Bino: 6 nga të infektuarit me variantin Delta të vaksinuar me Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac

26 Korrik 2021, 14:00Politika TEMA

Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino ka dhënë detaje rreth personave të prekur nga varianti ‘Delta’ në vendin tonë.

Bino u shpreh se në Shqipëri ka disa raste të infektimit me versionin Delta të koronavirusit, ndërsa shton se 6 prej tyre kanë qenë të vaksinuar me vaksinat  Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac.

“Janë 6 raste të cilët kanë qenë të vaksinuar, 2 raste kanë lidhje me udhëtimin në Angli. Kanë qenë të vaksinuar në AstraZeneca në prill në Mbretërinë e Bashkuar. Dy të tjerë kanë qenë të vaksinuar në Gjermani me Pfizer, nuk kishin krijuar mbrojtje dhe 2 të tjerët kanë qenë me Coronavac. Ajo çka vihet re është se në spitale po rritet numri i të rinjve, por nuk po ndodh tek ne.

Ne kemi pasur strategjinë tonë. Planifikimi për një dozë të tretë jo vetëm për Coronavax por edhe për vaksinat e tjera po merret në konsideratë. Po shikohet dhe në bazë të studimeve të ndryshme do të veprojmë. Testi i antikorpeve nuk është diçka që sugjerohet. Metodologjitë e kundërtrupave, mund të japin. Qytetarët të vaksinohen dhe të ruhen të mos matin antitrupat”, tha Bino.

1 komente në “Bino: 6 nga të infektuarit me variantin Delta të vaksinuar me Pfizer, AstraZeneca dhe Coronavac”

  1. jeta says:

    un po pres dozen e 45, me zor po e pres, sepse atehere do dali varianti gamma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje