Murrizi paralajmëron denoncime në SPAK: 6.3 milionë euro “avulluan” në kohën e këshilltarit të Metës

28 Korrik 2021, 14:47Politika TEMA

Deputeti Myslim Murrizi ka zbuluar se po përgatit një denoncim për një tender me 6.3 milionë euro në Divjakë.

I ftuar në Report Tv, Murrizi ka thënë se firma për këtë tender është hedhur nga ish-ministri i LSI-së, i Bujqësisë, Edmond Panariti, sot këshilltar i presidentit Ilir Meta, lidhur me kanalin ujitës me pika, por që aktualisht nuk funksionon.

Murrizi është shprehur se do të dërgojë në SPAK edhe dokumente shtesë.

6.3 mln euro në Divjakë, në 2013-2017 për të vaditur me sistem me pika, është projektuar për të vaditur me pika dhe aktualisht nuk funksionon është zero, i kam bërë kërkesë gjatë kohës që isha deputet, më ka kthyer përgjigje Milva Ikonomi, dhe unë dyshoj se as nuk ka lidhje mes lumit Shkumbit, është bërë një pompë që nuk funksionon, nuk është as ai tub që është shtrirë, dhe nuk vadit as 25 hektarë, jo më 2500 ha, dhe është një vjedhje galoponte”, është shprehur Murrizi.

3 komente në “Murrizi paralajmëron denoncime në SPAK: 6.3 milionë euro “avulluan” në kohën e këshilltarit të Metës”

  1. Angjelini says:

    Bjeru hajdutve zoti Morrizi sepse do kesh bekimin e popullit te vuajtur.

    1. ben says:

      Angjelin-shume mire e ke zotrote, por kujt ti biesh me pare?
      Ne Shqiperi lista e hajduteve eshte shume e gjate.
      Persa kohe qe Krye hajduti do mbetet ne karriken e Presidentit, as mos u lodh fare te besh tifozllek per denime te hajduteve e krimineleve te tjere.
      U vrane 26 vete ne Gerdec dhe gjygjtaret tane as qe moren mundimin qe te hapin gjygj kunder ish ministrit Mehdiu, pale per te bere hetime per shkaktarin kryesor te tragjedise, djalin e Salih Berishes, krye kriminelit qe i ben cdo dite karshillek te gjithe shqiptareve.
      Eshte pikerisht ky individ, pergjegjes per vrasjen e mbi 3 mije shqiptareve ne 97-ten dhe asnje gjemb nuk i ka hyre deri me sot ne kembe.
      Persa kohe qe Berisha e Meta nuk jane ne burg, nuk kam per te besuar asnje fjale per gjoja pastrimin e drejtesise nga te korruptuarit. Eshte thjeshte propogande e paster dhe vetem budallenjte e besojne.
      Hajdutet dhe kriminelet i jane ngulur ne trup Shqiperise dhe nuk i ndahen, njesoj si shushunjat qe vriten vetem me zjarr.

    2. Sokoli says:

      Hahaha. Panariti eshte nje hic, nje zero me xhufke, nje ish laborant i Bamir Topit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje