"Sali Berisha", prova për të krijuar partinë anti-SHBA brenda PD

26 Korrik 2021, 20:00Politika TEMA

Nga Ylli Pata 

Pas suksesit në Kuvendin e Partisë Demokratike ku Sali Berisha është pritur si një “yll kinemaje”, gjë që i ka rritur besimin se ka “truall” për të mbjellur një grupim antiamerikan në PD, duket se plani ka filluar.

Kur Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Non Grata, Berisha dhe “qytetari i tij digjital” sikur u squll për një farë kohë, por duket se sërish është riaktivizuar. Me një logjikë kaotikë, ku më shumë se gjyska e materialeve janë fake news, një pjesë pa kuptim, por thjesht për të riaktivizuar reagimin e njerëzve.

E pas kësaj ka nisur një riqarkullim i një çështje që gjithmonë mediat e familjes Berisha dhe pranë saj e sjellin papushim, si për të ndikuar një axhendë që nuk është.

Bëhet fjalë për çështjen e Francesco Bechettit, italianit që u vu nën hetim nga prokuroria shqiptare e drejtuar nga Adriatik Llalla dhe me vendim të gjykatës shqiptare për patrim parash. Vendim të cilin italiani e hodhi në abritrazh e deri tani çështja është në avantazh për të.

Pas  një rrotullimi të çështjes “Bechetti”, qarqet që po aktivizon Berisha kanë dalë në temën që ai dëshiron, sulmin ndaj zyrtarëve amerikanë, që tashmë ai i ka halë në sy.

Njerëz dhe grupe pranë tij, kanë qarkulluar foto të ambasadores amerikane me anëtarë të qeverisë shqiptare. E me këtë, Berishë synon të ushqejë një grup fanatik në PD në kohën kur situata për të do të bëhej më e vështirë se kaq. Pra nëse ai do të akuzohej nga SPAK apo do të kishte më tejpër fakte e prova në SHBA, të gjendet justifikimi se po e bëjnë aleatët amerikanë të PS-së.

Kjo në fakt është kryekëput e palogjikshme, pasi vetë Sali Berisha ka aq foto me zyrtarë amerikanë sa askush në Shqipëri. E këto foto as nuk e shpëtuan e as nuk e ndëshkuan. Por është pikërisht produkti i politikës së vet që i solli vendimin më negativ të SHBA për ndonjë zyrtar të lartë shqiptar…

(TemA)

11 komente në ““Sali Berisha”, prova për të krijuar partinë anti-SHBA brenda PD”

  1. I Lajthituri. says:

    Kjo me shume flet per PD dhe antaresine e saj se sa per Sali Berishen. Sali Berisha ka justifikim “koke” te luftoje Ameriken, nders antaresia e PD tregon se ka elemente antiamerikanizmi ne gjak. Jo me kote Sali Berisha e formoi “te djathten” shqiptare me njerez te ekstremit te majte. E formoi kryesisht me komuniste ortodokse. E djathta e vertete nuk gjeti vend ne PD, nga ana ideollogjike. Pra antiamerikanizmi ne PD ka qene ideollogjia “e fjetur” e ketyre ish komunisteve ortodokse. Ky eshte momenti i tyre I vertete te luftojne Imperilazimin! Ata tani do ja kalojne edhe “komunisteve te Enverit” te cilet per hir te se vertetes jane thjeshte idealiste dhe te bindur ne idealet komuniste. Keta komuniste te Sales nuk kane lidhje me keto gjera. Ata jane komuniste hajdute dhe kriminele qe per para vrasin edhe Ameriken! Te me fali pjesa e vogel e idealisteve te PD qe njelloj si “komunistet” e Enverit jane njerez te ndershem, por naiv. E djathta ne Shqiperi nuk ekziston Akoma si opsion ideollogjik….

  2. Uran Marku says:

    Ekush e qi kete vemje , ky ka mare fund , do te krijoje rym kundraamerikane ky qelbesire , te vetmin qe mund te krijoje eshte teater kukullash ……ju kujtohet Sadami , Sadam Huseini i Irakut , dhe ai para se te fillonin sulmin Shtetet e Bashkuara , do ti kthente ne kerma te gjithe , fliste me shume percmim per komandot speciale Delta dhe Bbritaniket Range , se gjasme Iraku do behej varri i tyre ……..kur e nxoren nga strofulla ku ishte futur si zvaranik kish mbushur pantallonat tere shure …..keshtu dhe ky plera jone qe kercenon , ckercenon ?? Ke kercenon ?? A i ka mbetur nje fije truri idjotit ?? Apo presidenti yne qe ka mare aratine per pak meshire …..plera na qelbet 30 vjet …..

  3. Isuf says:

    Berisha po përpiqet të aktivizojë çdo levë dhe çdo mekanizëm, që mund të bëjë zhurmë dhe bujë në publik në mënyrë që të heqë vëmendjen nga shpallja Non Grata. E ka të kotë, vendimi i SHBA-së ishte gjëja më e bukur dhe më e drejtë që populli e ka vlerësuar si kurrëndonjëherë. Asgjë, asnjë intrigë, asnjë provokim, asnjë përpjekje dhe nxitje për gjurdulli dhe tallava publike, politike, apo kriminale nuk do ta heqë dot vëmendjen nga krimineli kryesor dhe më i rrezikshëm që njeh vendi ynë. Falë SHBA-së, ai dhe familja e tij u damkosën përjetë me vulën e turpit, në emër të popullit shqiptar. Dhe vula e turpit që të vë SHBA, është nga ato vula që të vihen në ballë dhe nuk ka gjë në botë që të mund ta heqë! E Gëzofsh dhe shkofsh sa më shpejt para Drejtësisë të japësh llogari për krimet e kryera!

  4. Popull says:

    Turpi më i madh i PD që ja bën Shqipëris që nga 1992!

  5. SPAK-u çfarë po pret më që nuk po vepron,a mos ndoshta po pret që prokurorija e SHBA ve të japë urdhër arrest për këtë monstrum vrasës,26 viktima të Gërdecit dhe 4 viktimat e 21 janarit a nuk mjaftojn për SPAK që të e arrestoj këtë kriminel dhe të e dërgoj para drejtësisë.Kush i vrau këta 30 shqiptarë të pafajshëm,a ka kush që flet shqip e nuk e din.SPAK-u duhet të veproj se përndryshe shndërrohet në ASPAK.

  6. Tik tak, tik tak, tik tak....., e fundi tëk mali me gropa. says:

    Sali hajduti, po të bazohemi në ketë fotografi me sy të lagur dhe pa jetë, me hundë që ka filluar të shtrëmbërohet dhe me pika të kuqe në fytyrë, në qafë dhe në duar, po shofim në live ngordhjen tënde si qen rrugash. Ti qelbësira e UDB-së Serbe e pate mundesinë të ndërrosh radikalisht arkitekturen e jetës tënde, por ti nuk nderrove asgjë. Ti kopili i Shiqeres buk nderrove asgjë, jo se je një kopil me besë, por në trupin tënd qarkullon lëngu i spihunit që ta ka injektuar babai jot shpirtëror Kadri Hazbiu. Çdo ditë e më shumë po shofim që ti nuk njef dhe nuk perdorë asnjë metodë apo strategji demokrate, por që 30 vjet ke perdorur të vetmet metoda që ke njohur dhe je stervitur, metodat e sigurimit të Kadri Hazbiut. Ti shkerdhata Sali, vellai jot, Azem Hajdari me baba e vella, ish-deputeti mesuesi i matematikës me pseudonim Vitalina, kaçarota xhepist Sali Lusha e shumë të tjerë keni spihunuar-shpifur tek sigurimi qindra Shqipëtar, gjoja folën keq për PPSH-në, gjoja thanë që buka është e papjekur siç duhet, ky person i tha mirmëngjes një reaksionari në rrugë, ky tjetri piu një limonatë në kafenë e qytetit me një të perjashtuar nga partia etj etj etj. Edhe sot, ti UDB-ashi i Shiqeres me celulat tua Serbo-file, po grumbullon dhe bën fotograrfi, rregjistron levizjet dhe takimet të ambasadores Amerikane në Shqiperi, duke i kritikuar sigurimçe që gjoja ambasadorja Kim po shifet, flet dhe pershendetet me “reaksionarë dhe kulak” të PD-së. Shkerdhata Sali, 99% e popullit Shqiptar nuk e don dhe e urren Partinë tënde private. Ambasadorja Amerikane nuk është “moter kishe” dhe nuk ka ardhur në Shqiperi për tu mbyllur në një manastir. E nderuara, e rrespektuara dhe e dashura ambasadore Kim, është ambasadorja e shtetit motër të Shqiperisë, të bekuares Amerkë. Ty qelbësira Sali, nuk ke mundur t’ju bësh program me rregulla sjellje gruas dhe vajzes tënde, e jo të perpiqesh apo pretendosh që ambasadorja e Amerikës të marrë çdo mengjes tek ti, programin e ditës ku duhet të shkojë dhe me kënd duhet të shifet. Ti Sali arshiva, keto materjale që ti mbledh dhe i publikon per ambasadoren Amerikane, nuk i interesojnë as Amerikës, as popullit Shqiptar. Keto të “dhëna” që ti Sali prostituta e sigurimit, ju interesojnë vetëm proksenetve tu, Serbisë, Rusisë, Iranit dhe Daesh-it që janë e vetmje familje shpirtërore e jotja. Ambasadorja Amerikane në Shqiperi, dhe krejt Amerika, ndihen, janë dhe konsiderohen në token Shqiptare si vellezer dhe motra Shqiptare. Rroftë, perparoftë dhe zoti e bekoftë edhe më shumë motren e Shqiperisë, AMEIKEN E BEKUAR. Në litar tradhetarët dhe armiqt e ketyre dy kombeve.

  7. Me teper vlere do kishte artikulli sikur t’a titulloje , Brenda rradheve te PD se po krijohet nje parti pro amerikane .
    Saliu eshte vete partia , nuk ka kuptim te thuash , qe Saliu po krijon parti brenda partise.

  8. Jugu says:

    Shikoni jeten e Shqiptarve mbas viteve 1992 dhe ne pasqyren e saj eshte Sali Berisha ne qofte se ky person demoniak anti shqiptar nuk do te denohet perfundimisht Shqiperia do te vazhdoje stafeten qe nisi Sali Berisha oligarkia ne fuqi fjalet e tjera jane éndérra me fjale boshe.

  9. Trotski says:

    Keshtu ndodh kur vihet ne krye nje Komunist i Qelbur. Ai po vepron si Lenini apo Enveri ,bile dhe ma Zi se Ata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje