Tritan Shehu: S’kemi bërë ndonjë turp, thjesht kemi humbur zgjedhjet. Mark Marku është komunist

21 Korrik 2021, 11:11Politika TEMA

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, hedh poshtë akuzat e kritikëve të Lulzim Bashës për procesin e zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Shehu thotë se procesi i përzgjedhjes ishte i pastër dhe gjithsecili duhet të respektojë votën e demokratëve.

Ish-ministrit demokrat, idetë e Mark Markut i duken revolucionare, komuniste, ndërkohë vetë Shehu beson te përmirësimi dhe jo rithemelimi. Sipas tij, PD-ja nuk ka bërë asnjë turp në politikë që të ketë komplekse nga historia e vetë.

Në vend të rithemelimit, Shehu thotë se duhet të vazhdojë deri në fund analiza e zgjedhjeve në mënyrë që të hartohen strategji për t’u përballur me Edi Ramën për t’ia pamundësuar përfundimin e mandatit të tretë të sapofituar.

Z. Shehu, kritikë të kryedemokratit Basha mbetën jashtë Këshillit Kombëtar. Nga vetë ata që mbetën jashtë ka akuza se lista u bë nga numri dy i PD-së në direksionet e kreut të PD-së, ju si e keni parë?

Unë nuk gjykoj kështu. Lista ishte e gjatë. Më tej, disa nuk u zgjodhën. Mund të ketë pasur edhe vlerësime subjektive gjatë votimit, por u votua në mënyrë të lirë e demokratike. Pra, nuk do të komentoj gjëra që zgjidhen me votën e atyre që votuan. Kjo është demokracia. Pavarësish se më pëlqen apo s’më pëlqen. I pëlqen dikujt apo jo, vota respektohet.

Vota ishte e fshehtë dhe e qartë dhe u votua me votim të fshehtë. Kongresi ishte normal edhe në këtë aspekt. Kadilli foli në kongres, edhe dikush tjetër foli, kritikoi fort. Pra, çdo gjë ishte e hapur, por në fund ne duhet të respektojmë votën e hedhur. Megjithatë, kjo nuk do të thotë aspak se ata që nuk u zgjodhën nuk janë pjesë aktive, e rëndësishme, e domosdoshme e PD-së.

Z. Shehu, në kongres u dëgjua edhe një propozim për një rithemelim të PD-së, ju si do ta gjykoni këtë?

E kam ndjekur me vëmendje këtë tezë. Por të them të drejtën, unë nuk besoj se kjo është një gjetje e dobishme për PD-në, detyrat e saj, opozitën shqiptare që ka motorin kryesor PD-së, në përballjen e domosdoshme me këtë regjim. PD-ja është e duhet të jetë krenare për historinë e saj, kontributet e saj thelbësore për demokracinë shqiptare, integrimin europian e perëndimor, zhvillimet ekonomike e sociale të vendit e shumë e shumë tjera.

PD-ja nuk ka bërë ndonjë turp. Edhe nëse kemi bërë gabime taktike, turp s’kemi bërë. Edhe gabimet taktike i kemi bërë për ta zhveshur kundërshtarin nga “gjethet e fikut, për ta luftuar më fort atë, duke sakrifikuar edhe nga vetja jonë. Kështu ishte dalja nga Parlamenti, n.q.s. do ta quajmë të pa përshtatshme, por turp s’ka bërë. Pra, PD-ja s’ka pse të ketë komplekse me veten e vetë për të bërë shpërndarje, rithemelime etj.

Ju mendoni vërtet se po të ndryshojmë emrin, simbolet, flamurin, qoftë edhe selinë do jemi më rezultativë? Po të ishte kështu n\ rregull, por nuk është kështu, PD-ja është një simbol, emër i madh, shpresë për njerëzit, është shtëpia e të gjithë atyre që aspirojnë në ndryshimin e shpëtimin e vendit.

N.q.s. bëhet fjalë për ndryshime në statut, brenda parimeve tona, ndryshime të drejtuesve, i bëmë në këtë kongres, disa e mund të bëhen edhe në të ardhmen. Unë e shikoj PD në një proces përsosje të vazhdueshme, kolaudimi, përmirësimi të vazhdueshëm. Dhe kongresi unë mendoj se kontribuoi në disa të tilla.

Dhe më tej?

Pikërisht edhe për më tej, ne nuk kemi kohë e energji të tepërta të shpenzojmë me eksperimente, që normalisht i kanë realizuar partitë komuniste të lindjes mbas rënies së komunizmit, ose shumë rrallë ndonjë parti tjetër si pasojë e problemeve të mëdha të brendshme. Ne nuk jemi aspak në ato situata, prandaj me duken si gjetje artificiale. Ne duhet të përgatitemi menjëherë për ditët që vijnë, javët që vijnë. Përballë kemi një regjim, edhe sado ndryshime të bëjmë në statut, në Këshillin Kombëtar, në seksionet, këto janë vetëm ndihmuese.

Regjimet përmbysen në një realitet ku asgjë nuk dhurohet, por fitohet me luftë, përpjekje, punë, e ky regjim duhet përmbysur. Dhe për këtë unë jam dakord edhe me atë qe tha Basha në Kongres, duhet të shfrytëzojmë çdo mundësi, në institucione e jashtë, në salla, rrugë e sheshe, në Shqipëri e me partnerët tanë.

Por këtu duhet organizim, ide të qarta, dialog me njerëzit edhe për të vrarë frikën që sot ky regjim e ka përhapur kudo. Duhet qëndresë e rezistencë. Dhe këtu nuk e kam fjalën për dhunë. Jam krejt kundër dhunës. Rezistenca e qëndresa janë tjetër gjë, të domosdoshme përballë regjimeve. Dhe PD-ja i ka provuar jo vetëm një herë me sukses në historinë e saj, këto mjete lufte demokratike.

Ka ardhur koha të vëmë në lëvizje me realizëm të gjitha potencialet tona, të mësojmë nga të gjitha eksperiencat tona të suksesshme. Vetëm kështu do të arrijmë të mobilizojmë jo vetëm ata mbi 700 mijë, që na votuan, por shumë më tepër për të përmbysur regjimin, që po shkatërron të sotmen e të nesërmen e shqiptarëve, edhe jashtë Shqipërisë kjo

16 komente në “Tritan Shehu: S’kemi bërë ndonjë turp, thjesht kemi humbur zgjedhjet. Mark Marku është komunist”

  1. 1 says:

    Keta jane te papare E bejne dobicin vet dhe ja lene ne dere gjitonit.Ky plera ka qene komunist dhe inicues i prishjes se kulteve fetare ,Markut i thote komunist

    1. Muzaka i Ri says:

      Po te ishin bere votimet e 25 prillit si te tuajat, ju nuk do kishit asnje deputet ne parlament, dhe ti thuash ti Markut komunist?, lere fare se s’po ta them.

  2. REALPOLITIKA says:

    REAL
    Lum si Rama dhe “limit na” (thone nga Veriu) se me kete opozite jo vetem Ai do behet si Enveri i pazevendesueshem por ME E KEQJA ESHTE SE do te kemi per kryebashkiak edhe per 4 vjet Lali Erin dhe pas 4 vitesh ne tirane nuk do te mbeten as shtepi 2-3 kateshe ,as pallatet 5 kateshe te Enverit dhe rruget ekzistuese do ti kthejme ne rrugica per biçikletat e kunatit . TIRANEN pas 4VITESH e parafytyroje nje qytet me kulla . pa makina , pa rruge , me vetem biçikleta dhe njerez qe vrapojne per te kapur orarin e punes . Shkurt Tirana e Enverit me qindra kulla qe do te na e marin edhe ate qe e kemi dhurate nga Zoti= DIELLIN. Hej ” LUMIT NA ” DO THONE qyetaret e rinj te Tiranes ; Se keto qe jane po bejne gati Valixhet se edhe po te ken haruar ja kujton CANI (greku) cdo te premte ne emisionin e tij “ZONE E DHJERE”

  3. komunisti says:

    Tritan gagaci a ka komunist me te madh si ti dhe partia jote…. Ne fakt per prof Mark Marku me vjen keq qe e kuptoi me kaq vonese se kush eshte Sali NON GRATA dhe vegla e tije Lule Basha….

  4. Sit back and relax says:

    “REALPOLITIKA”
    Shume nostalgjik qenke per kohen kur Lulzim Basha, idhulli i maskarenjeve, idhulli i dawn-ve, idhulli i dembelave dhe psikopateve ishte Kryetar i Bashkise Tirane.
    “Hej lumi ti”

  5. Dhjerokrat dhe kriminele says:

    Turp nuk keni por keni bere krime dhe vjedhje…
    Na tregoni si jeni pasuruar…
    Na tregoni si pushtuat pronat e shkatrruat vendin..
    Na trego se ku shkuan paret e piramidave…
    Na trego pse njerzit lypin dhe ju beni jete luksoze

  6. AI says:

    Ky eshte ai qe prishi kishat…se kam degjuar te kerkoje falje…..tipik komunist I konvertuar se komunisteve me bindje ky tu haje ate qe nuk thuhet

  7. Qe te fitoni zgjedhjet duhet qe Ju deputetet e PD se bashku me perfaqesuesit e PR-LZHK-PDBJ – PIUD dhe te famshmes LSI se bashku me 300 petritat e keshillit kombetar te PD-s te qarkulloni ,jo tre here si bete gjate protestave ne 2919 -te por 9 here duke lexuar dhe votat qe mori secili antar i keshillit kombetar. Ne fund te faleni tek sheshi i godines se Shqupit. Pas faljes apo berjes se kryqit ,sipas idese fetare .Lulushi te kendoje nje kenge per ç’do krahine. Falja e berja e kryqit te jete para Saliut. Ndryshe nuk fitoni.
    Krishti qofte me JU!
    Muhameti qofte me JU !

  8. Pedeisti says:

    Njeriu i turpit, në partinë e turpit dhe të krimit mbron atë, që nuk mbrohet, shpreson në ngjalljen e te vdekurit… dhe kete e ben një i vetquajtur mjek.
    Pd ka ikur per lesh, or tiiiii! Nuk ke sy me pa, se te ka zene syte babezia dhe pasuria me vjedhje e krime.
    Lexo gazetarin e nderuar, Frrok Çupi, që tregon se “Qeni ka mësuar të flasë”…

  9. Zenepja says:

    Llogjika e Tritanit është e saktë, PD nuk ka bërë ndonjë turp, thjesht ka humbur tre herë. Ja, për analogji, doli Edi Rama nudo në plazh, por ky nuk mund të quhet turp. Nëse do të ishte turp ai nuk do arrinte të merrte tre mandate pushtetin. Turp është kur ke gjë në dorë dhe nuk vjedh, apo kur PD nuk arrin të zgjedhi deputet Tritan Shehun. Apo jo Tritan?

  10. katunari i viçidolit says:

    A E KUPTON DOT O KËRRIÇI MARK MARKU SE ÇFAR PËRMBAN DHE PREJ ÇFARË GOMERËSH PËRBËHET STANI KU TI BËN PJESË ?

  11. Plepi says:

    Shkoi Dritani te bleje ne merkato dhe kerkon nje kilogram presh .Njeri ne radhe sju durua dhe peshperiti : I qenka kalbur preshi Tanit dhe po blen pjese kembimi .Te gjith po qeshnin , dhe Dritani nga inati bertet :Me bej 5 kile se filluan komunistet . Ai tjetri ja kthen : Ne emer te popullit je denuar te hash presh po jo nga goja
    .

  12. preshi says:

    Turpi per burrat eshte

  13. On says:

    Mero ku thote qe Marku eshte Komunist? Per te wene korrekt mos e mytni me rrena….pa lidheje

  14. qytetar says:

    Ketij akoma nuk i ka dale PRESHI.

  15. shqeto says:

    Sqarojme per Tritan Shehun megjithese nuk kemi kohe per te humbur me nje te humbur. Ne qoftese ai e lexon kete komentin tim, le te me ktheje pergjigje ketu dhe pastaj une do dal nga strofka demokratike per te bashkebiseduar sadopak megjithe veshtiresit se Tritani eshte kaps.
    Ty Tritan te ra fati qe te provosh nje presh Lushnje dhe jo preshe nga Luzi dikurshem. E di cili eshte dallimi? Nuk dua te te beje historine si u bere dhe ç’bere kryetar i organizates demokratike apo cila eshte biografia e saj ne vite dhe çfare krimiesh, korrupsioni dhe tradhetie mban mbi shpatullat e saj, po nuk qartesove asnjehere pse nuk veshe bluzen e bardhe kunder covidit kur pervelohesh per kete popull?! Pse nuk u pergjigje ish ministrtit tend te shendetesise per akuzen korruptive ne Gjirokaster ? Frrok Çupi te akuzon direkt edhe sot po ketu ne kete gazete per nje sere çeshtjesh, pse nuk i pergjigjesh publikisht dhe ti pergenjeshtrosh? Bile mund te jeshe dhe ti qen qe ke filluar te flasesh duke tundur gishtin jo bishtin. Marku na qenka komunist, (si ka mundesi se komunizmi e perjashton pluralizmin partiak) po Saliu eshte komunist?! Si spjegohet qe ti, Sali Kerma dhe Jemin Gjana ngelet ne ate stan pa zot, ndersa gjithe te tjeret i larguan?! Po te ishe burre dhe jo m…. do ti pergjigjeshe ketyre pyetjeve, por dhe akuzave qe te be Frroku dhe publiku shqiptar. Une e besoj qe ti s’je burre, po ai i dyti dhe do vazhdosh te biesh era e keqe deri sa SPAK tu vere hekurat, per te mos u a vene ndonje tjeter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje