Varianti Delta në Shqipëri, Manastirliu: Vaksinimi arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen

25 Korrik 2021, 15:41Politika TEMA

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka reaguar pas lajmit se varianti Delta i virusit po qarkullon në Shqipëri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manastirliu shprehet se tanimë kërkohet respektim rigoroz i masave parandaluese, si dhe izolim i menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi i virusit COVID-19.

“Konfirmimi i prezencës së variantit Delta në Shqipëri nga laboratori i referencës Charite në Berlin, kërkon nga të gjithë respektim rigoroz të masave parandaluese, izolim të menjëhershëm në rast dyshimi dhe konfirmimi të virusit #Covid19 dhe mbi të gjitha VAKSINIM • VAKSINIM • VAKSINIM, si arma më e fuqishme për të frenuar përhapjen e virusit dhe për të shpëtuar jetë!

#VaksinohuSOT

#KohaËshtëTANI

#ShqipëriaBuzëqesh?”, shkruan Manastirliu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje