Nga Michael Peck
“National Interest”
Nazistët e pushtuan Francën brenda 6 javësh, në një nga fitoret ushtarake më spektakolare të historisë. Nëse Bashkimi Sovjetik do të ishte futur në luftë me Perëndimin në fillim të viteve 1960, ai gjithashtu kishte planifikuar një sulm rrufe ndaj Francës.
Por ndryshe nga gjermanët, sovjetikët planifikuan ta realizonin pushtimin brenda një jave. Kjo sipas planit të luftës të Traktatit të Varshavës të vitit 1964, të zbuluar në arkivat ushtarake të ish-Çekosllovakisë. A ishte ky një shembull i fuqisë ushtarake apo i megalomanisë ushtarake?
Për një sistem që pretendonte të mos besonte tek Zoti, plani sovjetik nuk dukej se shpresonte tek mrekullia. Thënë shkurt, sovjetikët dhe aleatët e tyre të Evropës Lindore duhej të nisnin sulmin e tyre nga Çekosllovakia, të kalonin nëpër Gjermaninë Jugore, të kalonin lumin Rin dhe pastaj të pushtonin Francën e Jugut.
Pushtimi do të realizohej në rreth 7 ditë, ose aq kohë sa iu desh Zotit për të krijuar Tokën. Madje edhe Ai kishte nevojë të pushonte në fund. Plani sovjetik ishte gati po aq ambicioz.
Ai kërkonte që Ushtria e Parë dhe e Katërt Çeke të sulmonin kufirin franko-gjerman, ndërsa Ushtria e Tetë Sovjetike do të përparonte në krahun e tyre verior, ndërsa hungarezët në krahun e tyre jugor.
Paratrupat do të pushtonin vendkalimet mbi lumenjtë Nekar dhe Rin. Tanket e Paktit të Varshavës dhe këmbësoria e mekanizuar pritej të udhëtonin rreth 1126 km nga Çekosllovakia në Bezanson, rreth 240 km në verilindje të Lionit. Nga atje, sovjetikët mund të depërtonin për në veri drejt Paris dhe në portet e Kanalit të La Manshit, ose në jug në portet mesdhetare si Marseja.
Po kjo do të kërkonte që Ushtria e Kuqe të udhëtonte rreth 96 km në ditë. Sa për krahasim një nga përparimet më të shpejta në histori u krye nga Afrika Korps e gjeneralit të famshëm gjerman Ervin Romel në qershor 1942, kur njësitë e mekanizuara gjermane shpartalluan Ushtrinë e Tetë Britanike dhe përparuan 560 km brenda 10 ditësh, ose 56 km në ditë.
Edhe gjatë Blitzkrieg-ut gjerman të vitit 1940 që e shpartalloi Francën, Divizioni i 7-të i Panzerave përparoi vetëm 135 km brenda pesë ditësh. Pengesat për zbatimin e këtij plani ishin të mëdha.
Strategët ushtarakë në Moskë llogarisnin barazi, ose ndoshta një epërsi të lehtë numerike mbi forcat e NATO-s. Ndërkohë sovjetikët dhe çekët duhej të kapërcenin një mori lumenjsh, kodrash dhe qytetesh.
Ndoshta forcat ajrore të NATO-s do të kishin qenë shumë të zëna në Gjermaninë Veriore dhe Qendrore, duke mos pasur mundësi të ndërhynin në jug. Por Traktatit të Varshavës, do t’i kishte munguar më gjasë epërsia ajrore, dhe mbështetja ajrore që kishin gjermanët në 1940.
Sidoqoftë, sovjetikët e bazonin planin e tyre në një armë që Romeli nuk e kishte. Blitzkrieg-u i Kuq do të niste me një sulm me armë bërthamore që në fillim të luftës. Sipas planit të luftës “operacioni do të kërkojë përdorimin e 131 raketave dhe bomba bërthamore; konkretisht 96 raketa dhe 35 bomba bërthamore”.
“Sulmi i parë bërthamor do të përdorë 41 raketa dhe bomba bërthamore. Sulmi fillestar do të kërkojë përdorimin e 29 raketave dhe bomba bërthamore. Më pas mund të përdoren 49 raketa dhe bomba bërthamore. 12 raketa dhe bomba bërthamore duhet të qëndrojnë në rezervën e frontit”- theksohej në plan.
A mund të funksiononte? Sigurisht, nëse gjithçka do të funksiononte në mënyrë të përsosur. Pra nëse Korpusi i Shtatë i SHBA-së, Korpusi i Dytë i Gjermanisë Perëndimore dhe Ushtria e Parë Franceze nuk do të mund ta ndalnin përparimin e sovjetikëve, ose të paktën ta vononin atë derisa të vinin përforcimet dhe rezervat.
Ose nëse një peizazh i mbushur me kratere bërthamore dhe plot rrezatim si nga armët e NATO po ashtu edhe ato sovjetike, nuk do të pengonte përparimin e trupave të kuqe dhe furnizimet në prapavijë. Ose, nëse nuk do të kishin ndodhur kurrë 1001 e probleme të tjera,që shoqërojnë zakonisht çdo plan ushtarak.
Franca sapo kishte testuar armën e saj të parë bërthamore në vitin 1960, dhe në vitin 1964 Forca Ajrore Franceze nisi t’i pajisje avionët bombardues me këtë armë të tmerrshme. Ndoshta kërcënimi i një hakmarrjeje bërthamore sovjetike do ta kishte penguar Parisin që të bombardonte Moskën.
Ndërkohë mendimi për të duruar një pushtim tjetër – këtë herë komunist dhe jo fashist – mund të ketë nxitur një përgjigje të tipit “Më mirë të vdekur sesa nën sundimin e të kuqve”. Sido që të jetë, Evropa Perëndimore do të katandisej në nrrënojat bërthamore. Ose siç do të thoshin francezët “C’est magnifique, mais ce n’est pas la guerre: C’est de la folie”. Është madhështore, por kjo nuk është luftë, është një çmenduri. / bota.al
Nuk mora vesh pse e ktheu anglisht!
Do ti ruante bythen Frances , pse cqe Franca ??? Cekia ?? Po ne fillim te viteve 60 vuri ne Kube Hrushovi raketat balistike , dhe prej andej kercenonte , e mori pergjigjen e duhur ….imori e i coi ne Rusi brenda nates , po mos ti merte prej andej , asnje nuk e di se kush do qe fati i Ruzullit sot , kaq e tensionuar qe situata atehere , kush qe i padanishem, dmth kush jetonte neata kohee di se cshkruaj ……. kercenojne , kercenojne , eshte ADN e ture kjo , po meshtu kercenuan Er Doganin per rezimin e sukoi35 , pastaj ???? Pate ti benin gje ???? Dhe do i benin Frances qe ishte e armatosur me bomba atomike si fuqi me vete berthamore ………
Artikulli pa lidhje. Komunizimi dihej se ishte nje sistem i deshtuar ekonomik, i cili ne kohe do te sillte edhe deshtimin e tij si sistem politik. E vetmja menyre qe Bashkimi Sovjetik (BS) komunist me ekonomi te centralizuar, i mbetej per te konkuruar me prendimin kapitalist, ishte permes luftes, pra pushtimit te prendimit kapitalist. Por, as kjo rrethane e favorshme, pra permes luftes nuk erdhi kurre per BS, sepse ai ishte gjithmone shume hapa pas peredimit kapitalisht gjate gjithe kohezgjatjes se BS komunist (1917-1991). BS komunist ne fillimet e tij (1917) deri shperthimin e L2B (1939) nuk kishte asnje mundesi te perballej ne nje lufte frontale me perendimin kapitalist, ku fuqite europiane dhe boterore sic ishin Gjermania, Anglia dhe Franca, te ishin te bashkuara ne nje fornt anti-komunist rus. Prandaj, BS tentoi t’i fuste ne lufte me njera-tjetren dhe pasi te dobesoheshin do te kishte mundesi per te nderhyre per ti pushtuar. Kete strategji e tentoi Stalini gjate luftes civile te Spanjes (1936-1939), kur tentoi qe te fuste ne lufte Angline dhe Francen kunder Gjermanise naziste, por deshtoi sepse forcat gjermane mbeshteten Frankon dhe eliminuan komunstet spanjolle, dhe Anglia dhe Franca nuk nderhyne. Stalini ekzekutoi gjeneralin rus per kete deshtim. Por, rasti me i volitshem per realizimin e kesaj strategjie te BS erdhi ne vitin 1939 me shperthimin e L2B. Me shpresen se Gjermania, Anglia dhe Franca do te shkateroheshin nga lufta me njera-tjetjen dhe BS do te nderhynte ne kohen e duhur per ti pushtuar, u be marreveshja BS-Gjermani (Ribentrop-Molotov). Por llogarite e Stalinit dolen te gabuara edhe kete here, Gjermania naziste pasi pushtoi gjithe kontinentin europian, pervec Anglise, dhe i ktheu gjithe burimet e kontinetit ne funksion te makinerise se luftes naziste, sulmoi edhe vete BS ne pranveren e viti 1941. Shpresat e BS per te nderhyre ne kohen e volitshme per te pushtuar perendimin kapitalist u veniten, pasi lufta me Gjermanine naziste zgjati 4 vite (1941-1945) dhe BS pesoi deme te shumta materiale dhe njerezore (40 milion rus te vrare). Ne perfundim te L2B, BS, se bashku me Angline dhe SHBA-ne doli fitues, dhe BS u shnderrua ne superfuqi boterore, por perseri ishte shume hapa pas perendimit kapitalist lidhur me kapacitetet ushtarake. Nderkohe, superfuqia tjeter boterore qe u ngrit gjate L2B, SHBA-te kishin shpikur armen atomike, te cilen e perdoren kunder Japonise ne gusht te viti 1945 (ne Nagasaki dhe Hiroshima). Doktrina Truman e parandalimit te perhapjes se komunizimit e bente te qarte se SHBA-te do te perdornin edhe armet atomike kunder BS dhe cdo vendi tjeter komunist qe tenton te perhape komunizmin me lufte ne bote. Kjo beri qe shpresat e BS komunist per mundur perendimin kapitalist me lufte te shuheshin perfundimisht. Ne vitin 1948 vete BS testoi me sukses armen e tij atomike, por ishte shume vone, sepse pas kesaj u vendos i ashtuquajturi stabilitet strategjik mes 2 superfuqive fuqive berthamore SHBA dhe Rusi, pasi nje lufte atomike mes tyre do te sillte Shkaterim te Duanshem te Sigurt (Mutually Assured Distruction = MAD). Duke perjashtuar mundesine e luftes atomike mes NATO-s dhe BS + Traktatit te Varshaves, i vetmi opsioni i luftes mbetej lufta konvencionale. Edhe ne kete aspekt, gjate gjithe kohezgjatjes se luftes se ftohte (1945-1991) me lindjes dhe perendimit, i vetmi avantazh edhe ai i perkohshem qe kishte BS dhe Traktati i Varshaves kunder NATO-s ishte befasia e sulmit tokesor dhe perparesia ne numer te tankeve dhe te trupave tokesore. Por, edhe ky ishte nje avantazh i perkohshem i BS, pra do te zgjaste derisa te vitin perforcimet dhe furnizimet nga SHBA-ja dhe vende te tjera te NATO-s. Por, perparsine e luftes ajrore, e cila eshte vendimtare per fatet e cdo lufte, e kishte gjithmone NATO-ja dhe kete e ka treguar plotesisht lufta Izraelo-Arabe e vitit 1967, ku ushtria Izraelite kishte armatim dhe avione te NATO-s, kurse ushtrite Arabe kishin armatim dhe avione rus. Vala e pare e sulmit izraelit me avioneve francez (mirage) ka fikur te gjithe radaret e instalimeve kunderajrore te vendeve arabe dhe vala e dyte e avione gjuajtes amerikane ka shkaterruar nga ajri te gjitha trupat dhe tanket e ushtrive arabe. I alarmuar nga rezultatet e kesaj lufte, sepse shihej si skenar i mundshem i luftes mes BS dhe NATO-s, vete Brezhievi ka thirrur urgjent ne Mosk nje mbledhje te vendeve te Traktatit te Varshaves, ne te cilen eshte shprehur se: “Fati i ushtrive arabe, i pret te gjitha ushtrite e kampit komunist ne rast te nje lufte me NATO-n”. Pra ne leter, gjenerale kopuke rus mund te kene shkarravitur opsione se si te pushtojne prendimin, por udheheqesit komunist rus dhe KGB-ja e dinin mire se ne realitet ishte totalisht e pamundur pushtimi i ndonje vendi anetar te NATO-s. Edhe sot Rusia mbahet si fuqi boterore, por ne fakt eshte vetem nje fuqi rajonale. Per te qene fuqi boterore duhet te kete perputhje mes fuqise ushtarake dhe asaj ekonomike, sic e kane p.sh. SHBA-te (e 1-ra ushtarake dhe e 1-ra ekonomike) dhe Kina (e 3-ta ushtarake dhe e 2-ta ekonomike). Kurse, Rusia ka nje diskrepance mes fuqise se pretenduar ushtarake (e 2-ta ne bote, por me arme berthamore te kohes sovjetike) dhe asaj ekonike (e 12-ta ne bote). Rusia ka nje GDP sa ajo e Spanjes.
Debila gjeneralet e ushtrise se kuqe qe besonin se ceket, hungarezet e polaket, qe dihet se e urenin Rusine, do te beheshin mish per top per muzhiket.
Dhe harronin te llogarisnin hakmarrjen berthamore te SHBA dhe te Britanisw se madhe me B52 qw ne ate kohw qendronin 24 ore ne ajer ne kufirin veri-perwendimor tw BRSS. Kush i ka jetuar ato kohe e di se Hrushcovi personalisht e shtroi edhe ne Kombet e Bashkuara ceshtjen e aeroplaneve amerikane te ngarkuar me arme atomike dhe termonukleare qe qendronin 24 ore ne ajer ne kufirin veriperendimor te Rusise Sovjetike.
Cdo shtet qe ka ushtri, perfshi ketu dhe Angline, ish, Bashkimni Sovjetit apo Cekosllovakia, Shqiperine apo SH.B.A. padyshim qe ka vetem nje ushtri ne kuptimin qe merr ne shqip nocioni “ushtri”. Prandaj, kur flitet apo shkruhet shqip nuk mund te thuhet ” ushtria e pare dhe e katert ceke”,” ushtria e tete sovjetike”. ” ushtria e tete britanike”. Ne se ne shkrimin origjinal keni gjetur termin ne anglisht “fourth army,”eighth army”, ose nga nje gjuhe tjeter ” armata”, perkthimi korekt ne shqip do te ishte ” armata”, ” armata e katert ceke”,”armata e tete sovjetike”, “armata e tete britanike”. Armata nuk eshte fjale origjinale shqipe, por eshte pranuar si e till ne terminologjine tone ushtarake per emertimin e njesise me te larte organizative te ushtrise. Ne dijenine time organizimi i ushtrive ne pergjithesi fillon me skuadren si njesia me e vogel, vazhdon me togen,me kompanine, batalionin, brigaden, divizionin, korpusin dhe perfundon me njesine me te madhe, armaten. Ne anglisht perdoret e njejta fjale, “army” qofte per ushtrine ne teresi qofte per armaten, por ne shqip nuk shkon te perkthehen ne te dy rastet me fjalen “ushtri”.