Shkon në 163 numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani

19 Korrik 2021, 13:58Bota TEMA

Ka shkuar në 163 numri i viktimave nga përmbytjet në Gjermani.

Mediat bëjnë me dije se në Rheinland-Pfalz, në rrethin Ahrweiler, si pasojë e  përmbytjeve kanë humbur jetën 117 persona ndërsa në Nordrhein-Westfalen të vdekurit janë 45, ndërsa një viktimë llogaritet në Bavari në rrethin Berchtesgaden.

Nga ana tjetër, vazhdojnë aktivitetet e kërkim-shpëtimit në rajonet e prekura nga përmbytjet dhe punimet për heqjen e rrënojave në vendet ku uji është tërhequr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje