Plas ne PD, deputeti demokrat sulmon Bashën: Ka ikur me pushime të thella, shpresojmë mos marrë dy vila të tjera në Dhërmi deri në shtator

26 Korrik 2021, 14:50Politika TEMA

Deputeti i zgjedhur i PD Kreshnik Çollaku i është bashkuar kritikave në adresë të Lulzim Bashës për bashkëpunim të fshehtë me mazhorancën, pasivitet në të bërit opozitë apo marrëveshje me të ashtëquajturit prej tij si oligarkë.

Teksa kryetarja e LRI-së Elbasan, njëkohësisht ish kandidate për deputete ka adresuar kritika ndaj Bashës, Çollaku i është bashkuar duke konfirmuar qëndrimin e saj.

“Opozita ka ikur me pushime të thella. Po të mos ishte për Berishën, qoftë për shkak të listës së zezë, qoftë për shkak të ndonjë statusi në Facebook, ka mundësi që emri i PD-së të ngatërrohej me ndonjë degë të PS-së.

Shpresojmë që deri nga shtatori, Kryetari i PD-së të mos ketë marrë ja dy vila të tjera “me qira” te “Papuli” në Dhërmi, se kështu dhimbja kthehet në forcë. Deri ateherë mbetemi me parimin e Andreotit se: “Pushteti konsumon atë që nuk e ka”, shkruhet në shkrimin e pëlqyer nga Çollaku.

Shënimi i plotë 

“Pushteti konsumon atë që nuk e ka atë”.

Politikani më afatgjatë i Italisë Xhulio Andreoti, 7 herë kryeministër dhe në qeveri që në 1945 me Alcide De Gasperin e deri kur ndërroi jetë para ca vitesh si senator i përjetshëm, ishte një njeri që jetoi gjithnjë në pushtet. Kur gazetarët e ngacmonin për ketë gjë, ai përgjigjej: “Pushteti konsumon atë që nuk e ka atë”.

Në këto ditë të nxehta kemi asistuar një spektakël të çuditshëm, por dhe gati qesharak, në kushtet e mungesës totale të opozitës. Opozitën e bën vetë maxhoranca qeverisëse apo dhe segmente të caktuara shtetërore. Fjala vjen, Zëvëndës Kryeministri Erion Braçe kriktikon Bashkinë dhe Policinë se i ka vajtur vinçi afër dritares së shtëpisë, se Policia nuk reagon dhe se Bashkia është përgjegjëse për këtë. Duket sheshit se Zëvëndës Kryeministri po i bën opozitë kryetarit të vet të Bashkisë. Socialistëve nuk i pëlqen fare ideja që shefi i ardhshëm do të jetë Veliaj.

Ndërkohë mediat pranë Kryebashkiakut të Tiranës, aludojnë qartë se ai që del tek përgjimet e SPAK për Bashkinë e Lushnjes është pikërisht Braçe. Në anën tjetër, Petro Koçi Kryetar i Partisë Socialiste Fier dhe një nga socialistët më të vjetër, ka rimarrë “shpatën” si në kohën e Katharsisit dhe godet drejtuesit vendorë të Bashkisë Fier për lidhje me krimin.

Ata të tjerët i përgjigjen po me të njëjtin ritëm. Po të shtojmë këtu faktin se i vetmi opozitar përballë qeverisë mbetet Presidenti i Republikës, të tjerat nuk duan as mend e as kalem thotë populli.

Opozita ka ikur me pushime të thella. Po të mos ishte për Berishën, qoftë për shkak të listës së zezë, qoftë për shkak të ndonjë statusi në Facebook, ka mundësi që emri i PD-së të ngatërrohej me ndonjë degë të PS-së.

Shpresojmë që deri nga shtatori, Kryetari i PD-së të mos ketë marrë ja dy vila të tjera “me qira” te “Papuli” në Dhërmi, se kështu dhimbja kthehet në forcë. Deri ateherë mbetemi me parimin e Andreotit se: “Pushteti konsumon atë që nuk e ka”.(TemA)

6 komente në “Plas ne PD, deputeti demokrat sulmon Bashën: Ka ikur me pushime të thella, shpresojmë mos marrë dy vila të tjera në Dhërmi deri në shtator”

  1. Vranakonti says:

    Edhe Basha ka te drejt te beje pushime. Ai eshte shume i lodhur,se ka bere dy fushata zgjedhjesh. Ja arriti qellimit, u be kryetar i PD dhe ne 2040 do behet kryeministri i vendit qe edhe vendi mezi po e pret. Ai do jete kryeministri me i bukur pas Enver Hoxhes.

  2. scorpion says:

    Foli ky zgjebsi! Duhet ta kete zhgenjyer Basha ne keto zgjedhjet per Keshillin Kombetar. Se keshtu vemjesh jane keta, reagojne kur u preken interesat, jo kur eshte ne te mire te vendit.

  3. Dauti says:

    Plasi muti sheshit

  4. Sfk says:

    Tani SPAK duhet ta thërrasë këtë tipin e ti thotë provoje këtë që thua, ndryshe ta procedojë dhe kështu nis të krijohet kultura qytetare që çdokush të mbajë përgjegjësi çfarë nxjerr nga goja, siç thirrën Petro Koçin….

  5. Piter Pan says:

    Ju si gazete dhe si “gazetare” po ne nje vrime i bini !
    Po te shohesh lajmet tuaja sikur i shkruan nje militant i flakte i PS. Ju duhet te jeni opozita dhe zeri me i fuqishem ne kete vend por jooooo ju keni zgjedhur ti lepiheni shefit per ndonje kocke si cdo media ne kete vend. Me keto veprime qe beni jeni dhe ju po aq fajtore sa ata qe kane zaptuar kete vend dhe po detyrojne cdo njeri te largohet per nje jete me te mire.
    Pthuu rrace e keqe !

  6. Benet Beci says:

    Ky tipi është hajdut xhepash. Ky vjedh nga abone autobuzi deri tek çadrat e shiut. Thonë se është dashnori I Ulsiut. Basha e futi në listë se pagoi Ulsiu. Nje italiani me mbiemrin Ciu ky I ka vjedhur rripin e pantallonave dhe syzet e diellit. Ka sëmundjen e anusit te derrit prandaj eshte I kuq gjithmone. Ju lut Erion Isufajt per ti marre borxh ca leke ( ai ka plot leke te lira) por kunoti nuk I dha qe si dha. Kohë të vështira per sumeshpuarit e PeDesë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje