India nuk gjen qetësi, dhjetëra viktima nga përmbytjet

23 Korrik 2021, 21:55Bota TEMA
India nuk gjen qetësi, dhjetëra viktima nga përmbytjet

Moti i keq i ditëve të fundit dhe shirat musonike iu kanë marrë jetën më shumë se 110 personave në shtetin indian të Maharashtras.

Reshjet kanë qenë me intensitet tepër të lartë dhe kanë shkaktuar përmbytje në disa zona, duke detyruar mijëra persona të evakuohen.

Ekipet e shpëtimit dhe ushtria kanë nisur operacione në ndihmë të banorëve dhe raportohet për dhjetëra të zhdukur.

Sipas autoriteteve, shirat që kanë rënë ditët e fundit në Maharashtras, nuk ishin regjistruar prej dekadash në këtë periudhë të vitit.

1 komente në “India nuk gjen qetësi, dhjetëra viktima nga përmbytjet”

  1. Majloss says:

    Na i shpjegoni pak kete fjalen “ shirat musonike” ju lutemi …. Sa vjen e degjojme perdite fjale te reja shqip qe s’ka fjalor ti perktheje Na thoni te pakten nga c’gjuhe i keni vjedhur qe te pakten ta marrim vesh …. Injorance fshatareske qe mundohen ta bejne lajmin me interesant …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje