Donald Lu emërohet ndihmës Sekretar i Shtetit për Azinë: Do vijoj betejën kundër korrupsionit

28 Korrik 2021, 22:10Politika TEMA

I emëruari i Presidentit Biden si ndihmës sekretari i shtetit për Çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore, Donald Lu tha para senatorëve në komisionin e jashtem se iu ishte mirënjohës Presidentit dhe Sekretarit Blinken për besimin që i kishin dhënë.

Lu premtoi se do të vijonte betejën e tij ndaj terrorrizmit dhe korrupsionit edhe në Azi.

“Si bir i një emigranti në Shtetet e Bashkuara, jam veçanërisht krenar që i shërbej vendit tim për 30 vite në Shërbimin e Jashtëm dhe Korpusin e Paqes. Gjatë këtyre viteve kam punuar në avancimin e axhendës sonë në antiterrorizëm, demokraci dhe anti-korrupsion”.

Lu tha se nëse konfirmohet në këtë detyrë të lartë në Departamentin e Shtetit do të punonte për t’i bërë Shtetet e Bashkuara një partner të besueshëm për qeveritë dhe popujt e Azisë Qendrore dhe asaj Jugore.

“Në Afganistan, unë fillova karrierën time duke punuar në kufirin afgan në Veri. Me vendimin e Presidentit për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani deri më 11 Shtator, ne përballemi me rreziqe të reja.  Unë kam një angazhim të thellë për të inkurajuar paqen, sigurinë, të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave dhe vajzave”.

Lu premtoi që të punojë ngushtë edhe me Indinë si prodhues i 60% nga vaksinat në botë, për t’i dhënë fund pandemisë shkatërruese të COVID-19.

Pas dëgjesës, ish-amabasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu i emëruar si ndihmës sekretar të shtetit për Azinë Jugore dhe Qendrore, post ky vakant që nga Janari 2017, pret konfirmimin nga senati.

11 komente në “Donald Lu emërohet ndihmës Sekretar i Shtetit për Azinë: Do vijoj betejën kundër korrupsionit”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    God speed Mr. Ambassador !!

    1. Si do të jet puna urime për detyren e later por dje një krimineli gjyqtare me emrin Erjone Çela e vrave reformen në drejtsie akoma pa lindure dhe ti Lu na ke premtuare peshqit e mdhenje??? says:

      O Zoti Ambasadore Lu Ku i ke o njeri peshqit e mdhenje që na premtove më para që të ikje nga Shqiprija!! Jo më large se dje një gjyqtare kriminel me emrin Erjone çela e vrave reformed në drejtsie akoma pa lindure … Edhe atë Pak shprese që e kishime në e shuve ky fare gjytari kriminel me emrin Erjone Çela. Si do të jet puna urime për detyren e later

    2. Kalec Dega says:

      ahaaaaaaaaa, peshk i mosh paski ken…kurse kukumjacken do ta morrim partizone….lol
      =
      thone t’hujt, who cares?..LOL

    3. ben says:

      Delenxhinjte e rilindjes jane te gezuar.
      Sepse jane te bindur qe shqiperia eshte ne azi.
      Nuk eshte se e kane dhe shume gabim.

  2. Pokeristi says:

    Mos!!!!!…..
    Emerim me pasoja infarkti ne Shqiperi!
    Ç’na ben keshtu o Allah i madh?!!!
    Meshirona dhe ne nje çiçkëzë!…

  3. LuLuLu says:

    Pae ku e fillove liften kunder korrupsionit zoti Lu, qe do ta vazhdosh ne P te Semes? A mos aludon per luften kunder peshqeve te medhej por qe as sardelet nuk u kapen?!

  4. PESHQIT E MËDHENJ TË DONALD LU-së AKOMA JANË NË DET

    Është për keqardhje që në botën politike nuk është bërë zakon të respektohet nderi dhe mirësjellja. Një njeri i rëndomtë humb besimin po nuk e mbajti fjalën, një diplomat që qeveris një shtet, sa më shumë të gënjejë, aq më shumë numërohet për diplomat.

    1. qytetar says:

      Oj Molla e Sherrit.
      Kush do ti kape Peshqit ?!
      Ambasadoret ?!

  5. Edvini I Tires says:

    Lu Qinezi mos harro Romana Vllahutinka eshte pa punë….merre si magazinjere orizi.

  6. Grand says:

    Yes Sir! Good boy of America!
    Keep you attentation sometimes in Albania!
    Good bless You an USA, our hope for the future!

  7. Likja says:

    Ta gezoje Baftiari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje