Vllaznia do të luajë sot në orën 19:00, sfidën e parë të turit të dytë Conference League ndaj AEL Limassol në transfertë.
Shkodranët do të tentojnë të marrin një rezultat pozitiv që në këtë ndeshje për të luajtur më pas të qetë në Shkodër e për të provuar kualifikimin.
Për të motivuar akoma edhe më shumë lojtarët në këto dy ndeshje kanë menduar drejtuesit e klubit me në krye sponsorin Alban Xhaferi që ka vënë në dispozicion një premio të madhe.
Nëse lojtarët do të arrijnë të kualifikohen për në turin e 3-të të Conference League do të marrin një premio prej 70 mijë eurosh pasi kjo do të ishte hera e për skuadrën shkodrane që do të luante në fazën e 3-të të një kompeticioni europian.
Gazetar ne shqip thuhet cmim se na cate trapin me fjale te huaja
Gazetar Kristali cfare pret?!
Po ata mjeshtrat e Super Sportit I ke degjuar sa te varfer e kan fjalorin ne shqip. Po kanali kombetar Top channel!!!! Skandal fare. Atdheu ne rrezik