Ish-sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani, shprehet se Partia Demokratike bëri dy gabime, të cilat çuan në një humbje katastrofike të kësaj force politike
Sipas tij, gabimi i PD nisi që në vitin 2017, pasi Kredemokrati Lulzim Basha, pa u konsultuar me organet kolegjiale të Partisë largoi një pjesë të madhe të elitës së PD.
Më tej shton se gabimet tjera në PD, ishte marrëveshja e që bëri Basha me Kryeministrin Edi Rama më 17 Maj të vitit 2017, si dhe djegia e mandateve, në vitin 2019.:
“Pika e nisjes kanë qenë zgjedhjet e 2017, sepse aty jo vetëm që Basha në mënyrë personale, pa iu referuar organeve të partisë dhe pa i pyetur ato, jo vetëm që largoi një pjesë të madhe të elitës së PD ndër vite por bëri edhe bëri një marrëveshje me kryeministrin Rama, e cila më pas çoi në një humbje katastrofike të PD.
Në atë kohë pati një ndjesë nga Basha për mënyrën sesi u soll ndaj organeve kolegjiale të Partisë dhe organeve më të larta vendimarrëse të Partisë demokratike, dhe ne kemi atë shprehjen që koka e falur nuk pritet dhe u munduam të gjithë së bashku që 4 vjeçari i dytë në opozitë të ishte ndryshe.
Ndërkohë u futëm në atë proces që na rezultoi proces i gabuar, pra i djegies së mandateve, dhe mospjesëmarrjes në zgjedhjet e pushtetit lokal. Pasi këto dy procese dhanë rezultatet negative për PD, kam pasur një sërë prononcimesh publike duke kërkuar reflektim për atë që ndodhi dhe sigurisht gjetjen e mënyrave dhe rrugëve që PD, të rifutej në sistem.
Në zgjedhjet e fundit, përsëri ndodhi e njëjta gjë vendimmarrje personale e Bashës, dalje me vonese në lojën politike. Publiku është njohur që organet kolegjiale të Partisë janë mbledhur me Zoom, vetëm një orë para përfundimit të afatit zyrtar për kandidaturat.
Ndërkohë PD duke mos qenë në sistem,e vetmja mundësi që kompensonte në elektoratin e saj, ishte të dilte shpejt në fushatë, të caktonte përfaqësuesit e saj, në mënyrë që të punonte në çdo zonë ku PD përfaqësohej, por Basha zgjodhi përsëri këtë praktikë që të mos konsultohej me organet kolegjiale të partisë, të bëjë zgjedhjet jo të duhura dhe sigurisht të merrte një humbje e cila pritej, pavarësisht asaj që ne e kemi quajtur masakër elektorale. “
Pika e rrokullisjes te PD filloi diten qe te emeroi ty sekretar te pergjithshem Basha-berisha.
E kujton sa aktiv ishte Kunati qe te zgjudheshe sekretar ti o pijanec? Po Gon kulicin qe mblidhte vota per ty e mban mend? Dhe si perfundim ti nuk more mbi 50 % te votave te kesh kombetar. Ik or pijanec qe e ben shurren ne pantallona se ty nuk te takon te flasesh fare.
E mo ristani dikur te vjetrit Kane thane :
“Kur tja han pulen komshiut tendene lidhe per kembe”, pra ti kur basha ua hanté koken me radhe njerezve ne PD ti zgerdhiheshe,bile edhe ishe argat i bashes siq e deklarove dje se e ke bere kryetar te Tiranes dhe nuk te eshte mirnjohes,pra vetem tash je bindur se basha te ka perdorur edhe ty si gjahtari qenushin e ti,por ti duhet te jeshe i kenaqur pasi kujto Olldashin dhe te tjeret,megjithate edhe kjo e ka nje te mir,do ti vie dita djalit tend pas disa vitesh ndoshta si djalit te Olldashit pasi ja vrau baben e emron anetare te kshillit !
O shoku Arben,per cilen elite flet, shyqyr qe Luli I hoqi sepse PD do I kishte neper kembe deri sa te beheshin 100 vjec. Ata u bene “ elite” sepse ashtu donte Berisha . Keto “ elite” e treguan veten kur qene ne parlament ne vitet 2013 —2017 ,nuk flisnin per mazhorancen dhe me pas kur u larguan me te drejte nga PD ,filluan te Benin opozite kunder PD se ,deri sa arriten te krijonin “ Particka “ duke trubulluar dhe blere vota nga elektorati I djathte. ATA e kryen misionin, si matrioshkat ruse, dhe pergjigjen me te mire ja dhane qytetaret duke I shperblyer me disa “ therime “ Keshtu e meritojne ata qe nuk kane karakter dhe dinjitet. Per veprimet dhe mosveprimet e ketyre “ Elitave” ti mund te pyesesh ata qe ke mbrojtur si avokat . Apo jo shoku Arben si pjestar i “ Elitave” Te fala “ Dizenjatores” , “ Tetar Struges” etj,etj. Pyet per korrektese edhe Meron.
Dhe manipulimi i zgjedhjeve ne favor te pedes me nduhmen tende Ky nuk ishte gabim o militant?!