Celibashi: Vlerësimet shumë pozitive të OSBE/ODIHR, qeveria dhe opozita të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet

28 Korrik 2021, 16:07Politika TEMA

Kreu i KQZ,  Ilirjan Celibashi i ka konsideruar pozitive konkluzionet e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.

Me një reagim në Twitter, Celibashi shkruan se KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

“Vlerësimet shumë pozitive në lidhje me administrimin e procesit zgjedhor nga KQZ në raportin përfundimtar të OSBE / ODIHR janë nxitje për përmirësim të mëtejshëm. KQZ i kërkon qeverisë dhe opozitës të adresojnë vërejtjet dhe rekomandimet e këtij raporti në mënyrë të plotë dhe të shpejtë.

Shqyrtimi i ekspertizës dhe gjetjeve të KQZ -së mbi ndryshimet e mundshme ligjore është i dobishëm për procesin e reformave të rekomanduar nga OSBE/ODIHR”, shkruan Celibashi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje