Varianti Delta po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës duke u kthyer në një shqetësim.
Në një intervistë për Reuters, ekspertja e lartë e sekuencës së genomit të virusit, Sharon Pecacok, u shpreh se Delta po vlerësohet më i vështiri mes versioneve të koronavirusit, me të cilin bota është përballur ndonjëherë.
Ajo ngre alarmin për mundësinë e mutacioneve të reja të variantit që po pushton botën.
“Rreziku më i madh për botën në këtë moment është thjesht Delta. Ai përbën një problem shumë të madh për vendet që nuk kanë një mbulim të mirë me vaksina pasi është më i transmetueshëm dhe mund t’i shpëtojnë pjesërisht mbrojtës imunitare”, shprehet ajo.
Delta ka treguar se redukton efektshmërinë e dozës së parë të vaksinave, por dy dozat vijojnë të sigurojnë mbrojtje të lartë nga forma e rëndë e Covid-19.
“Mendoj se mund të përballemi me dy skenarë. I pari është se një variant i ri mund të shfaqet, i cili është me i fortë e më i shpejtë se Delta. I dyti lidhet me mundësinë që Delta të ndryshojë, duke fituar aftësi të reja për t’i shpëtuar mbrojtjes imunitare.”
Ekspertët thonë se maskat, distancimi social bashkë me vaksinimin masiv do të mund të nevojiten sërish.
Pervec variantit Delta virusi ka pesuar mutacion tjeter. Eshte varianti Gamma i shfaqur ne Guinene Franceze.