Arrestimet nga SPAK, Veliaj: Askush nuk është i paprekshëm, PS nuk bëhet mburojë për askënd

21 Korrik 2021, 15:14Politika TEMA

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në rubrikën “Opinion” në “News 24”, komentoi zhvillimet e fundit politike në vend.

Duke u ndalur në arrestimet e fundit të SPAK, ku implikohen disa ish-zyrtarë të PS, Veliaj tha se kushdo që është i implikuar duhet të përballet vetë me drejtësinë, pa u mbrojtur nga partia.

“Askush nuk është i paprekshëm, të gjithë të mbrohen me fakte pa u mbrojtur nga PS. Koha e mos hetimeve është një kohë që ka mbaruar. Kryeministri, kryetari i Bashkisë s’i bën mburojë askujt përpara drejtësisë. Unë besoj se kjo do të jetë lajmotivi i qëndrimit tone”, u shpreh Veliaj.

8 komente në “Arrestimet nga SPAK, Veliaj: Askush nuk është i paprekshëm, PS nuk bëhet mburojë për askënd”

  1. Merati says:

    Bravo te qofte Erion kjo eshte nje mundesi qe SPAK te beje punen qe i takon pa dallime majtas apo djathtas tja filloje mos prese ose te largohen me doreheqje populli po mban syte nga SPAK te pastroje gjithe llumin ne administrate te uroj gjithe te mirat Erion ishallah ke rojtur nderin dhe pastertine tende dhe te familjes

  2. Skrapari says:

    A je dakord ti z. Veliaj qê Spak tê hetojê se si ti dhe administrata e bashkisé kané pérdorur çdo qindarkê té taksapaguesve tê kryeqytetit dhe ato nga buxheti i shtetit! Pastaj ti nuk je aty qé té mbrosh minjté e korrupsionit, (té partisê) sepse ti nuk e ke até fuqi, nuk je ndryshe nga ata por je i barabarté me ta para ligjit ! Prandaj pregatitu sepse pêr tê “pastruar”mbuluar zullumin nuk mjaftojné as korsit e bicikletave dhe as ngul-çkulja e pllakave tortuareve çdo 6 muaj rrotull bashkisé !

    1. Gjergji says:

      O “Skrapari” patrioti im, ky e mendon veten si më i barabartë se te barabartët, dhe ka te drejte te beje si te doje. Ky fikshitesi eshte i perjashtuar nga ligji.

  3. Sara says:

    ASPAL SPAK s’eshte ky, po nuk t’u qep ty e megahajduteve te tu!!!

  4. Drin says:

    Kur te piqen fiqte, mos harro te dalesh me tezge te tregu…

  5. Bobi says:

    O merat ce pate fate, po ca thua o njeri ky pali ego pervece qe eshte nje zok kurve po eshte dhe nje hajdut me cizme. Nje raste qe eshte kapur me presh ne dore kur beri vizite papa i kaloi 450 mij euro nje firme qe ishte e vellait te tije dhe ai bleu nje tapet dhe ca lule.dhe i shpetoi burgut si basha i kaluan afatet.

  6. Lalka Erjonka says:

    Kush është ky merr jahu !
    Kryetari i bashkisë apo zëdhënësi i PS.
    Kush ja dha tagrin këtij të flasi për PS në emër të PS.
    Apo e ka për alibi se është në tavë dhe vetë….

  7. Pseudo Spak says:

    Po Kryeministrit dhe Kryetarit te Bashkise kush do t’i beje mburoje? Se keta te dy e sidomos Kryetari i Bashkise jane te paret qe kane nevoje per mburoje e çfare mburoje. Halli qe ketyre su hyn gjemb ne kembe sepse Reforma e trumbetuar me tam-tame te medhaja, per keta te dy eshte nje shaka e madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje