“Më lironi, më rrezikohet jeta në burg. Kam dhe mamanë sëmurë”, dëshmia e Edlira Naqellarit: Nuk arratisem, më ka skaduar pasaporta

22 Korrik 2021, 10:19Kronika TEMA

“ABC” ka siguruar dosjen e plotëtë skandalit me tenderin e uniformave të policisë së shtetit për të cilin SPAK-u ka akuzuar deri tani 9 zyrtarë, 8 prej të cilëve janë pas hekurave dhe një në arrest shtëpie. Mes emrave që janë të arrestuar është edhe Edlira Naqellari, ish-drejtoreshë e agjencisë së blerjeve të përqendruara në Ministrinë e Brendshme.

Ajo u shkarkuar nga ministri aktual i Brendshëm Bledi Çuçi vetëm pak ditë para arrestimit. “ABC” zbuloi dje dëshminë e Naqellarit përpara organeve të drejtësisë, ndërsa sot po publikon argumentet e ish-zyrtares së lartë me të cilat ajo vetë dhe përmes avokatit kërkoi lirimin nga qelia dhe gjykimin në një masë më të lehtë.

Edlira Naqellari është liruar nga detyra dhe për këtë arsye nuk qëndron arsyetimi i gjykatës se rrezikohet marrja e provave. Nuk ka rrezik të largohet apo t’ju fshihet hetimeve, është juriste dhe nuk ka pasaportë të vlefshme për t’u larguar jashtë vendit. Ka mamanë e sëmurë me sëmundje të zemrës, diabet dhe me tension.

Edlira Naqellari jeton me motrën që është kryetare gjykate, sapo ka lindur dhe ka nevojë për ndihmë. E hetuara sapo i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, ka probleme me tëmthin, apandesitin, ndaj edhe qëndrimi i mëtejshëm në paraburgim do të rrezikonte shëndetin e saj” tha avokati në gjyq.

Por pretendimet e ish-zyrtares nuk u morën në konsideratë nga gjyqtarja e dosjes duke e lënë në burg.

Në dosjen e SPAK theksohet se Edlira Naqellari ishte në dijeni të problematikave të konstatuara, por megjithatë e ka çuar deri në fund realizimin e këtij prokurimi abuziv. Ish –drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara Edlira Naqellari, në dëshminë e saj këmbënguli se është e pafajshme ndërsa shtoi se ende nuk e ka të qartë se cilin ligj ka shkelur.

5 komente në ““Më lironi, më rrezikohet jeta në burg. Kam dhe mamanë sëmurë”, dëshmia e Edlira Naqellarit: Nuk arratisem, më ka skaduar pasaporta”

  1. Drejtesia nuk fal fajtoret says:

    Per te grabit paret e publikut o qiqer fare kjo Edlira. Ti mendote para gjith kto. Te tregoj kush e urdhnoi dhe te shkoj arrest shpie

  2. Hason burgaxhiu says:

    Sa te embla tu duken parate deri tani. Ti surrat bole ke aq te ardhura sa te kujdesen te tjeret per Nenen tende. Moj Surrat Bole, ke turperuar ne radhe te pare ate nene qe te rriti. Ndihesh e kercenuar! Ke frike mos te ta shqyej pidhin noj hamshor burgu! Shpresoj te shkaterojne nga e qimja si nga goja, pidhi dhe bytha, me 4-she me burgagji. Bole-Kurve

  3. Kozmo says:

    Te gjithe mund te bejne kerkesa per lirim me justifikimin banal te kesaj gruaje dhe cdo gje shkon mire ne kete vend bastard.

  4. Ren says:

    Uaa mi mami, nuk e di ça ligji kam shkele thote. Ja ta them une qe nuk kam qene ndonje here as brigadier. Ligji nuk njeh injorance, e para , e dyta ke vjedhur parate e shqiptareve.Dhe ketu fajën Saliu e ka? ! Brava ZONJA GJYQTARE, keshtu rregullohet Shqiperia

  5. Agush says:

    O idioter qe komentoni ne kete menyre a nuk Po e merrni vesh se ku qendron problem I eshte loje e spakut me edin tone kryeminister I cili ne kete fushe SI dhe ne cdo fushe tjter eshte derivat I saj dhe kolegeve te saj te cilat Jane me integritet moral e professional .por ai SI mashtrues klasik qe Po shfaqet tashme shet administraten publke dhe e tremb ate nepermjet spiunuve qe ka future ne administrate eshte njef turp dhe ofendim qe u behet atyre me keto metoda gestapo te spakut pra perdor spakun per ego te viEt tamem SI hitleri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje