Kryeministri Edi Rama së bashku me drejtoreshën e AZHBR-së, Frida Krifca kanë inspektuar tre fabrika të reja në zonën e Vorës dhe të Kasharit.
Në një bashkëbisedim me një sipërmarrës nga Tepelena, i cili ishte duke ndërtuar një fabrikë të përpunimit të mishit, Rama u shpreh se kush ka vizion dhe ambicie nuk ka nevojë të ikë jashtë shtetit sepse këtu fiton më shumë
Rama: Gjëja tjetër që ne mund t’ju ndihmojmë është që t’ju hapim rrugën e tregut në Lindjen e Mesme
Sipërmarrësi: Është një synim, se ne jemi njohur me tregun. Na kanë ardhur informacion nga Dubai. E kërkojnë shumë mishin edhe në origjinën e kemi nga Tepelena.
Rama: Ju jeni mishngrënës të lindur, por çështja është që gjithë zinxhiri tani këputet, sepse këtu nuk ka akoma standarde të tilla. Në momentin që vijnë këtu dhe shikojnë dhe marrin garancinë, dmth çfarë paguajnë do marrin.
Ndërkohë nga një tjetër fabrikë, Rama tha se përmes investimeve në këto sipërmarrje jepen shembuj se kush ka vizion dhe ambicie nuk është e nevojshme që të largohet, pasi fiton më shumë sesa jashtë shtetit.
“Këto janë fabrika të një gjeneratë tjetër sepse krijon premisa për të pasur kampionë këtu. Ne duhet t’ju vazhdojmë t’ju mbështesim dhe ju mbështesim. Është e rëndësishme që përmes këtyre jepen shembuj që kush ka vizion, ambicie nuk ka nevojë të ikë jashtë shtetit sepse këtu fiton më shumë se jashtë shtetit”, tha Rama.
z.Rama, ulu bej ndonje pikture se ka pejsazh te mrekullueshem ne Vore dhe Kashar. Kur te rimisherohesh prape ne kete bote, perpiqu me shume me shifrat dhe ekonomine dhe do ja dalesh. Por do vrare pak mendja nese vendos. Pergatitu per kete, jo si ne kete jete.
Ti , i marrsh te keqen Rames .
Po dikush qe ka vetem ambicien te jete nje punetor i thjeshte apo nje piktor (prej vërteçi)…apo ata le te ikin se do importojme skllever nga Banglandeshi ?!?
E drejte o I Gjate!
Prandaj e solle Olsin ti direkt nga Amerika sa u bere kryeminister!
Hajdut dhe punetor I zellshem, por pakten je I sinqerte!
“Merrni punetore nga Bangladeshi, dhe kur te mesojne Shqip hiqini merrni te tjere”
“Kush ka ambicie nuk ka nevoje te iki jashte, ketu fiton me shume”
Lere pastaj po te flasim per pozicione si Tatimor, inspektor AKU apo IKMT, Doganier polic rrugor ose bashkiak ne Tirane, nona fare, ben lek per vete dhe per Shefin!
Per zotin je nga hajdutet (ose budallenjte) me te sinqerte!
Ka mundesi te na sqarosh ti zoti “prokuror” e qytetar i Tiranes se çfare , ku , dhe sa paska vjedhur ky Olsi , i cili erdhi nga Amerika , pasi Rama kishte nje 6-7 vjet qe ishte bere kryeminister . Mos e ngaterron gje me Shkerdhenin e Saliut , apo me Malltezin , qe i kishte vjedhur te gjitha ne klubin e Partizanit dhe kur arriti Olsi , kishte mbetur vetem zyra e drejtorit sportiv te ekipit , te tjerat , ishin bere pallate nga Malltezi , me firmen e qoftelargut . Flas me fakte dhe jo si puna jote , qe ia fut si kau peles .
Normal… Shif e shkruj Zoti Kryeminister..
Të drejtë ke z. Kryeministër, por më shumë të drejtë do kishe sikur më parë të pyesje ata investitorë që bëjnë kërkesa pranë AZHBR-së për kredi, se çfarë heqin nëse pranojnë ta marrin atë kredi ?
Prandaj ata të ndershmit e nisin punën me shpezimet e tyre avash, avash dhe në vënd që ta bëjnë për një vit, e bëjnë për 10 vjet.
Ky është realiteti. Kredia i jepet tjetërkujt.
Gjykim shumë i ulët i kryeministrit që vlerëson anën materiale të problemit të emigrantëve, ku mund ti jepet e drejtë sa i takon emigrantëve që largohen për arësye ekonomike ( edhe këto për shkak të politikave jo serioze të qeverive, në këtë rast e qeverisë së tij).
Por KM nuk ka të drejtë për emigrantët që kanë qenë të mirëpaguar këtu, në kompani prestigjoze ndërkombëtare këtu, dhe largohen për të njënjtat paga sepse mendojnë për fëmijët e tyre që kishin kushte edukimi mizerabël, ku ndoshta në shkollat tona një përqindje e madhe e mësuesve janë pa formimin e duhur profesional dhe që po pregatisin një brez, në masë, injorant në shkrim dhe lexim, pa folur për edukimin që shpaloset në ambientet publike. Këto probleme janë sa i përkasin Tiranës se në qytetet e tjera të vëndit është fare lemeri.
Z Kryeminister, te kam votuar perhere , dhe do te votoje pasi ana tjeter eshte ….nevojtore ,nuk u hedh dot as syte pale te degjosh se cthone ……. vec deklarata te tilla jane faull, akoma Shqiperia nuk eshte e gatshme per deklarata te tilla , dhe sdo jete per brezin tend dhe timin …….. do te desha shume te besoja te kunderten , ate qe thoni JU zoti Kryeminister , sinqerisht do te desha , ama ajo eshte peralle , dhe fatkeqesisht kemi nje moshe qe perallat nuk i besojme …….
Deklarata eshte pozitive per te frenuar brezat e rinj qe mergojn , por nuk eshte reale per kedo qe e ka me medyshje …….duam akoma shume kohe zoti Kryeminister ……