Pedagogu Prifti: Opozita është rreziku më i madh kombëtar që i cenohet shoqërisë shqiptare, jo Rama

21 Korrik 2021, 10:23Politika TEMA

Pedagogu Rezart Prifti tha se pandemia e koronavirusit vetëm sa e ka përkeqësuar situatën tepër të rënduar ekonomike në të cilën ndodheshin shqiptarët.

“Asnjë prej partive në fushatë nuk u tha shqiptarëve si do të reduktojë varfërinë, por u tha që këtyre të varfërve që janë do t’u rrisë rrogën minimale në kurriz të të tjerëve.

Për të përcaktuar minimumin e nivelit jetik, nuk ka nevojë për studime, por mjafton që një person nga INSTAT të dalë dhe të pyesë për çmimet e produkteve të shportës dhe brenda ditës del shifra.

Çështja është si do të zhvillohet ekonomia e qëndrueshme sepse këta dalin vetë nga minimumi jetik, nuk i nxjerr shteti”, tha Prifti, i ftuar në Ditarin e mëngjesit në A2.

Sipas pedagogut, as qeveria nuk e ka prioritet rritjen ekonomike të vendit, që do të shërbente për përmirësimin e jetës së shqiptarëve.

“I gjithë kabineti është në fazën e “konkuistadorit”. Janë në garë kush do të bëhet ministër. Do të emërohen të rinj që nuk e kanë idenë çfarë do të bëjnë.

Vetë Rama po mendon për mandatin e katërt. E ka këtë të mirë, e ka vizionin afatgjatë. i heq kapelën për këtë. Punon me vizion, plan dhe ekip”, tha Prifti.

Ai kritikoi gjithashtu opozitën, për qasjen e saj.

“Opozita është rreziku më i madh kombëtar që i cenohet shoqërisë shqiptare, sepse rrezikojmë që të kemi zotin Rama edhe për 4 vite të tjera.

Në 3 dekadat e fundit, PS ka kaluar 4 breza, ndërsa PD, 0 breza. Tani nuk ka një subjekt që t’i bëjë kritika dhe i bën vetë. Opozita është e pabesueshme.

Nuk është çështja te denoncimet, por personat që e përfaqësojnë opozitën. Kërkon drejtësi, por drejtësi nuk ka vetë, kërkon luftë kundër korrupsionit por është e krimbur vetë”, tha Prifti, ish-anëtar i Kuvendit të PD.

8 komente në “Pedagogu Prifti: Opozita është rreziku më i madh kombëtar që i cenohet shoqërisë shqiptare, jo Rama”

  1. Ketij i ben vap leshi i tepert ne fytyre prandaj flet perçart says:

    Kjo Pedeja eshte ber si ajo teoria e Lulzimit pra e lulzimit te 1000 luleve Secili ka teiorine e vet të si, qysh, tek, pse eshte katandisur pdja keshtu.

  2. artisti says:

    O profi duket qe je dashamir i Bashes se jo vetem sta mban verra ta permendesh kurrkund ate,por zbaton dhe matematiken e tij prefekte,kur thua qe ka rrezik qe Ramen ta kemi dhe kater vite te tjera ne qeveri

  3. Na mbyten analfabetet says:

    Shume intelektual duket nga pamja e jashtme ky pedagogu. Te mos ja dinim cv-ne, do ngaterronim me ndonje Prof.Dr.Dr. amerikan.

  4. Ron says:

    E kam pare ne disa emisione kete “professor” duket thjesht zhurmues qe flet pa argumenta.

  5. TURIEMIGR says:

    NUK E NJOH PRIFTIN POR VETEM FJALIA E FUNDIT MBYLLESE TREGON NJE TE VERTETE E CILA ESHTE KRYESORJA E MOSBESIMIT TE POPULLIT NDAJ KESAJ PARTIE.

  6. Franz Kafka says:

    Ky eshte e ardhmja ekonomise shqiptare. Nje profesor ekonomie qe aderon ne partine qe ndertoi piramidat dhe per te cilat as qe ka kerkuar ndonjehere falje. Bravo profesor doktor. Keshtu mesoji dhe studentet

  7. qytetar says:

    O zot !
    Pse ne PeDe – ne jane mbledhur te gjithe handikapatet mendore !?

  8. Mihali says:

    Prifti po kendon të vdekurin duke e cuar në voreza !……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje