Në platformën ‘Gati për Shqipërinë’ një nismë e iniciuar nga kryeministri Edi Rama, pas fitimit të mandatit të tretë, për të ftuar sa më shumë të rinj, të arsimuar brenda dhe jashtë vendit, që të bëhen pjesë e administratës dhe të kontribuojnë për vendin, kanë shprehur interes shumë të rinj.
Zv.ministrja e Arsimit, Bora Muzhaqi, njëkohësisht koordinatore e platformës në një deklaratë për mediat tha se kanë aplikuar 701 të rinjë nga fusha të ndryshme, ku kryeson fushat e ekonomike, jurisprudenca, teknologjia e informacionit e etj. Muzhaqi tha se 51% e aplikuesve jetojnë jashtë Shqipërisë dhe 49% jetojnë brenda vendit.
Muzhaqi gjatë konferencës ka ironizuar ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda, e cila u arrestua për korrupsion, pasi kishte premtuar një vend pune, ku veç parave, për rryshfet i ishte dhuruar edhe një arkë peshk.
Teksa u pyet lidhje me burokracitë për punësimin në shtet, zv.ministrja tha se në këtë platformë nuk hyn në lojë as miku e as larg qoftë ‘arka e peshkut’.
‘Jam një shqiptare e kthyer nga jashtë për të kontribuar këtu në vendin tim. Jam e lumtur të them se ka pasur shumë interes nga të rinj dhe të reja. Ky program do të jetë i hapur pa afat. Çdo aplikim do të konsiderohet me shumë interes. ‘Gati për Shqipërinë.al’. Deri dje janë regjistrua 701 aplikime nga fusha më të ndryshme, ku kryeson fusha ekonomike, juspridenca, mjekësia, shkenca e teknologjisë së informacionit etj. 51% e aplikuesve jetojnë jashtë Shqipërisë.
Kanë marrë pjesë 483 aplikues gjatë dëgjesave me kryeministrin. Kemi realizuar takimet e para me 70% të aplikuesve. Po planifikojmë hapësirat e përfshirjes për të siguruar konceptin e nëpunësit digjital. Ky ka qenë një format aplikimi, ku nuk hyn në lojë, as partia, as miku, as larg qoftë arkat e peshkut.’- tha zv.ministrja Muzhqi.
Kujtojmë se pas fitorës në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama shpalli nismën ‘Gati për Shqipërinë’ ku u ka kërkuar të rinjve ekselentë në Shqipëri dhe jo vetëm, ide dhe plane për qeverisjen në mandatin e tretë.
Hyn qe cke me te…gjithe kusherinjte e Albana Kociut jane ne pune shteti….na mbusge mendjen o Muzhaq….sje faj se 23 vhec zv ministre vetem ne Shqiperi ndodh….te fala Arber Misja
Kush o kjo merr jahu??
Nga doli kjo merr jahu?
Ku e gjetën këtë?
Apo nje nga të shumtat e Ramës.
Pa background, askushi që thjesht promovohen me kritere qei di vetë Rama….