Si përfundim: Gjithë fajin e ka ky i poshtri Rama

21 Korrik 2021, 10:49Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

Kur një parti mbledh Kuvendin e saj Kombëtar, pas humbjes së zgjedhjeve, sidomos kur është humbja e tretë radhazi në zgjedhjet parlamentare, çka do të thotë 12 vite të gjata në opozitë, çdokush mendon se do të bëhet një analizë serioze për shkaqet e humbjes dhe si mund të fitohet në zgjedhjet e ardhshme.

Por çuditërisht, në Kuvendin e Partisë Demokratike nuk ka ndodhur kështu.

Ata i kanë rënë shkurt, duke thënë se fajin që humbën e ka Edi Rama, se ai nuk i la të fitonin, duke iu vjedhur zgjedhjet.

Natyrisht, provat bindëse për këto pretendime mungojnë.

Por, e marrim të mirëqenë se nuk i la Rama të fitonin dhe iu vodhi votat.

Pyetja që ngrihet është, si do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme, se prapë Edi Ramën do të kenë përballë?

Si do t’ia bëjnë që të mos i vjedhë, se kanë të paktën dy palë zgjedhje parlamentare, që thonë se po humbasin ngaqë Edi Rama iu grabit votat?

Si nuk doli në njeri me logjikë normale, e të thotë se vërtet Edi Rama mund t’iu ketë vjedhur votat, por është po aq e vërtetë se ata humbën edhe për shkak të vendimit të Luzim Bashës për t’u larguar nga Parlamenti, çka i dha mundësinë Ramës të ndryshonte Kodin Elektoral, gjë që ishte deçizive në humbjen e opozitës!

Si nuk doli dikush e të thotë se vërtet ky Edi Rama është i tmerrshëm e të bën gjëmën, aq më tepër që ka të gjitha pushtetet, por a nuk ishte vetë Lulzim Basha që ia dorëzoi gjithë Bashkitë, duke bojkotuar zgjedhjet vendore!

Dhe dihet, pushteti në Bashki, përkthehet në vota të punonjësve, punësime, rrugë, ujësjellësa, investime etj etj, që të japin vota.

Nuk po them pastaj që të dilte dikush e të thoshte se opozita humbi edhe për shkak se u identifikua me dyshen Berisha-Meta, se kjo do të ishte e tepërt, por dy arsyet e para edhe mund t’i përmendnin.

Se është e lehtë të dalësh e të thuash Rama, Rama, Rama.

Problemi është se zgjedhjet e ardhshme vendore janë tek dera dhe nuk mund të vazhdohet me refrenin e Ramës.

Ndryshe, kot që merrni pjesë në zgjedhje, kuptohet nëse doni të fitoni ndonjëherë!

11 komente në “Si përfundim: Gjithë fajin e ka ky i poshtri Rama”

  1. Na mbyten analfabetet says:

    Ja dhe nje pacavure sufllaqexhiu. Rrofte lideri global.

    1. Mal Cori says:

      Ue, ue, ue…. Namuti komenton tek Tema. Ehe, s’ka byrek me gjize me ne bodrumet e SHQUP-it.
      Megjithate, nje fitore e ka arrit Basha. Raportin per humbjen e zgjedhjeve me 2025, e ka gati.
      Me 2029 nuk do ta lexoje dot…
      Sepse do vare veten me zorre qeni.
      Nderkaq Namuti nuk do te mare vesh dot se si dalin zgjedhjet e 2029.
      Sepse do vrase veten ne prill 2025…

  2. K says:

    Patjeter qe Saliu po perdor PD per koken e vet,njelloj si Enveri! PD eshte kthyer ne nje cerdhe hajdutesh dhe kriminelesh! Mendoni qe edhe Ristani,ai qe vodhi zgjedhjet e Bashes per ne bashki,eshte me i ndershem se vete Saliu dhe Lulja!

  3. Mantho says:

    Fajet, Anglise, qe humbi finalen Euro 2020, ia ka Italia. Ashtu sikurse ne futboll gjithmone fajet i kane fituesat. Bile dhe ne luftrat historike boterore per humbjet faji qendron te fitimtaret. Dhe ti, o Luman, s’ua pranon logjiken Bashes me shoke?!

  4. Shaqo says:

    O Lumano, si nuk te bejne pershtypje statistikat e Zaloshnjes qe, duke bere analizat e disa pale zgjedhjeve thote: PS fiton se ka me shume elektorat se PD bashke me zorraxhinjte. Diferenca eshte 200.000 o Luman.
    Te tjerat i ke pallavra

  5. rexha 10 says:

    Zoti BLEDI ,i kame lexuar gjithmone analizat e juaja,dhe me pelqejne.Problemi me i madhe eshte qe :TI JAPESH CEZARIT ATE QE I TAKON CEZARIT.
    Partia demokratike nuke ka ekzistuar kurre ne ate vende .U BASHKUAN NJE GRUPE STUDENTESH ,qe u komanduan nga spiunet e ishe sistemit dhe u trasformua nje kupole espasioniste ,ku filloi lojen me eliminimin e historise se atije populli ,me ndryshimin e diteve te festave,te atije populli ,ku deshen te ndryshojne edhe diten e pamvarsise ,dhe diten e clirimit. Pra menjehere pase marrjes se pushtetit filloi lufta e lojes se gjuajtjes se shtrigave..Me nje fjale po kerkonin qe te gjenin heroin ,apo mitin e ri te atije populli ,duke eliminuar njerzit me ide demokratike .saliu po mendonte qe te vendosej ne fronin e mbretit ,pore ishim ne kohen e paqes ,dhe shtete republike ,ku miti i tije qe te perfaqesohej si mbrete nuke munde te arrihej..Arriti lojen e dyte ,ate te percarjes mese politikes ,ku te gjithe kunder njeri_tjeterit ,vetem per interesat e tyre spasioniste,ose te sundimit te ri,dhe te interesave gllaberuse personale..Tani qe eshte ne grahmen e fundit te frymes ,kerkone qe te marre pase vetes te gjithe kriminelat qe jane akoma ne ate parti per ta shpetuar.
    Kure nje maskara qe drejton shtetin ,vrete popullin e tije vetem per tu pasuruar ,dhe per te qendruar ne pushtete,,,,atehere pytja vjene ::C’FARE MUNDE TE BEJE PO KY MASKARA PER TE MBROJTUR VETEN E TIJE ,DHE FAMILJE NGA BURGIMI I PERJETESHEM ,MBI ATE POPULL??????
    Kete pergjigjen e kesaje pytje po jua leje juve ta ktheni………………….. Sa per Edin ,ka shume ,aqe shume ,seqe nuke thuhet me fjale.Filloje qe nga levizjet e spiunave ,dhe rrahjen nga ushtaret e bodigardet eSaliut ,si ja moren Bashkine e Tranes kure ishte kryetare bashkie ,qe dilte neper Tirane me sopate ne dore. U shajten ne parlamente me gra dhe niper ,dhe prape nuke eshte ne gjendje qe te beje te pakten ate qe ke thene .
    A nuke te duket se edhe ky fodulle po kerkone te njejten gje.Ku gjitmone me konferencat qe bene bie ne sy politikat e bera nen tavolina ,dhe neper konferenca shajne e bertasin kunder njeri _tjeterit.A nuke po thote edhe ky me pake fjale beje une ,dhe di une .Pra edhe ky po kerkon nje mite ne vetevete ,pore nuke po gjejne nje martire.Ndersa Saliu vrau shume ,aqe shume se nuke numrohen ,pore fshehu doren,Ato qe i kane ngele ne dere ,jane familja e Haklajt ,dhe REMZI HOXHA. Ndersa Rames i ka ngele vetem vrasjet e 21 janarit,ku edhe ky per ta mbyllur kete histori i shpalli deshmore te atedheut. C’fare munde te thuash ,kure nje kriminele kryeminister te vrete ,dhe tjeteri qe nuke denon vrasesin ,pore te shpalle deshmore qe te mbylle gojen e drejtesise????????????????Utallen me bunkeret e luftes ,pore u krijuan bunkeret e rinje.Si majtas ,ashtu edhe djathtas.Po keshtu edhe me bllokun e vjeter te ishe diktatures,pore duhet te shikoshe se sa bllokmene te rinje jane shtuar ,ku diferencat mundet ti shikoshe ne pagesat qe marrin politikanet kriminela ,apo hajduta eshte njesoje.Le te dali nje i vetem e te thote se eshte i ndershem. leri pastaje deputetet ministrat kryetaret e bashkive qe nuke dine te flasin shqipe ,dhe lere pastaje,qe te shkruajne dokumentat .futi nje kontrolle nenpuneseve civile neper gjendjet civile ,dhe shikoje dokumentat qe ti japin me nga nje germe te ndryshuar ,apo te zhdukur.
    Kjo ndodhe sepse neper istitucionet punojne njerzit e komanduar nga partia.Po shteti me ligjet e tija ku eshte????MBRAPA RAMES.CTHOTE PARTIA BENE POPULLI ,DHE C’DO POPULLI BENE PARTIA.

    1. shqeto says:

      Rexha, po i fajsove te dy njesoj, do te thote se genjen se ne bote s’ka dy gjera njesoj e ne kete rast ndryshimi eshte i madh, por le ta leme kete. Ne kete sistem luftohet per pushtet ne te gjitha format e mundeshme, persa pranon pluralizmin politik, ke pranuar dhe pluralizimin ne te gjitha fushat e jetes gjalle qe nga korrupsioni, krimi, prostitucioni, spiunimi, vjedhja e me radhe. Ne diktature keto gjera egzistonin ne doza te pa dukeshme, kurse ne demokraci jane faqe. Keto fenomene qe jane pozitive per sistemin por negative per njerezit e thjeshte e bejne edhe me te nderlikuar gjendjen kur vjen puna tek karrikja e pushtetit. Po te beshe nje analize te ftohet del se Edi Rama dhe Sali Berisha jane si dita me naten me ato qe kemi pare, kemi degjuar dhe kemi “ngrene” deri edhe plumba, ti Rexha mbase s’i ke provuar dhe mos i provofshe kurre. Po te shikosh me “dron” vitet qe nga 1991 e deri me sot se ç’ka ngjare, do ta nxjerrish vete konklyzionin e sakte, flase per nje njeri normal, jo te semure menderisht apo qe ben si i semure si dr Tritani qe s’e veshi qofte dhe nje ore bluzen e bardhe por goja i punonte sikur kishte ngrene fasule te pa ziera mire, ne gjithe kete epidemi pan boterore. E ku duhen provuar me keta njerez ne Hene apo ne Mars qe digjen per ate popull?!
      Ti ke shume te drejta per disa nga analizat qe ben, por kjo kohe , kete prodhim ka dhe do kete; problemi eshte se si te neutralizojme sado pak te keqiat e saj, se qe te rregullohen, hiqe ate mendje. Kur njeriu ha njeriun ka mbaruar çdo gje sepse po vure parane mbi te, ai vete eshte eleminuar, rron gjallese pa dinjitet dhe pa moral human. Te me falesh 100 here: eshte kthyer ne ha e dh…te dhe kur s’ka ulurin, po njeri s’e degjon. Te me falesh per nderhyrjen, por plaget qe njeriu i merr me vete nuk i dhembin me kurre atij qe le prapa; respekt.

  6. Kalec Dega says:

    Sume i poshter eshte Berisha, shoku i Rames.

  7. TDCI says:

    Ai që më mashtron për të dyten herë ati i japi doren thotë gjakovari andaj edhe populli e ka të sprovuar Bashen ku ka punu ka lënë prapa skandale dhe afera si në UNMIK Bashki dhe në të gjitha postet e ministrive ku ate e impononte Salihu andaj gas jepi ska mrapa

  8. Xhaja says:

    Partia Demokratike do rinovohet me kete keshill dretus : Shabon Qosja , Gezim Parisi , Saci , Ver Llapa , Li Pazari , Gimi Sales , Gezim Kulufi , ene si kom nigju ke Pazari Ri osht ene Sal Birisha . Siguro qi kon me bo hajer .Hajt ne t’ somes , me fund

  9. rexha 10 says:

    I DASHUR SHQETO ,I VETEMI NDRYSHIM QE ESHTE ,ESHTE SE EDI RAMA NUKE TE VRETE ,PORE TE VJEDHE .KETE NUKE E THEME UNE ,PORE ISHE KANCELARJA E GJERMANISE zonja MERCEKEL .KU DEKLAROI SE NJERI KM TE VJEDHE ,DHE TE VRETE ,DHE TJETERI VETEM TE VJEDHE.
    E DYTA ESHTE :KUJTO VETEM PROPOGANDEN SE SI ERDHI NE PUSHTET RAMA,VETEM E VETEM QE TE FUSTE PESHQIT E MEDHENJE NE BURGE,APO NUKE ISHTE KESHTU .NGA KJO PROPAGANDE FITOI TEPSINE ME GJITHE KAPAKE .PORE NE PARLAMENTIN U ZU ME BERISHEN VETEM KURE BERISHA E SHAU NGA GRUJA,….ATY DOLI EDHE LAJMI SE BERISHA NUKE E KALONTE DETIN ,DHE OQEANIN PER TE SHKUAR NE SHB.
    ME NDERIME E RESPEKTE .
    Nuke po themi se Rama ka faje pse ndodhi aksidentet,pore te ndermtoje shtetin ligjore ,dhe jo ate shtetin e autokracise.kjo do te ishte nje ndryshime i madhe ndermjete Rames ,dhe Berishes..Megjithate le ta pranojme qe Rame eshte e keqja me e vogel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje