Pedagogu i Vuçiçit!

22 Korrik 2021, 09:38Politika TEMA

Nga Kimete Berisha

T’i tregosh Aleksandër Vuçiqit se shteti serb ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës është metodë pedagogjike e edukimit të ish ministrit për informim të Sllobodan Millosheviqit!

Aleksandër Vuçiqi e di më mirë se Ti se çfarë krimesh ka kryer shteti i tij ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Sepse atë punë ka pasur, të dijë çfarë ndodh dhe sa po zbatohen urdhërat shfarosës të shefit të tij…sepse ka qenë njëri nga ata.

Nuk është puna e Kryeministrit të Kosovës ta edukojë, ta bindë dhe ta vetëdijësojë Aleksandër Vuçiqin!

Sepse Aleksandër Vuçiqi nuk e fsheh mendimin dhe bindjen se Serbia e Sllobodan Millosheviqit ka pasur të ‘drejtë’ t’i vrasë, t’i shfarosë, t’i djegë për së gjalli dhe t’i përndjekë shqiptarët!

Nevoja për ta bërë ‘njeri të mirë’ Aleksandër Vuçiqin, dhe obesioni shqiptar që ta bindin kryetarin serb të pendohet, të kërkojë falje dhe të përmirësohet, është neveritëse.

Aleksandër Vuçiqi i ka lodhur aq shumë shqiptarët me mohimin e krimeve ndaj shqiptarëve, e ka çuar aq larg ‘pazarin’ e së vërtetës, sa që veç nëse do ta pranonte të vërtetën, shqiptarëve u duket boll, shumë gëzohen me ua qarë hallin Serbia!

S’e kuptoj Pse! .

Nuk varet e vërteta e shqiptarëve nga Serbia!

E vërteta ka ndodhur para syve të botës.

Shqiptarët e kanë dëshmitare krejt botën për krimet që i kanë përjetuar, ama nuk qetësohen pa e pranuar edhe Serbia të vërtetën.

Nuk është e nevojshme që krimineli ta pranojë krimin e të pendohet, krimineli duhet të gjykohet e të dënohet.

Politika shqiptare është aq patetike ndaj Serbisë, e ka prurë punën deri aty sa sillet sikur pa e pranuar krimineli krimin e tij, nuk mjafton e vërteta.

Pse ke nevojë si viktimë të ta pranojë vuajtjen krimineli yt!

Viktima shqiptare nuk gjen qetësi pa ia pranuar vuajtjen krimineli?

Drejtësi, zotni, veç drejtësia e rehaton shpirtin dhe mendjen!

Pyetja është pse bota demokratike ende i konsideron njerëz normal ata që pajtohen me krimet e milicisë dhe ushtrisë serbe të Sllobodan Millosheviçit dhe i glorifikojnë ato, siç bën Aleksandër Vuçiqi.

E vërteta ka ndodhur, gjenocidi ndaj shqiptarëve është shkaktuar nga Serbia dhe tash dukesh si budalla kur autorit (Aleksandër Vuçiqit) ia dhuron librin e përgjakur, që e ka shkruar vet!

Pra, është absurde t’ia dhurosh autorit librin që e ka shkruar vet!

Hero do të ishte ai që nuk e pranon në bisedë Aleksandër Vuçiqin, ashtu siç ka premtuar Kryeministri Kurti, që nuk pranon negociata me Serbinë, pa kërkuar Serbia falje për krime dhe gjenocid ndaj shqiptarëve.

‘Ai që flet ndryshe dhe vepron ndryshe, quhet manipulant’.

P.S. Qe edhe një zbërthim i çështjes:

Për shembull: dihet se unë jam e ‘pakapshme’!

Prandaj, është absurde nëse mundohesh të më bindësh me mish e me shpirt se jam ‘e pakapshme’,

sepse Unë e di!

(E pakapshme do të thotë:

Që nuk mund të merret a të pushtohet dot nga kundërshtari).

19 komente në “Pedagogu i Vuçiçit!”

  1. Lymi says:

    Shume naiv artikulli!
    O moter a don me pa qe bota ka harru gjithshka?!?!
    Edhe kur ka harru krimet e para 20 vjeteve imagjino ato te perpara 120 viteve
    Edhe Mero ketu ka harruar gjithshka imagjino…serbet nuk kryen gjenocid ndaj shqiptareve tha se u vaposen dhe e lane vete ne mes keshtu qe nuk i hedhim dot ne gjyq
    Pastaj a e ke pa cfare ka ndodh ngaqe nuk i jemi pergjigj profesorit te historise e propagandes te Millosheviçit: bota jo vetem harroi faktet por filloi edhe te besoje rrenat e perseritura cdo dite me aq perkushtim e durim nga Vuçiç
    Edhe me 1878 imazhi e propaganda kane pasur goxha peshe ne kete dynja po lexove pak se si na shqyen fqinjet ….tani imagjino ne epoken digjitale
    Apo mendon se bejne me shume pune çitjanet e piktorit per imazhin e kombit?!?!?

    1. Axhim says:

      Shumë e sakt i nderuem .Njerëzit prej natyre janë shumë subjektiv,por kur kanë përgjegjësi publike ,normalishtë do të ishtë përgjegjësia e parë që tëkenë kujdesë çka flasin .Propaganda kjo superfuqi e 7 mendoj që nuk është tash në këte vend .Serbija nuk ngihet duke krijue të vërtetën e rrejshme dhe shkruan, boton,libra artikuj ,politikanët që nga Viçiçi e deri te ma i fundit nuk ngurrojnë të përsërisin 10,e ma teper në ditë se jane viktima dhe kerkojnë që kjo të dihet dhe te binden njerëzit … Ndersa ne mendojmë pjesë shumë e madhe e jona ku hujnë analist ,plotikanë intelektual etj dhe kanë bindjen që bota e dinë gjendjen tonë sot dhe dje .I dinë luftrat ,gjakderdhjen ,gjenocidin të ushtruar ndaj nesh dhe se sipas këtyre nuk kanë nevojë shqiptarët të “filozofojnë ” për këto ngjarje … Është tërësishtë e kundërta qështja jonë ka nevojë të madhe ,shumë të madhe të delë në sipeŕfaqe dhe të dokumentohet ,të insistohet që ajo në çdo takim të delë në publik .Albini këtu nuk ka ba asnjë gabim ,përkundrazi ,ai qëndrim dhe veprim duhet të forcohet kundër Serbisë gjenocidale .

  2. Remi says:

    Profesor i vuçiç..?!
    Kurti eshte psikopat?!

  3. pazar says:

    Gjithmone kenaqesi te lexosh shkrimet e kesaj gazetares ,por raportin me te verteten e shoh pak ndryshe ketu . Manipulimi i historise dhe te vertetave se saj eshte nje proces i vazhdueshem i investuar fuqishem nga fqinjet tane prej shekujsh dhe rezultatet na jane bere prezente prej kohesh per ata qe duan te shohin e te degjojne keshtuqe te mos behemi naive dhe le ta bertasim te verteten me sa kemi mundesi ne surratin e Vucicit e kujtdo tjeter se po nuk e beme, neser do jene Vucici dhe tufa e tij pedagoget tane sic jane sot greket per genocidin cam .

  4. Dash says:

    Bravo……shume i sakte kendveshtrimi juaj, per kriminelet duhet drejtesi, edukimin e tyre le ta beje burgu….problemi yne eshte se sa te afte jemi te dergojme para drejtesise kriminelin, ne kete pike nuk jep shume zgjidhje zonje….megjithate Bravo

  5. Afrim Krasniqi says:

    Ky shkrin mund tju shitet injorantëve e idioteve por kurrsesi mua !Je beregninger Për keqardhje Kimete Berisha

  6. tinausa says:

    Ka 200 vjet qe serbia ska lan gja pa ba nder ne e kesaj “zonjushes “ I ardhka keq se Albini po i permend vuqiqit gjenocidin qe kan ba nder shqiptare.
    Serbet e mbrojne njeri tjetrin edhe kur bajne keq ndersa na edhe pse jena viktima sulmojme njeri tjetrin me mbrojte xhelatin tone me brohoritje o sa mire me qen shqiptar.
    bravo kimete. e fitove suflaqen per sot.

  7. QIMETJA says:

    Kjo s’ka patur dhe as që ka lidhje me gazetarinë kjo është në grupin e shpifëse pro serb të Bota sot aty këtu me ndonji shkrim shum anti serb sepse këto i hanë një shtresë e lexuesve në Kosovë dihet se ka edhe femra të poshtra kjo është nga ato

  8. Roberto says:

    Jam shume dakort me artikullin dhe e pershendes Kimete Berishen per realitetin qe pasqyron por eshte fatkeqesi qe nje cope mishi me dy sy si Albin Kurtit ti jepet e drejta nga populli i Kosoves qe ta perfaqesoje ne takime te tilla apo takime ne organizma te tjera te Europes. Albin Kurti nuk duhet te jete fare ne politike. Eshte nje idiot eshte CAR komplet me zile bile. Uroj sa me shpejt te marre rruget e mutit se nuk ben per asgje.

  9. Shkodrani says:

    Permendja e krimeve dhe genocideve esht i domosdashem kur ulesh ne bisedime.
    Mbas te gjitha atyre krimeve qe jo vetem nuk i pranon por i justifikon dhe per me teper hiqet si viktim dhe pretendon se te dyja palet kan kryer te tilla.
    E verteta esht se nuk ka pasur dy pale ne krim. Ka pasur nji pale serbe qe kishte qellim te vetem shfarosjen.
    serbia pretendon te ulet ne tryeze si superiore dhe totalish e paster, njisoj si ne epokat e shfarosjeve te millqenit.
    Propozimet e vuqimit jan te njejtat e millqenit pa ndryshimin ma te vogel.
    Lufta e dyt pa nazistat e denum dhe ekzekutum per krimet kunder njerzimit. Pse luftrat e jugoqelbesins nuk u trajtun ne te njejten form?
    Ndoshta te gjith e dim pse, po kjo nuk ka pse na ndal per me e permend cdo dit te gjithve deri sa te ndalojn me na kerku me ba leshime qe nuk mund te bajm ma.

  10. Zani says:

    Nga kush po kerkon qe ta bind Vuciqin që t’i pranojë krimet e bëra: nga shtetet të cilat edhe arkën e shtetit e kane mbushur me djersen dhe gjakun e vendasve (indianeve ne Ameriken Veriore, te Mesme dhe Jugore, indianeve ne Indi, popujve anekend botes), qe i kane shtrydhur si limon, i kane shfarosur, asimiluar e cka nuk iu kane bere?!!
    Bota demokratike vetem leshrat i kane nderruar (i kane ngjyrosur), jane te njejte…
    Franca eshte fajtore per gjenocidin ne Algjeri, Portugalia ne Brazil, Spanja kudo ne bote, Belgjika ne Kongo…

  11. Gaqi Tanku says:

    @Roberto,
    Prap mir ti idiot qe na hiqesh i mencur. Shko ore injorant e laj dhembet e krimbura se na e qelbe ajrin deri ketu larg ku jam. Ptuhhh, njerez si ty na bejne me turp ne faqe te botes. Pale , ke vene edhe nick name Roberto, qe te dukesh pak qytetar o katnar i dreqit.

  12. emigranti says:

    Shkrim i porositur ne Serbi, por mjaft i dobet ne argument.
    Akuzin Kurtin pse i permend genocidin serb Vucicit, pasi ky e di se ka qene pjese e tij.
    Pra sipas kesaj gazetareje te shitur nuk duhej permendur genocidi pales serbe.
    Nuk mjafton kjo por duhet qe edhe gazeta tema ta publikoje me pompozitet, nderkohe qe te pakten ta kish injoruar ne mos te shkruante ndonje artikull ku ti nxirrte te palarat shkrimeve te tilla boshe.

  13. Shkupi says:

    Mire te paguan Serbia …Por shko tregoi femijeve keto perralla me tupan …

  14. iksi says:

    O ti KIMETE DHE TI ALBIN , A mund te me thoni , Po te ishte gjalle Enveri sot me ate ushtri qe kemi patur deri ne 90 ten A do ta kishte sulmu serbi KOSOVEN . Pergjigjen e dua te sinqerte dhe te argumentuar . Gjithashtu kerkoj pergjigje nga analiste opinoniste dhe gazetare shqiptare kendej dhe andej Morinit . Pastaj jua sqaroj une te verteten si ushtarak tankist qe kam qene dhe pjesmarres ne takimin e Enver Hoxhes ne takimin me ushtaraket se si ju pergjigj pyetjes se nje ushtaraku ne lidhje me Kosoven .. Kete mund ta sqarojne edhe shume ish oficera qe moren pjese ne ate takim ata qe nuk kan lajthitur se shumica e tyre kan lajthitur , SE SOT KA DAL TEORIA E TE NDRYSHUARIT TE MENDJES qe do te thot sot nuk quhesh i mire ti qe je i drejte i sinqerte dhe qe punon pa hile dhe me perkushtim . Por njeri i kohes moderne pra te kohes sotme quhet ai qe e dredh , hileqari dembeli , antishqiptari se je nostalgjik enverist po te mbrosh njeriun e cilsive te para dhe quhesh jo i kohes por i koheve te kaluara , ndersa ai qe e dredh pra ai i cilesive te dyta ai quhet njeri modern sepse e dredh i hedh posht te mirat dhe perqafon te kqiat ky quhet modern .KJO ESHTE NJE THIRRJE PER TE GJITH DHE KERKOJ SA MA SHUME MENDIME SI DUHET ME VEPRU QE TE KTHJELLOJME MENDJET E NJEREZVE DHE TI FUTEMI PUNES PER VENDIN TONE .

  15. Perseri une says:

    Kimete, moj zonje,
    Me kot mundohesh te zhbirilosh “semundjen” e Kurtit. E quan ate manipulant, por kjo nuk eshte semundja e vertete e tij. Ajo eshte “efekt anesor i semundjes se tij te vertet.
    Ai eshte edhe genjeshtar. Genjeu sikur do punonte per “Bashkimin Kombetar” dhe sapo mori pushtetin dhe kish mundesi qe te punonte per aspiraten shekullore shqiptare, tha qe “Bashkimi Kombetar” nuk eshte i mundur, sepse nuk e lejon kushtetuta. Edhe genjeshtra e tij nuk eshte semundja baze e tij, por “efekt anesor” i semundjes se tij te vertet.
    Kurti eshte gjitashtu dilerant. Ai mendoi se eshte “Skenderbeu” shqiptar dhe erdhi ne Shqiperi per te rrezuar Ramen. Na brockullisi koken me idjotesite e tije gjate fushates qe vetem thelluan percarjen tone kombetare. Edhe dilerantizmi I tij, nuk eshte semundja e tij. Ajo eshte thjeshte “efekt anesor” I semundjes se tij kronike.
    Po keshtu ai quajti Hashimin spiun te serbit. Ai ne Rrambuje ishte shume me i semure sesa sot dhe ishte kunder nenshkrimit te marreveshjes me Ameriken. Ai nuk e kuptonte se me kete menyre ai ndihmonte Milloshevicin per te mbajtur Kosoven nen Serbi. Me kete levizje te tij politike ai tregoi se ai ishte kunder sulmit te NATOS, ndaj Serbise. Edhe kjo “lajthitje e hershme” e Kurtit nuk ishet semundja e tij baze. Ajo ishte thjshte “efekti anesor” i semundjes se tij kronike.
    Ai kundershtonte bisedimet me Vuciqin nen pretekstin se duhej te arrihej “reciprociteti” para bisedimeve. Ai jo vetem e mohoi kete “reciprocitet” por u shpreh se “bisedimet nuk kane alternative”. Ai eshte future ne bisedime pa kushte por si “historian”. Qellimi eshte perseri qe te sabotoje bisedimet dhe jo te merret me temen e bisedimeve sipas Amerikes dhe Evropes. Ai eshte aq “idjot” sa nuk kupton qe politika e “ngrirjes” se problemit eshte strategji e Serbise per te shpetuar “kudhres” perendimore dhe shtyrjen e problemit ne kohe me te mira ku Serbia do ndihmohet nga Rusia dhe Kina. Ai nuk i kupton keto jo se eshte “idjot”. Idjotizmi i tij thjeshte shte nje “efekt anesor” i semundjes se tij te rende.
    Me thene te drejten, Z. Kimete ka dhe shume per te thene, por nuk me premton koha se do ushqej lopen ne Kosove, prandaj po i bie shkurt.
    Diagnostikimi i semundjes se Kurtit nuk eshte i thjeshte.
    Amerikanet menduan se Kurti vuan nga kanceri dhe e shkarkuan njehere si kryeminister. Edhe ata gabuan ne diagnostikim. Doli qe operacioni nuk doli me sukses. Kurti erdhi prape ne pushtet.
    Njerzit e thjeshte merren lart e poshte me semundjen e Kurtit dhe populli Shqiptare eshte percare ne dy kampe. Nje kamp mendon se Kurti eshte gjeni i vertete dhe te tera keto anomali ne sjelljen e tije jane thjeshte “efekte anesore” te gjenialitetit te tij. Ai me keto levizje gjeniale ja ka bere mendjen “pordhe” jo vetem Serbise por edhe Amerikes dhe Merkelit, vecanerisht.
    Kampi me i vogel ecen me rrezikshem ne diagnostikim. Ata mendojne se tere keto “levizje” te cudicme te Kurtit ne politike spjegohen vetem me “hallven e prishur” qe ai ka ngrene ne rini.
    Edhe ju zonja Kimete gaboni. Akoma pa e ditur semundjen e Kurtit, mundoheni ta sheroni ate. Ju sugjeroni qe ai “ti tregoje” vendin Vuciqit dhe te mos marre pjese ne bisedime fare me te. Ju gaboni zonja Kimete ne thelbin e te vertetes. Kurti dhe Vuciqi bejne pikerisht ate qe kerkoni ju. Ata tashme jane marre vesh qe “mos te merren vesh” Ata jane marre vesh te “peshtyjne” njeri tjetrin neper mbledhje deri sa bota te merzitet. Kurti ne kete mision fryhet si gjel dhe Vuciqi var mustaqet si I merzitur, por ne thelb ata luajne te njejten loje…ETJ Etj…

  16. Qerim Vidohova says:

    Mizoritë që gjermanët i shkaktuan botës janë të njohura për këdo. Por sot, kombe që ju shfarosë gjysma e popullsisë, si psh. Polonia, nuk e kthejnë kokën pas për të kërkuar përjetësisht arsye se përse Hitleri jua bëri këtë gjëmë. Ata duan të ndërtojnë jetën për të mbeturit gjallë dhe sidomos të gjejnë mundësitë që ajo situatë të mos përsëritet më. Dhe si shëmbull tjetër mund të merrnim mizoritë e Francës ndaj Algjerisë. Por mardhëniet e Algjerisë me Francën janë sot preferenciale. Algjerianët nuk mund t’a mbanin kokën prapa për t’u kujtuar francezëve mizoritë e tyre çdo ditë. Kjo do të thotë se ti nuk do ose nuk di si të sillesh në të mirë të popujve, një politikë e tillë është marrëzi. Në vënd ti kontribuosh të mirës, ti i shërben të ligës, ndarjes midis popujve. Dhe as të shkon nëpër mënd se po i shërbeve të keqes, e keqja do të gjejë. Kosova duhet të gjejë rrugën për të krijuar mardhënie model me Sërbinë, si mundësia e vetme e drejtë për të lulëzuar jeta dhe prosperiteti i banorëve të saj. Pa këtë mardhënie, gjithçka tjetër do t’i shërbente shkatrrimit të çdo gjëje të ndërtuar deri tani.

    1. Bimi says:

      O Qerime/Svetllana …na mushe mendjen plot
      Ik mush barkun me nonji cop kar anej nga Nishi prap tashi

  17. Detari says:

    o kimete ndrro emrin ose vrit veten moj kukumjacke anadolli me del dhe ne foto si kur te pelqen vetja injorante

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje