Zbardhen emrat, kush do e shqyrtojë dosjen e ish-ministrit Tahiri në Gjykatën e Lartë

20 Korrik 2021, 11:13Kronika TEMA

Ilir Panda relator dhe Sokol Sadushi e Ervin Pupe anëtarë, do të shqyrtojnë dosjen gjyqësore ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri e ish-kreut të policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Kjo dosje është hedhur gabimisht në short së bashku me 42 çështje të tjera pasi në bazë të ndryshimeve të reja ligjore, e njëjta trupë gjykuese që ka vendosur në dhomë këshillimi kalimin e dosjes për gjykim në Gjykatën e Lartë duhet të vazhdojë edhe procesin gjyqësor.

Shorti i hedhur gabimisht kishte  përcaktuar Sandër Simonin si kryesues të seancës. Pas ndryshimeve ligjore që u futën në fuqi më 1 Qershor shorti i dosjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës është anulluar për të gjitha dosjet që ishin në gjykim.

Ndërkohë në Gjykatën e Lartë ende nuk ka asnjë datë se kur do të nis procesi gjyqësor për Tahirin dhe Çelën. Ky i fundit një ditë më parë i ka kërkuar gjykatës së posaçme shuarjen e afateve të paraburgimit pasi që nga koha kur është dhënë vendimi i Gjykatës së posaçme të Apelit, ka kaluar më shumë se një vit.

Po ashtu Jaeld Çela ka kërkuar edhe ndryshim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë më të butë. Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela u gjendën fajtorë për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës”. Ish-ministri u dënua me 3 vite shërbim prove ndërsa Jaeld Cela me 3 vite e 4 muaj burg.

2 komente në “Zbardhen emrat, kush do e shqyrtojë dosjen e ish-ministrit Tahiri në Gjykatën e Lartë”

  1. Albert says:

    SKANDAL.
    Filluan pazaret.
    Hiqet gjyqtari kuriajoz qe i ra rregullisht ceshtja, Sander Simoni,
    per t’u zevendesuar me kamikazet socialiste
    ishi-Ministrin Socialist Ilir Panda dhe
    djalin e Zv.Ministrit Komunist te Mbrojtjes, Sokol Maliq Sadushi.
    NESE KETA PALO GJYTARE KANE NDERMEND TE SHPALLIN TE PAFAJSHEM ESKOBARIN E EUROPES SAIMIR TAHIRI
    TE SHKOJNE BASHKE ME TE NE BURG NE REC TE SHKODRES.

    1. AlbNY says:

      Albert, te paskan ushqyer me MUT dhe si rrjedhoje, ne kafke nuk ke me tru, por diarre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje