Raporti i OSBE/ODIHR, Balla: Më i miri në 30 vitet e fundit

26 Korrik 2021, 22:56Politika TEMA

Pas liderit demokrat Lulzim Basha, një reagim për raportin final të OSBE/ODIHR ka ardhur edhe nga mazhoranca.

Sipas kreu të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,  raporti mund të cilësohet si “ më i miri për zgjedhjet në këto 30 vite” të demokracisë shqiptare, duke certifikuar sipas tij se zgjedhjet ishin demokratike dhe respektuan lirinë e zgjedhësve.

“Kjo është një meritë e madhe, mbi të gjithë, e qytetarëve shqiptarë, të cilët ushtruan në shumicë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit”, shtoi balla në postimin e tij duke përgëzuar edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vlerësimin që sipas tij ka marrë në raportin e ndërkombëtarëve.

2 komente në “Raporti i OSBE/ODIHR, Balla: Më i miri në 30 vitet e fundit”

  1. gjergji thimio says:

    si ka mundesi qe nuk nxirrni nje foto te Rames me Alex Sorros??????? ju djeg miza

  2. xhoxhi says:

    Nuk e di pse kënaqeni me zgjedhjet.Populli votoi por ama votuan jo më shumë se 50% e njerzëve që do të thotë ose nuk i vlerësojnë votimet se skanë kuptim ose nuk duan tju votojnë.Kur të votojnë mbi 70% mund të themi se diçka për mirë po bëhet ose për tju hequr ose për tju lënë në ato karike.Prandaj mos u gëzoni me të shkruara fallco nga ndërkombëtarët edhe ju edhe opozita zoti Balla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje