Nga Ben Andoni
Thelbi i përgjigjeve të kryeministrit të vendit kur pyetet për demokracinë e brendshme në partinë e tij është i drejtpërdrejtë: Kam fituar zgjedhjet dhe nuk mund të gjykohem. Në një kuptim është krejtësisht e drejtë. Njeriu që e çon subjektin e tij politik në fitore nuk ka pse të votëbesohet, nuk ka pse të konkurrojë, nuk ka pse të japë llogari!!! Veçse në demokraci edhe forma tregon shumë.
Pasi e mbaron ose e ezauron këtë lloj pyetje me përgjigjen e tij klishe, Rama vazhdon me kritika ndaj njerëzve të tij dhe pastaj vazhdon me spektakularitetin përreth. Vartësit e dëgjojnë dhe mbajnë shënime. Kuptohet se gjërat jo shpesh shkojnë në vendin e duhur. Një ditë është diku jashtë dhe larg vendit dhe pastaj rikthehet brenda pak orëve në një cep të vendit sërish duke këshilluar. I rrethuar nga vartësit, që para kamerave vetëm raportojnë dhe shpjegojnë ndryshimin, sipas këshillave të tij. Droni tashmë bën mrekulli.
Shqipëria e vitit 2021 paçka kritikave të mëdha ka ndryshuar. Shqipëria e ditëve tona të përball me sfida të bukura, me jo pak infrastruktura të ngritura, me jo pak vende me shërbime të mira e të tjera, me njerëz që e kërkojnë ndryshimin, madje edhe me burokratë të sjellshëm …por me një masë gjithnjë e më të madhe që kërkon ikjen. Vetëm se e gjitha mbulohet dhe mbetet kulti i tij. Rama shfaqet ngado duke këshilluar me ministrat e pagojë por arrogantë dhe të largët me publikun e që nuk bëzajnë pas tij dhe krerët e pushtetit lokal, që tashmë janë kërrusur nga sikleti i pritshëm me SPAK-un.
Shumë studime historike të kulteve të personalitetit shprehimisht mbështeten në nocionin e Weber-it për autoritetin karizmatik, shkruajnë te “Cults of personality, preference falsification, and the dictator’s dilema”, Charles Crabtree , Holger L. Kern dhe David A. Siegel. Dhe, duke vazhduar arsyetimin e tyre në mbështetje të idesë së Weber (1968: 212–245) ata bëjnë dallimin midis tre llojeve ideale të dominimit legjitim të liderit: autoriteti racional, duke e nxjerrë legjitimitetin e liderit nga normat juridike të kodifikuara dhe të njohura ndërkombëtarisht; autoriteti tradicional ose patrimonial, i cili bazohet në besimin në shenjtërinë e traditave të lashta; dhe autoritetin karizmatik, bazuar në shenjtërinë e jashtëzakonshme, heroizmin ose karakterin shembullor të një udhëheqësi të vetëm. Autoriteti karizmatik është “i jashtëzakonshëm” – ai shfaqet në kohë krizash sociale, politike, ekonomike, shpirtërore ose fetare (Weber 1968: 241, 1111–1112). Për Weber (1968: 1112), udhëheqësit karizmatikë shihen si “bartës të dhuratave specifike të trupit dhe mendjes” që konsiderohen “të mbinatyrshëm” (në kuptimin që jo të gjithë mund të kenë qasje në to), referojnë studiuesit e lartpërmendur.
Dhe, Rama duhet se e përshfaqi këtë tipar të tretë në momentin më të vështirë të vendit, gjatë tërmetit dhe sidomos me menaxhimin e pandemisë, ku gjithçka kulmoi dhe u justifikua nën autoritetin e tij. Opozita veç kritikave dhe fyerjeve pa sens nuk shpërfaq më ide, kurse vendi ndërkohë pret që institucionet të shërbejnë si të pavarura dhe brenda tagreve të tyre. Kjo nuk ndodh, pasi politikisht, institucionalisht Rama është më shumë se kryeministër, ai ka tagrin të “menaxhojë” gjithçka përballë strukturave që as nuk munden të kundërshtojnë por të tregojnë se janë efikase. Këto të fundit, sëbashku me vetë kryeministrin, nuk po arrijnë të kuptojnë atë që ai e artikulon vetë për propagandë se: është shërbëtor i popullit. Në fakt, paratë janë të njerëzve, Ju thjesht i menaxhoni ato. Por, ajo që të vjen ndërmend është edhe t’u kujtosh se: duke i menaxhuar paratë mundohuni t’i vini fre Kultit tuaj të Individit, atë që vartësit dhe propaganda e sotme po e ngre në nivele të papara. Veprat në këtë vend, dikur dhe sot; rindërtimi po bëhet me ndihmat, borxhet, kreditë e të huajve dhe paratë e shqiptarëve, që sërish do t’i paguajnë vetë. Kurse drejtimi i Ramës, përmes të përditshmes, na tregon se ai është shteti: ai konstaton, ai shikon, ai kritikon, kurse të tjerët thjesht binden dhe mbajnë shënime. Jo më kot, para tij, Ministrat, Kryepolicët, Diplomatët, Nëpunësit e Lartë etj, janë thjesht dekor që duhet të kontrastojnë me staturën e tij. Ndaj, na e kurseni protagonizmin e pafre dhe kushtojuni më shumë përditmërisë së thjeshtë,… kokulur. Mbi të gjitha, vartësit e tij duhet t’ia kursejnë dhe Ramës këtë përcjellje të detyruar te Kulti i Individit, që duket se po i pëlqen paq.
Per cfare kulti bane fjale ti beni i andallakve,se fajin e ka Rama qe ju dhe legenda tjere shpifni e promovoni njerze e opozitare te krimalizuare e te pa afte.Partia qe pretendon me drejtua vendit perkrahe nje hajdut e kriminel edhe drejtohet nga nje hajdut dhe i pa afte,atehere cfare te beje Rama te thrrase ty Fevziun,Rakipleshin,medi gradecin Nard Filozofin apo gjekleshmarken me dorzua drejtimin e vendit ne nje kohe qe populi nuk i do
Kulti i individit gjen proven te thenja:”Nen hijen e nje lisi nuk rritet asgje”. Nese gjeni dike te rritur, ska kult, por nese s’shihni gje, kulti i tij lulezon harlishem.
Foli prape ky turipidhi? Ky eshte devil dhe mercenar leshi.
Ne rastin kur individi qe drejton nje vend nje grup te caktuar njerezish, punon me perkushtim per shendoshjen ekonomike te vendit, apo grupeve te individeve, ashtu sic eshte rasti i Edi Rames, “Kulti i individit” nuk eshte i demshem dhe nuk perben rrezik per fatet e vendit. Ai eshte i demshem dhe teper i rrezikshem kur ky individ me kult e shfrytezon ate jo per interesat e vendit, por per interesat e familjes dhe oborrtareve e saj, sic eshte rasti i Sali Berishes.
Kulti i turpit tek ne ,jo i personit
O te dhjefsha trut , ngelet parazitet duke derdellisur idiotizma
ne vend qe te merren me Tema qe shqetesojne ate shoqeri ,
Po hedhin falle gazetkaret e shqiperise e merren me studimin se cdo behet Rama ne nji te ardhme !!!!!!!!!!!!!!!??????
rbt ne pidjh qe moret me qafe ate popüul ju hienat e Shpellareve ,njerez kot .
Shko mer mut e leviz dicka ,pastro nji rruge ,bej dicka per ate shoqeri ,ngelet duke pellitur medieve 30-vjet
si qen te ndersyer nga Putanat e Politikes .
Thuthuq!!!!?,?
Asnjehere nuk te kam pelqyer, nuk ke llogjike per analizat qe ben, pa argumente, nuk ke asnje vlere analitike.
Kam kaq kohë në komentet e mia që jam në konkluzionet e tua Ben.
(Për fat të keq reagimet janë ekstreme dhe menjëherë të pozicionojnë si përkrahës të Saleh-ut, Likes dhe LUL-it).
Konstatimet e tua janë të drejta dhe me shumë bazë.
Por nuk pajtohem me ty në pikën kur e quan Lider.
Mos ti ngatërrojmë gjërat.
EDrama nuk është një lider (pa ju futur fare definicioniit për një të tillë), I mungojnë shumë karrakteristika dhe cilësi për të qenë i tillë), fatkeqësisht duket sikur është i tillë…
Por EDrama është thjesht një menaxher (tanimë në krye). I stilit autokratik-centralizues , I cili ka krijuar një strukturë mikse, mish-mash me kryqezime autoritetesh e komandash por që tenton që përpara tij të jetë strukturë e sheshtë e centralizuar (ai dhe gjithë të tjerët njëlloj para tij). (Ashtu siç thua që kushdo duhet ti jap llogari EDramës, duke filluar nga polici i thjeshtë tek punëtori i bashkisë apo dhe stafet e firmave kontraktore private).
Kjo gjë patjetër ka dhe gjërat e mira por më shumë për relaitetin shqiptar ka negativitete.
Për shtet-bërjen dhe shtet-funksionimin.
Prai nënkuptojmë se shteti është EDrama dhe EDrama -shteti.
Këtu njerëzit keq-kuptohen pasi heqin paralelet me ndonjë zhvillim pozitiv infrastrukturor por dua t’ju kujtoj se ç’do diktaturë ose pushtet i centralizuar (jo doemos diktaturë) fillon e tillë dhe patjetër ka pasur zhvillime infrastrukture shumë edhe vepra por në thelb pushteti nuk i takon sovranit pra zgjedhësit. (Kemi deputë ke zgjedh EDrama, bashkiakë kë zgjedh EDrama, ministrat kuptohet qe ai por edhe zv/ ministrat apo dhe drejtorët stratwgjikë.)
Duke i veshur të mësipërmeve edhe cilësitë e arrogancës ekstreme, fyerjet, stereotipet dhe perveristetet e përfolura.
Janë kryekeput output i cilësive të neo diktature ose me e moderuara centralizimi ekstrem i pushtetit…
Note: Nuk jam as me Saleh-un e as me Liken e LUL-in por po flas dhe komentoj si një njeri që I di dy gjëra dhe I kam parë dy gjëra dhe i kam ca shkollë….(mos i keqkuptoni komentet nuk jam as i “byrektores” së LULit apo paraleles së byrektores administratës së paguar të Edit-). dhe që na dhimbset vendi ynë dhe duam më të mirën për të, (boll ka kaluar).
Bëjini të fala Rilindjes dhe shtetit që ka bërë, që në thelb nuk është mekanizëm funksionues por po shndrrohet në mekanizëm frike (nga EDrama)…(Kështu e filloi dhe Neroni në Romë para ~ 2000 vjetësh!).
Mbi pesha e pushteti i dashur Ben. Si dikur dinosauret qe s leviznin dot me kur rane ne thatesire. Vec saj, konsidero edhe nje tru te shprishur nen efektin e ilaceve e te tjera e te tjera. Rama e quan veten specialist per gjithcka, ne nje kohe qe nuk eshte. Ne arsimim eshte gjysmak. Nje shkolle per piktor dhe nje biografi bedagogu te sforcuar si periferik i bllokut. Sa te tjere kane mbaruar te njejeten shkolle si ai, madje edhe si piktore ia kalojne, po nuk pretendojne te jene specialiste te ekonomise, psikologe, mesues, pedagoge, pale t u afrohet shkencave te sakta, inxhinierive, informatikes etj. Specialist per gjithcka qe imponon ate qe mendon ai dhe vetem ai. Pra nje Enver Hoxhe, mendimet e te cilit e cuan vendin ne zgrip te ekzistences, pa cka nen tamburon e fitorjeve. Shembulli personal nuk pasqyrohet vetem ne kudondodhjen e tij dhe kudo futjen e hundeve te tij. Enveri gjalle..Ai betonizoi Tiranen, Durresin, tani bregun jugor., shembulli personal me Surrelin e diskrediton ne sy te shumices se varfer etj etj.Mbipesha do ta marre ne qafe. Eshte e rende pesha e pushtetit. Nuk mbahet leht, aq me teper me pashallaret e vegjel qe i vijne rrotull me mendjen vetem kap ca te kapesh, aq me teper nen pranine e nje opozite debile dhe injorante qe pret edhe ajo te futet ne vallen kap ca te kapesh.
“A nuk po e çojnë ……….?”
jo mor andoni jo!!
ai po e bën një gjë të tillë!po e bën që nga dita kur e këtheu tos qorri,po e bën me shumë kujdes që kur e shkepi saliu një herë e një kohë!!ai kujtoi se ishte udhëheqsii madh që ditën e parë që e kuptoi se diktatura,që ai nuk mendonte se do të shkatërrohej,mori fund!!
1 prilli 2013,kur ai i tha “kryesisë së PS,më besoni në këtë marrveshje që po bëj dhe aprovojeni”ishte dita që filloi realisht sundimi i kultit të tij!!
nënshtrimi ishte total që nga lamashët e kryesisë,deri tek më koqja që mbush radhët e PS!
të tjerat janë logori!!
ai është diktator,si të githë të tjerët,dhe diktatorët bazën e sundimit e kanë tek kulti i individit që krijojnë ata vetë!!