E rëndë në Rusi, ariu sulmon dhe ha turistin në sy të tre miqve të tij

28 Korrik 2021, 15:57Bota TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një park kombëtar të Rusisë ku një turist 42-vjeçar është sulmuar dhe është ngrënë nga një ari.

“Daily Mail“ raporton se 42-vjeçari Yevgeny Starkov, ishte bashkë me një grup shoqëror në udhëtim. Ata kishin nisur që t’i paketonin tendat, kur u shfaq ariu.

Ndërsa, raportohet se hetuesit nuk po arrijnë të shkojnë në vendin e ngjarjes për shkak të motit në parkun Yergaki, në rajonin Krasnoyarsk të Siberisë.Anton Shelkunov, i cili po e shoqëronte, tregoi për sulmin e ariut që ndodhi në orën 6 të mëngjesit.

“Filluam t’i paketonim tendat. Ishin dy tenda dhe e ktheva kokën majtas, pashë një ari duke e ngritur kokën, ishte i madh, jargët i rridhnin nga goja.

Ariu ulëriu dhe vrapoi drejt nesh. Shikova prapa, ariu ishte duke na ndjekur. U ngjitëm rreth 50 metra dhe e pamë vendin ku ishin tendat. E pamë trupin dhe ariu po qëndronte aty. Po ia copëtonte dhe po ia kafshonte trupin”, tha ai.

2 komente në “E rëndë në Rusi, ariu sulmon dhe ha turistin në sy të tre miqve të tij”

  1. Jon says:

    Mos dilni pyjeve te Rusise pa nje poster me fotografine e Putinit. Me ate ne dore ska ari qe ju afrohet.

  2. anticensurë says:

    paskeni shpëtuar ju!?
    në të sëmës ai tjetri!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje