VIDEO: Momenti kur shembet një urë e drunjtë në Rusi, lumi “përpin” automjetin

24 Korrik 2021, 15:06Bota TEMA

Një rus ka kapur momentin e fundosjes së një kamioni në ujë pas shembjes së një ure druri.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Uryum, rreth 4500 kilometra larg Moskës, ku një person është munduar që me makinën e tij të kalojë një lum përmes një ure druri por që fryrja e prurjeve ja ka bërë të pamundur.

Mediat e huaja bëjnë me dije se fatmirësisht shoferi ka arritur që të mbijetojë, ndërsa automjeti u “përpi” nga uji. Aktualisht, banorët e fshatit Uryum nuk kanë një mënyrë tjetër për të kaluar lumin që pas aksidentit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje