Vendimi për maskën i pandryshuar në SHBA

23 Korrik 2021, 20:45Bota TEMA

Megjithëse varianti Delta i koronavirusit ka mbërthyer Shtetet e Bashkuara, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk e kanë rishikuar udhëzimin e tyre për mbajtjen e maskave.

Në muajin Maj qeveria lehëtsoi masat duke bërë të mundur që personat plotësisht të vaksinuar të mos kenë nevojë të mbajnë maskat ​​në shumicën e hapësirave publike.

Zyrtarët e administratës amerikane kanë diskutuar për ndryshimet e udhëzimeve  për mbajtjen e saj në përgjigje të shpërthimeve të shkaktuara nga varianti Delta.

Presidenti Joe Biden është shprehur se ekspertët po studiojnë çdo ndryshim të nevojshëm.

Më herët Presidenti amerikan tha se ka të ngjarë që fëmijët e pavaksinuar do të detyrohen të  mbajnë maska ​​në shkollë për vitin e ardhshëm shkollor. Disa spitale në Shtetet e Bashkuara po arrijnë kufijtë e tyre të kapacitetit ndërsa rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten. Varianti Delta, i cili u zbulua  për herë të parë në Indi, tani përbën më shumë se 80% të rasteve të reja në të gjithë vendin.

1 komente në “Vendimi për maskën i pandryshuar në SHBA”

  1. e meriton says:

    Po pse e bene idiotet vaksinen? Kur te vaksinuarit ta kuptojne se skane asnje avantazh atehere do vdesin nga frika. Imagjino do vije dimeri do i zere perseri gripi dhe dyshimi nga brenda do 10fishohet. Pra do vdesin nga frika jo gripi sezional. E meritoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje