Hetimi administrativ i KPK-së zbuloi se ish-Avokatja e Shtetit, Alma Hicka ka përfaqësuar vendin në procese gjyqësore ku palët kundërshtare kanë pasur si mbrojtës ligjor bashkëshortin e saj, Envi Hicka.
Nga Edmond Hoxhaj
Në nëntor të vitit 2015, qeveria shqiptare u dënua nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut të paguajë vlerën mbi 2 milionë euro për tri familje të shpronësuara nga regjimi komunist.
Në çështjen e njohur si Sharra dhe të tjerë kundër Shqipërisë, paditës ishte avokati Envi Hicka dhe studio ligjore Haxhia dhe Hajdari, ndërkohë në gjyq shteti shqiptar mbrohej nga avokatja e shtetit, Alma Hicka.
Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, i cili vendosi ta shkarkonte nga detyra si gjyqtare Alma Hickën, ky nuk është rasti i vetëm ku ajo është gjendur në konflikt interesi me bashkëshortin gjatë periudhës që drejtonte Avokaturën e Shtetit.
Në 60 çështje të komunikuara në janar të vitit 2014 kundër Shqipërisë në Strasburg, 15 prej tyre përfaqësoheshin nga studio ligjore Haxhia dhe Hajdari, me ortak bashkëshortin e saj.
E pyetur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjatë procesit të rivlerësimit, Hicka ka mohur se gjyqet ku është përballur si palë paditëse me bashkëshortin dhe studion e tij ligjore përbënin konflikt interesi.
“Kurdoherë, në ushtrimin e çdo funksioni kam respektuar të gjitha detyrimet ligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë,” ka deklaruar Hicka në përgjigje të një pyetësori të dërguar nga KPK gjatë hetimit administrativ.
Alma Hicka ka qenë gjyqtare nga viti 2003 dhe në vitin 2013 u emërua Avokate e Shtetit, detyrë që e mbajti deri në vitin 2018. Pas dorëheqjes nga posti i Avokates së Përgjithshme të Shtetit, Hicka u emërua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.
Trupi gjykues që rivlerësoi Alma Hickën ishte i kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Firdes Shulin.
Vendimi i arsyetuar për subjektin nuk u zbardh sipas parashikimeve ligjore, brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancës dëgjimore. Ai bë publik me 15 korrik – 74 ditë pas afatit maksimal dhe vetëm pasi BIRN i kërkoi llogari KPK-së për vonesën.
Në një përgjigje me shkrim, KPK u shfajësua se vonesa kishte ardhur si rrjedhojë e ngarkesës së lartë të komisionerëve.
Amnistia për drejtuesit e CEZ
Përveç rasteve ku Alma Hicka ka përfaqësuar vendin në kushtet e konfliktit të interesit në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, KPK evidenton edhe një rast tjetër që rrjedh nga ushtrimi administrativ i funksionit të saj.
Sipas KPK-së, në rolin e saj si avokate e shtetit, Hicka është përgjegjëse për formulimin e nenit 9 të marrëveshjes midis Shqipërisë dhe kompanisë çeke të energjisë CEZ, për zgjidhjen e gjyqit të arbitrzhit pas shtetëzimit të kompanisë së shpërdarjes së energjisë elektrike OSHEE, në vitin 2013.
CEZ Grup bleu kompaninë shtetërore të shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri më 2009 duke paguar 102 milionë euro për 76 për qind të aksioneve, ndërsa premtoi të investonte 200 milionë euro brenda katër viteve. Pavarësisht premtimeve për investime, kompania çeke e thelloi gropën e borxheve të sistem energjetik dhe në janar 2013 humbi licencën pas një konflikti me qeverinë shqiptare.
Në maj 2013, CEZ iu drejtua Gjykatës së Arbitrazhit UNCITRAL me një padi kundër Republikës së Shqipërisë, duke e akuzuar atë për heqje arbitrare të licencës. Qeveria e djathtë e drejtuar nga Sali Berisha u bë gjithashtu gati për arbitrazh, por me ardhjen në pushtet të kryeministit Edi Ramë në vitin 2013, qasja ndaj konfliktit me CEZ ndryshoi kurs, duke shkuar drejt një zgjidhjeje me marrëveshje.
Marrëveshja i kushtoi buxhetit të shtetit 95 milionë euro, ndërkohë që e djathta në opozitë e cilësoi atë “si aferën më të madhe korruptive në vend”.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vëren se neni 9 i kësaj marrëveshje, i garantonte amnisti ndaj ndjekjes penale drejtuesve të CEZ në Shqipëri, dy prej të cilëve ishin në hetim në atë kohë në lidhje me skandalin e mbledhjes së borxhit të kompanisë, që njihet gjithashtu si çështja CEZ-DIA.
Sipas KPK-së Hicka ishte në konlikt interesi për shkak se bashkëshorti i saj më herët e kishte përfaqësuar kompaninë CEZ në një gjyq kundër Drejtorisë së Tatimeve.
“Qënia e personit të lidhur e subjektit rivlerësues, bashkëshortit z. E. H. si përfaqësues i shoqërisë “CEZ” sh. a., në çështje gjyqësore me palë ndërgjyqëse paditës Drejtorinë e Tatimeve Tiranë dhe i paditur CEZ sh.a., bën pjesë në rastet e konfliktit të interesit kundrejt subjektit rivlerësues”, konstaton KPK.
Hicka e ka kundërshtuar këtë konstatim të Komisionit duke pretenduar se nuk ka pasur rol vendimmarrës, por vetëm këshillues.
“Nuk ka asnjë dispozitë ligjore, por as edhe ndonjë logjikë njerëzore, që të shoh një lidhje interesi në këtë çështje,” është shprehur Hicka.
“As unë as bashkëshorti im në asnjë moment as përpara as pas fillimit. […]nuk kemi pasur asnjë interes, as të fshehtë, as të hapur, as pasuror dhe as të ndonjë lloji tjetër për këtë çështje”, ka deklaruar ajo para Komisionit.
Trupi gjykues vlerëson se, pavarësisht se përfaqësimi ligjor nga ana e bashkëshortit të Hickës është kryer në një periudhë të mëparshme kohore të caktimit të subjektit rivlerësues në grupin ndërinstitucional të punës që ka negociar marrëveshjen me CEZ, kjo bie në rastet e konfliktit të interesit, duke passjellë gjendjen e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesit privat të subjektit rivlerësues.
Nga hetimi ka rezultuar se gjyqtarja Alma Hicka nuk rezulton të ketë vetëdeklaruar gjendjen e konfliktit të interesit apo dhe të ketë njoftuar për këtë qëllim institucionin epror, Ministrin e Dretësisë – ashtu si parashikohet në ligj.
Problemet me pasurinë
Trupi gjykues i KPK-së e vlerësoi pozitivisht Hickën për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin; megjithatë, gjetjet për pasurinë e subjekit janë konsideruar shkarkuese për subjektin e rivlerësimit
Ashtu si ILDKPKI, edhe Komisioni konstaton probleme në kriterin e pasurisë. Në vendim thuhet se Hicka ka kryer deklarim të pasaktë për një apartament me sipërfaqe 120.3 m2 në Tiranë për çmimin 90 mijë euro dhe një automjet për shumën 23 mijë e 900 euro, si dhe nuk ka pasur burime të mjaftueshme për krijimin e tyre.
Si burime për krijimin e këtyre pasurive, Hicka ka deklaruar ndër të tjera edhe dy hua të marrë prej prindërve të saj, një në vlerën 5 milionë lekë për apartamentin në vitin 2015 dhe tjetrën në shumën 1.8 milionë lekë për makinën në vitin 2010.
Sipas KPK, subjekti nuk ka mundur të provojë të ardhurat e nënës së saj si tregtare ambulante dhe ka rezultuar me balancë negative në shumën 4.8 milionë lekë për huanë 5 milionë lekë dhe 3.4 milionë lekë për makinën.
Gjithashtu, në analizën financiare për blerjen e apartamentit, nuk janë përfshirë edhe të ardhurat e pretenduara të përfituara nga dhënia me qira e një apartamenti tjetër nga bashkëshorti, pasi nuk është provuar se ai zotëronte të drejta reale mbi atë pasuri.
Jo me kot Shqiperia ka humbur neper arbitrazhe e gjyqe nderkombetare 1 miliarde e kusur Euro.
Nese nuk arrestohen si cift bashkeshortor kriminal e grabitqar i parave te shqiptareve,
Fuck Off, me gjithe Drejtesi, Qeveri e Reforme ne Drejtesi!!!
A eshte super Korruptues e i Korruptuar ish Prokurori i Pergjithshem Maks Haxhia?
Maks Haxhia eshte pronari dhe drejtuesi i Studios Haxhia.
Ke po heton SPAK viktimat “e vdekura” qe leshon “Merimanga = Spidermann-i” Maks Haxhia?
Qi prifti, pagun katuni.
Si i kane ndare leket ?!!!
Jane turrur kush te vjedh e grabis me shumr,dhe nuk i bene syri terr.
Kjo tregon se shteti perfaqesohet nga krimi i organizuar. Burri avokat ndersa kjo bundra paditse. Ja pra keta kriminel kemi mbajtur mbi supe prej 30 viteve. Pse nuk i konfiskohet pasuria kesaj bundre?
Kjo eshte qirje me burrin ne syte e dashnorit
A ka punuar kjo avokatja ne zyren e Argita Berishes?
Fajin e ka Saliu, o koqe.
Shqipëria hesapi. Korrupsion që ja kalon në kthesë edhe absurditetit Kafkian.
Të gjithë hajdutë të korruptuar gjatë ditës,të gjithë teoricien të mrekullueshën mbi ligjin dhe të drejtën në darkë
nëpër emisjonet e TV. Vend i mallkuar si emblemë i së keqes universale dhe kozmike.
Kjo eshte e gjitha loje e bere nga kryemafiozi Engjell Agaçi , ai e ka marre zonjen Hicka ne pune dhe drejtonte gjithka Agaçi ka qene pjese e zyres Haxhia per Italine dhe mbronye kriminelet shqiptare aty . Pra pjesen e luanit e merrte Agaçi .
Agaci eshte dora e djathe e Rames.
Kjo ka qene tmerr, pothuajse ne temrrin e avokates aktuale, por kjo aktualja eshte nje qe nuk mund te krahasohet!
Eh moj Shqypni e mjera Shqypni. …..
Burri i saj (deshtaku avokat FShF) eshte hajdut I drejtesise se bashku me shoket e tij Artan Hajdari e Maks Haxhia, gllaberuesit e qytetareve me letra falls, duke u hequr si avokat ne gjyqe, sic e thonte KPK ne faqen e saj zyrtare. Parate qe marrin rryshfete nga klientet e tyre I justifikojne me kompani fallso me studio te kullat binjake. Kjo treshja jane krimi I drejtesise shqiptare dhe nje nga keto jep e firmos licensa avokatie (e pa vdekjen para nje viti tekishte vdekur), keto pastrojne parate e pista. SPAKU e ILKDP i gjen menjehere, qe te kontrolli I bizneseve, apartamente marrin nga rrushfetet dhe bankat jane supermashtruesa duke u futur ndermjetes te gjyqtare ne gjyqet. Bravooo ONM, KPK ja ke fut per profesionalizem, sekuestro pasurite te kelyshat komuniste e hetuesve.
Sojisorollopi eshte Maks Haxhia, ky njeri ka mashtruar me dhjetra njerez, u ka mare vec parave por dhe pronat. Ky luan me shum porta edhe me klientin edhe me kundershtarin ne kurriz te klientit duke manipuluar sikur ceshtja eshte ne favor te kloentit. Ka krijuar dhe zyra permbarimore ku pasi njihet me te verteten e ceshtjes, shet te interesuarin dhe behet me palen kundershtuese. Do ti dali tymi si njeri jo i drejt me ligjin ku avokati mbron te drejtat e klientit te tij.
Ti hani ate qe s’thuhet Maksit e Artanit .Jane profesioniste dhe asnjehere lepiresa te cdo lloj pushteti.
Ne gjuhen angleze ose me sakte ne Amerike thone “Beyond Repair”. Shqiperia fatkeqesisht na pelqen ta pranojme ose jo eshte “Beyond Repair” qe do te thote e pa riparushme ne kete pike qe ka arritur. Si emigrant qe jam cdo dite kontrolloj lajmet duke shpresuar se ndoshta do te shikoj nje lam te mire dhe gjjerat do te fillojne te levizin ne ne rrugen e duhur. Duket qe po humbas kohen kot me shpresen “prit gomar te bije bar”. Vetem shprese dhe asgje tjeter. Nuk kam per te pare me asnje lajm. Koha do ta tregoje, qofsha i gabuar.
Zullumi keputet kur trashet, ashtu si kerpusha plas kur fryhet.