87 vjeçarja Suzana Biçaku, shembulli i gruas që jetoi me dinjitet edhe nën prangat e diktaturës

21 Korrik 2021, 20:30Dossier TEMA

Nga Leontina Nika

Suzana Biçaku Maliqi, tashmë në moshën 87 vjeçare,  ngjit shkallët e Akademisë së Shkencave, ku do të prezantohet jeta e saj e vështirë nën diktaturë,  në një libër.

Buzëqeshjen dhe as fisnikërinë, nuk mundi t’ia rrëmbente regjimi i egër komunist, i cili familjen e saj e persekutoi dhe e dergji në  kampe e burgje, ku babain dhe nënën ia dënuan me 13 dhe 8 vite burg .

Denis Gila, jetën e familje së kamur të Elbasanit e sjell përmes rrëfimit të zonjës Suzana Biçaku Maliqi.

Mëkati i vetëm e kësaj familje e cila u përndoq nga diktatura, ishte etja dhe dëshira për liri që në 47.

“Nëse morën demokracinë si shembull më të mirë, ky ishte mëkati. Ishte një familje tregtare, ndër më të pasurat në Shqipëri. Ndihmonin njerëzit e varfër, pra nuk ishin thjesht tregtarë , por edhe filantropë. Ndaj Suzana kishte një lloj mahnitje për të atin”, tha ai.

Megjithëse ish volejbollistes i prenë në mes çdo ëndërr  ajo ia doli të jetonte më dinjitet, duke kryer punët nga më të rëndat.

“Që në klasë të katërt më përjashtuan nga shkollat e të gjithë Shqipërisë. Unë kisha dëshirë që t’i ngjaja babait edhe pse nuk do t’i ngjaj asnjëherë”, shprehet ajo.

Dy gjëra i bëjnë përshtypje autorit të librit.

“Në rrëfimin e Suzanës më kanë bërë përshtypje vetëm dy gjëra, thjeshtësia dhe mos urrejtja”, thotë më tej Gila.

Suzana e lindur në një familje patriotike, pjesë e parisë së kombit shqiptar dhe të njohur për ndjenjat e forta filantropike, që në fëmijëri i takon të kthehet në viktimë të luftës së klasave, të ndeshet me sfida të papërballueshme mbijetese. Shkaku, siç edhe zbulon kjo intervistë, ishte burgosja politikisht e dy prindërve edhe pse të papërzier me politikë, thjesht për shkak të pasurisë që zotëronin.

Historia frymëzuese e kësaj gruaje, e cila falë forcës së karakterit arriti të mbijetojë mbi rrethanat e destinuara për klasën e saj në Shqipërinë Komuniste, paraqet interes jo vetëm në aspektin historik, por sidomos për brezat e rinj.(ABC)

5 komente në “87 vjeçarja Suzana Biçaku, shembulli i gruas që jetoi me dinjitet edhe nën prangat e diktaturës”

  1. Martin says:

    O Leone, e bija e kujt ishte nga familja e madhe Bicaku , apo Maliqi?

    1. shqipo says:

      Familja Bicaku jane pasardhes te pushtuesve osmane te vendosur ne Elbasan, te Sinan Pashes, gjeneralit ushtarak te Sulltan Muratit II, qe erdhen dhe u vendosen ne Shqiperi ne kohen e Gjergjit te Madh Kastriot Skenderbeut. Osmanet ne fushatat e tyre antishqiptare ne shek XV-te, ndertuan nje garnizon ushtarak dhe nje keshtjelle, pikerisht aty ku sot ndodhet qyteti i Elbasanit (mbi rrenojat e qytetit te lashte Skampa). Familja Bicaku gjate gjithe ekszistences se saj kane qene KOLABORACIONISTE te osmaneve, pra kane mbajtur poste ushtarake dhe administrative ne sherbim te Perandorise Osmane. Vetem Aqif Pashe Elbasani ne fillim shek XX-te (qe mesa duket e kuptoi se perandoria do shperbehej) u lidh me levizjen patriotike shqiptare dhe mori pjese ne pavaresimin e shtetit shqiptar (me qellimin e qarte per te ruajtur privilegjet qe kishte ne shtetin e vjeter, per ti patur edhe ne shtetin e ri). Por kolaboracionizmin kjo familje e kishin ne gjak! Keshtu Ibrahim Bicaku ishte Kryeminister i qeverise kuislinge ne 1944, deri ne clirimin e Shqiperise nga nazistet. U arrestua ne Shkoder ne dhjetor 1944 dhe u denua me 18 vite burg. Pas daljes nga burgu jetoi per rreth 20 vite ne Elbasan, ku edhe vdiq.
      Cdo gje ka nje kuptim llogjik dhe rrjedhe llogjike. Ne 29 nentor 1944 mori fund kolaboracionizmi shekullor, i cili kishte vazhduar edhe pas 1912-s. Famijlet kolaboracioniste te osmaneve vazhduan dhe moren pushtetin ne shtetin e ri dhe te vogel shqiptar te krijuar pas 1913-s, kesaj here nen nje ideologji te re “patriotike shqiptare”. Ne fakt ishte vazhdim i sundimit nga ish kolaboracionistet e osmaneve, synimi i te cileve ishte ruajtja e pasurive dhe privilegjeve shekullore (qe i kishin fituar nga bashkepunimi me osmanet) ne kushte te reja historike te krijimit te nje shteti tjeter. Pikerisht ardhja ne pushtet e komunisteve shqiptare ne 1944, sjell themelimin realisht te shtetit shqiptar. Eshte hera e pare ne kaq shekuj, qe familje, grupacione dhe shtresa te caktuar e humbin perfundimisht pushtetin ne Shqiperi dhe keshtu krijohet shteti i shqiptareve!
      Nuk ka rendesi nese dikujt i pelqen apo jo. Kjo eshte e vertete e pamohueshme!

      1. Te lumte! says:

        Bravo “Shqipo”. Me sakte nuk ka!

  2. Llazi , shoku i Hajros says:

    Suzana Bicaku vuajti sepse e spiunonte Suzana Xhepa.
    Kjo e dyta mbijetoi , bile mesuese, sepse ishin burre e grua bashkepunetore te sigurimit. Fatkeqesi !

  3. Asd says:

    Per cilindo qe ka vuajtur nga regjimi korrispondonte nje tjeter qe e spiunonte dhe raportonte ne organet e sigurimit. Ky mekanizem funksiononte deri sa viktima te perfundonte itinerarin sipas pershkrimit te ligjit ne fuqi. Me pas punonjesi i sigurimit, kerkonte nje viktime tjeter duke shtuar “koleksionin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje