dinë se e dinë. Këta ose janë tipa modestë, të sjellshëm ose nuk kanë guxim t’i pohojnë vetes ato që dinë sepose nuk ua mban, kurrizi, ose sepse kanë aftësi mendore të kufizuara.

 Ka të tjerë që nuk e dinë të vërtetën, nuk e njohin problemin, por nuk e dinë që nuk e dinë, dhe për rjedhojë kujtojnë se e dinë. Këta janë mendjefyella ose tipa që kënaqen me ca hamendje që i marrin si të vërteta ose mendojnë sa diametri i një gote rakie, ose aq dinë. Ose janë të sinqertë, por të padobishëm.

Ka të tjerë realistë që nuk e dinë fare ku qendron problemi, ku është e vërteta, por ama e dinë që nuk e dinë dhe janë të qetë, të heshtur, presin një biletë vajtje – ardhje kaq!

E more Shlomoooooo sa i madh je! Kujtojnë këta se je naiv”, ka shkruar më tej Fuga.

9 komente në “Artan Fuga skanon Kuvendin e PD: Ose janë batakçinj, ose kopila të mëdhenj”

  1. shqip says:

    Po nuk na e the , ti ku hyn ? Dhe çfarë mendon për atë që di ti . Apo vazhdojmë marrim ndonjë honorar nga artikuj behari. Kur një trup nuk ka një pozicion të caktuar në orbitë, bëhet objekt I lirë që lëviz pa një vijezim të caktuar. Pra pritet të përplaset gjetiu , (të thyejë kokën). Po flisni o shkencëtarë, publiçiste, artistë e ku ta di unë. Flisni pra pa doreza. Leri budallallëqet me 3,4 tipa. Thuaj çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe në këtë bordello që quhet Shqup.

    1. Bureto says:

      Vërtet, po ky a e di të vërtetën dhe, nëse e di që e di, pse nuk na e ndriçon edhe neve mëndjen që e kemi sa diametri i gotës së rakisë, por që gjithsesi nuk e futim dot veten tek ky Kopili i Madh që mbahet dhe Filozof po aq. ?

  2. Ballisti says:

    O filozof Artani! Te gjithe e dine, bashke me ta edheti. Te gjithe e dine se duhet te hiqen nga kariket keta qe jane tani dhe qe jane majmur sa nuk i nxene rrobat e trupit dhe te zene ata vete kariket mbasi u holluan si shume. Ky eshte thelbi i çeshtjes dhe fillozofirat me e dine apo nuk e dine jane “kaligrafi ne bythen e majmunit”. Sot fillozofija permblidhet me nje fjale te vetme: LEKA, LEKA DHE VETEM LEKA….

  3. Kukuleci says:

    Po ty qe te kemi profesor per se te kemi, me keto tralalat qe na thua,pse nuk i bie te vertetes ne koke qe tu hapesh syte te pakten te pa diturve, se ata dredharaket kane me duket zanatin tende.Behu dhe ti burre o profesor leshi.

    1. qytetar says:

      Vetem ky nuk eshte i ditur.

  4. ali says:

    Një njeri mëndjemadhi por edhe pak debil.
    Ç’është ky “akademik” që shkruan përditë nëpër gazeta? Eshtë një shkrues që punon me porosi, aspak më shumë.

  5. TURIEMIGR says:

    ATY FUTESH TI O ARTAN TE batakçinjtë dhe kopilat DUKE DITUR ÇFARE PARTIE ESHTE PD E MBRON E ÇNUK THUA PER P.S.
    MBRON NJE PARTI VRASËSE,E MBUSHUR ME BATAKÇINJ E ORDINERE.
    DUKE QENE NJË PERSON PUBLIK KUR TË SHKRUASH HERE TJETËRSHIKO SE MOS SHKRIMI TË ATAKON DHE TY .JE KTHYER NE NJE GAZTOR PROFESOR,NUK E KUPTON?MOS ESHTE MOSHA ?KE ROITUR PROFESOR, KE QENE I NDERUAR, GJYNAF!

  6. Kalec Dega says:

    Ky “filozof”, mos eshte vellai i “filozofit” tjeter Sazan Guri? (Ndjese filozofeve)

  7. qytetar says:

    Jo skanim por RM…REZONANCE MAGNETKE…
    O zot sa gazetare KAZANI.
    dhe kush….
    Prfrsr..Fuga….
    Dhe ankohemi pse ka aq budallenj nga brezi i sotem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje