Kancelarja Angela Merkel tha të enjten se infeksionet e reja me coronavirus në Gjermani po rriten edhe një herë me një ritëm shqetësues.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar dhe u kërkoi bashkatdhetarëve më entuziastë për vaksinim për të bindur të tjerët të bëjnë një gjë të tillë.
Shkalla e infektimit të Gjermanisë mbetet shumë e ulët krahasuar me disa vende të tjera evropiane. Por ajo është rritur në mënyrë të vazhdueshme që kur arriti në 4.9 raste të reja javore për 100,000 banorë në 6 korrik.
Shifrat po rriten me “vrull shqetësues”, u tha Merkel gazetarëve në Berlin. “Ne kemi një rritje eksponenciale”.
Ajo gjithashtu u bëri thirrje gjermanëve që t’i përmbahen rregullave të distancimit dhe mbajtjes së maskave, por tha se “të gjithë e dimë çelësin për të kapërcyer pandeminë, mënyra e vetme, është vaksinimi”.