Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u arrestua për korrupsion me tenderat.
Tushe ka kërkuar lirinë, me pretendimin se vuan nga disa sëmundje, si zemra, diabeti, gurët në tëmth dhe kolesteroli i lartë.
Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) bashkë me 10 persona të tjerë vartës të tij dhe biznesmenë me akuzën e abuzimit me tenderin 240 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali vaditës.