Ky projekt fokusohet në historinë e Ray Cooper, një bashkëshort dhe baba i dashur i cili humb gruan nga sëmundja e kancerit, kjo pasi një kompani farmaceutike largon nga qarkullimi një ilaç i cili potencialisht do ti shpëtonte asaj jetën.
Cooper betohet të sjell drejtësi për gruan e tij të ndjerë, duke iu vënë kundër kryeshefit ekzekutiv Simon Keeley, i cili me sa duket e kishte orkestruar skemën për t’i hequr këto medikamente nga tregu, për përfitime personale.
Por, në mes të kërkimit të tij për të vërtetën, Cooper përballet me një situatë vdekjeprurëse që e vë në rrezik atë dhe vajzën e tij, Rachel.
“Sweet Girl” shënon debutimin regjisorial të Brian Andreë Mendozas, kurse në rolet kryesore sjell aktorët: Jason Momoa, Isabela Merced, Manuel Garcia-Rulfo, Raza Jaffrey, Lex Scott Davis, Michael Raymond-James dhe Amy Brenneman. Filmi lansohet në Netflix më 20 Gusht të këtij viti.
Mesoni te shkruani shqip o gazetare. E para qe eshte lançohet dhe jo lansohet por pertej kesaj nuk ka pse te perdoret ne kete forme sepse ne shqip kemi fjalen nis, ose hidhet ose fillon. Apo debutimin, po pse ore, shfaqjen e pare thuhet. Mos e deformoni keshtu gjuhen. Turp per ju!