VIDEO: Rey Manaj shkëlqen me Barcelonën, 3 gola në 45 minuta me ekipin e parë

21 Korrik 2021, 21:20Sport TEMA

Rey Manaj, sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka debutuar me ekipin e parë të Barcelonës dhe ka arritur të shënojë 3 herë në një pjesë loje.

Manaj e nisi ndeshjen miqësore ndaj Gimnastic nga stoli i rezervave, ndërsa u aktivizua në minutën e 46. Vetëm 14 minuta më pas, sulmuesi shqiptar zhbllokoi rezultatin që ishte mbërthyer në shifrat 0-0.

Na vazhdim, sulmuesi shqiptar realizoi edhe 2 herë të tjera, në fitoren 4-0 të Barcelonës.

Sezonin e kaluar, Manaj ishte pjesë e Barcelona B, ndërsa tashmë është stërvitur me ekipin e parë edhe pse ende nuk dihet nëse do të qëndrojë te skuadra e Lionel Messit.

2 komente në “VIDEO: Rey Manaj shkëlqen me Barcelonën, 3 gola në 45 minuta me ekipin e parë”

  1. tifozi says:

    Bravo Rey, lart e me lart djemve tane.

  2. tifozi says:

    Bravo Rey, lart e me lart djemve tane.
    Goli i pare ishte nje perle nga nje pozicion vertet shume te veshtire. I dyti ishte fale pozicionimit perfekt te Rayt dhe pasit teper preciz. Ekzekutimi i panalltise ishte i perkryer. Asnje shans per portierin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje