Aplikacioni që u kërkon britanikëve të vetë-izolohen krijon ‘kaos’ në supermarkete, mungesë e punonjësve

22 Korrik 2021, 12:19Bota TEMA

Kompanitë britanike po i bëjnë thirrje qeverisë që të përshpejtojë ndryshimet e rregullave të vetë-izolimit, pasi qindra-mijëra punonjës nga i gjithë vendi janë larguar nga vendi i punës, për shkak të një rritje të alarmeve se duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Biznese të ndryshme nga dyqane e deri tek fabrikat e makinave, kanë raportuar ndërprerje pasi mbi gjysmë milionë njerëz janë kontaktuar, apo alarmuar, nga aplikacioni i koronavirusit të vendit brenda javës.

Thuajse 900 punonjës në fabrikën e Nissan në Sunderland kanë munguar dhe Rolls Royce është goditur gjithashtu nga këto njoftime false të aplikacionit të virusit. Rreth 10% e fuqisë punëtore tek disa procesues të mishit janë ndikuar, ç’ka ka sjellë rënie të prodhimit.

Vetë Boris Xhonson ka kërkuar falje për këtë situatë, por tha se nuk ka ndërmend ta heqë aplikacionin që u kërkon britanikëve të vetë-karantinohen.

“Supermarkete bosh dhe një kryeministër në karantinë në një kohë kur supermarketet kërkojnë fuqi punëtore që janë mbyllur në shtëpi” shkuan Daili Mail.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje