Edi Reja sqaron “Bella Ciao” dhe përplasjen e Elseid Hysajt me ultrasit e Lacios

21 Korrik 2021, 20:50Sport TEMA

Trajneri i kombëtares, Edi Reja, deklaroi se mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj e ka përjetuar keq gjithë rrëmujën e shkaktuar nga kënga “Bella Ciao” që ai këndoi.

Tekniku 75-vjeçar sqaroi për gazetën italiane “La Republica” se lojtari shqiptar nuk ka lidhje me politikën dhe se tensioni i krijuar e ka vënë në vështirësi, pasi ai sapo është bërë pjesë e Lazio-s.

Banderola i shkaktoi dhimbje, po e përjeton këtë moment me mjaft vështirësi, sapo ka ardhur në një ekip të ri. Por i bëri mirë leximi i mesazheve mbështetëse, edhe në grumbillim mori shumë mbështetje.

Nuk e mendonte se mund të shkaktonte diçka të tillë. Veç të tjerash, nuk angazhohet me politikë.

Edhe në kombëtaren shqiptare, çdo lojtar i ri prezantohet duke kënduar një këngë shqiptare.

Elseidi më tha se ai e kishte dëgjuar këngën duke parë serialin ‘La Casa del Papel”.

Reagimet në mbrojtje të Hysajt në Itali kanë qenë të shumta pas banderolës së ultrasve fashistë që e quajtën atë krimb.

Edi Reja e njeh mirë ambientin bardhekaltër, pasi për pesë vite ka qenë trajneri i skuadrës.

2 komente në “Edi Reja sqaron “Bella Ciao” dhe përplasjen e Elseid Hysajt me ultrasit e Lacios”

  1. bella ciao says:

    Mos u mundoni ti zbusni gjerat Elsaidi beri nje xhest te bukur , dhe mos i justifikoni se nuk ka asnje lidhje me politiken , te gjitha behen te ulen gjakrat , asgje nuk eshte e rastit sot ….thjesht ua rasi brenda ne shtepine e fashizmit , dhe nuk ju trmb syri edhe kur shkuan ne restorant dhe i kerkuan llogari …..dikur nje lojtar i Lacios ne nje ndeshje pershendeti si fashist , UEFA mori masat duke e denuar me sa me kujtohet dhe lojtarin dhe Lacion ……vete Lacio dhe lojtari u munduan ti mbushnin mendjen se pershendetja ishte thjesht nje gezim spontan i pakontrolluar dhe se lojtari nuk kish asnje lidhje me besimin fashist ……te gjtha vecse ishinjustifikime dhe mashtrime pasi lojtari kish besim te thelle te fashizmi po ashtu dhe Lacio si klub dhe kjo gje dihet boterisht nga te gjithe ….. e pra e njeta gje ndodh dhe tani vec eshte ana tjeter e medaljes , Elsaidi e beri me besim te plote , me ndergjegje dhe qe e drejtuar me telekomande kenga drejt fashistave dhe neofashisteve …..nje bravo te madhe , te besh te tilla sot do bole dhe kocke te forte ……..

  2. Siokrim says:

    Kane jo te drejte, por super-te drejte tifozet laciale!
    Fashizmi e Nacional-Socializmi jane demonizuar padrejtesisht nga klika e ndyre sionisto-komuniste.
    Historia zyrtare eshte MASHTRIM 360°!
    https://rumble.com/vdu9hv-europa-the-last-battle-2017-documentary.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje